Kërkime të reja për naftë në tokë dhe det. Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të 7 blloqeve

16 Maj 2015, 16:07Ekonomia TEMA

Për tre blloqet e para hidrokarbure, ata me numër 4 dhe 5 si dhe bllokun e Dumresë, afati i dorëzimit të ofertave nga kompanitë private është 15 qershori i këtij viti.

Dhjetë ditë më vonë përfundon afati i ofertave edhe për 4 zona të tjera, Joni 5 në det, atë të Rodonit, Panajasë dhe bllokut C, raporton TCH.

Deri më tani, zonat hidrokarbure ishin nën administrimin e Albpetrol dhe ka qenë kjo kompani që i ka transferuar ato tek privatët përmes negociatave të drejtpërdrejta. Me ndryshimin e ligjit qeveria thotë se blloqet e reja do t’i nënshtrohen garës në një proces të hapur dhe fituesi do të zgjidhet përmes kritereve të paracaktuara.

Pas përfundimit të procesit, marrëveshja me kompaninë e përgjedhur fituese do të negociohet dhe nënshkruhet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Përmes riaktivizimit të kërkimeve hidrokarbure, qeveria shpreson të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë, edhe pse industria e naftës gjendet në një moment të vështirë.

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Disa nga kompanitë që shfrytëzojnë vendburimet e naftës në Shqipëri kanë njoftuar shkurtim të investimeve për të kompesuar rënien e të ardhurave. Por përtej konjukturës së rënduar globale, hidrokarburet mbeten një nga sektorët që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.

9 komente në “Kërkime të reja për naftë në tokë dhe det. Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të 7 blloqeve”

  1. lili says:

    Paskan mbetur edhe do grima me u shit para se te ikin?

  2. kongresi permetit says:

    Mos ua jepni hijenave e zagareve kanadeze.Ruani raportin 51 me 49!Ne marveshjet jo si pula te ngordhura por ne kuota israelitesh!

  3. leka says:

    Shume mire qe beni tender per vendburimet e hidrokarbureve, por kujdes, mos ta beni kontratat si Nano dhe Berisha qe firmosen ne dem te shtetit shqiptar ,bile ka dyshime dhe per kortrupsion galopant , qe dy sekseret Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kane bere nje padi.Kush e mban pergjegjersine per ato kopntrata kriminale ku shqiptaret po humbin (oken, shtepiat dhe parate ne buxhet, ku ka mashtrim me investimet dhe nuk paguhet renta minerare? Ed Rama shikoji keto dy ministra se jane me te dobtit qe ke ne qeveri, ku sektoret e tyre jane me keq se te gjithe, dhe mundohu te vesh specialist te fushes dhe jo keto te dy qe jane politikan dhe sidomos Ahmetajn qe out side .

  4. andori says:

    Naften e ka gjetur indjeri Koco Plaku dhe Milto gjikapulli qe I vrau puntori I argjilit JorgoKico varfi,me nje kallzim te rrem qe ja pergatiste Llambi Pecini Enveri e priti Jorgon ne oren nje te nates.bravo iha ti je djali I partise

  5. Ali Pyka says:

    Me bene pershtypje se si kompanite qe shfrytezojne Vb naftes ne Shqiperi kane shkurtuar investimet sepse I kane rene te ardhurat (fitimet). Pse keto kompani nuk punojne me humbje sic kane punuar ne shfrytezimin e Vb per vite te tera ne shqiperi (sic kane raportuar)??? Nuk u vjene keq ketyre per shqiperine. Tani po I dalin lakrat lakrorit. Pra kuptojeni zoterinje se private nuk punon nje minute me humbje.

  6. arber1468 says:

    Koncesione nafte tani që çmimet kanë rënë? Kjo është koha e gabuar për negocim. Ku e gjejnë kurajon bastardat. Akoma nuk është mbyllur çështja e Bankers. Turp

    1. raimond vlonjati says:

      Bravo, e thua shume bukur. Kjo esht koha me gabiar per koncesione

  7. Ermal gjoni says:

    Shitja e vend-burimeve te naftes apo konçesion eshte krimi me i madhe qe i eshte bere atij populli qe kullon gjak.
    Dhenia me konçesion e blloqeve per kerkim ne keto momente eshte humbje e madhe.
    Gjeologu

  8. Pranvera says:

    Nuk e di qeverit shqiptare,a kane marre ate detyre,vetem per te dhene koncesione apo te punojn vete per prfitimin e pasurive tona.po pse mor te uruar kur nuk keni aftesi udheheqese merrni ne qafe nje popull te tere.kur do te vjelim te mirat dhe pasurit tone ne vete.jemi bere rroktare te te huajve ne vendin tone.udheheqsit tane nuk kane koke as prapanice,te bejn projekte per zhvillim ekonomike dhe hapje te vendeve te punes per te rinje, dhe te hiqet varferia njehere e mire nga trojet tona.por vetem koncesjone,privatizime,korrupsion ,zhvatje,ndotje e ambientit,fjalime premtime,por asgje per popullin me te vuajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje