Aksioni në tregun e hidrokarbureve/ Ahmetaj: Janë kontrolluar 120 subjekte. 10% më shumë kupona tatimor të prerë në 10 ditë

15 Maj 2015, 13:30Ekonomia TEMA

Ministri Arben Ahmetaj ka bërë publike rezultatet e aksionit te nisur në tregun e hidrokarbureve .

Në një deklaratë për mediat ministri i zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka paraqitur bilancin 10- ditor  të 120 operacioneve të zhvilluara në disa qytetete të vendit.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim aksioni do të fokusohet dhe tek shoqëritë SH.A adhe  pikat e shitjes me shumicë.

 

Ahmetaj ju ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin nismën më të fundit të qeverisë  për të krijuar një model të ri në këtë sektor.

Ai shtoi më tej se krahas mbrojtjes së qytetarit dhe mjedisit ky operacion po jep rezultatet e para edhe në ekonominë e vendit, ku në 10 ditë numri i kuponave tatimor që janë prerë është rritur me 10%.

 

24 komente në “Aksioni në tregun e hidrokarbureve/ Ahmetaj: Janë kontrolluar 120 subjekte. 10% më shumë kupona tatimor të prerë në 10 ditë”

  1. Elma says:

    Qeveria ka ndermare cdo reforme qe abuzimeve te cdo lloji ti japi fund dhe te mbrohet konsumatori,,, reformat e ndermara po rezultojne te suksesshme dhe kjo eshte puna reale e kesaj qeverie.

    1. Renata says:

      Nismat e ndermara kane dhene rezultate pozitive dhe kjo eshte nje indicie shume e mire, tani po mbrohen konsumatoret dhe gjithcka eshte ne rrugen e duhur

    2. Renata says:

      Kjo nisme e ndermare eshte nga me te mirat ne llojin e vet dhe cliron qytetaret nga te gjithe abuzuesit dhe perfituesit ne kurriz te konsumatoreve, rezultatet pozitive tregojne dhe seriozitetin me te cilen eshte mare kjo nisme.

    3. Patrioti says:

      Kontrollet te jene sa me te shpeshta. Kjo nisme duhet te vazhdoje ne menyre permanente. Abuzim ndodh edhe tek kuponat qe priten. Jemi koshiente qe iu dha fund abuzimit me TVSH-te, gjobave abuzive, shlyerjes se borxhit ndaj bizneseve etj, e njejta gje te behet edhe me cilesine e karburantit, ti jepet fund abuzimit.

    4. besnik says:

      E pershendes kete aksion. Vazhdoni keshtu sepse karburantet na kane rrjepur duke na dhene nafte te nje cilesie shume te dobet. Te gjithe duhet te ndershkohen sepse te gjithe kane bere shkelje flagrante.

      1. aleks says:

        Bravo qeverise per kete aksion sepse na ishte bere tregu i karburanteve monopol qe benin cfare ju donte qejfi. Gjobitini legenat se na kane grire nga leket.

        Ne burg te shkojne te gjithe.

        1. noldi says:

          Ky aksion duhet te ishte nisur me perpara por me mire vone sesa kurre. Me pelqen kjo qeveri sepse ata qe abuzojne dhe shkelin ligjin ndershkohen.

    5. fllanza says:

      Grosistet e naftes kane pasur gjithmone treg te sigurte dhe fitime kolosale, por jane bere si ata ujqerit e pangijshem, qe nuk mjaftohen me fitimet marramendese, por kane gjetur lloj lloj menyrash per te abuzuar e per te fituar nga tregu i sigurte, duke renduar mbi konsumatoret. KJo nderhyrje ishte mese e nevojshme dhe duhet te vijoni deri ne fund, sic bête me sistemin energjitik, per te zhdukur njehere e mire abuzimet.

    6. qamil says:

      Nafta eshte nje mall konsumi i perditshem, i domosdoshem dhe nga kjo kane perfituar dhe e kane shfrytezuar grosistet dhe pushtetaret te lidhur me grosistet, duke i renduar buxhetit te bizneseve dhe familjeve, duke ndikuar ne varferimin e familjeve. Pervecse kane abuzu me cmimin e kane fshehur te ardhurat, jane tallur edhe me cilesine, e ne vend te naftes kemi marre llum. Do te jete nje sfide e veshtire, se monopolet e naftes jane te egra, por keni mbeshtetjen e popullit per te vijuar perpara me reformen.

    7. sokoli says:

      Edhe tregu i karburanteve nuk i ka shpetuar informalitetin, madje aty ku ka me shume fitime, ka me teper abuzime dhe te lidhur me pushtetin e me mbeshtetjen e politikes, kane bere ca u ka dashur qejfi, pa i kontrolluar njeri. Ne kemi resurse te pafund nafte, e detyrohemi ta importojme e ta marrim me cmim me te shtrenjte ne rajon. Pergezimet me te mira per iniciativen, se eshte jetike per ekonomine ne teresi dhe te familjeve ne vecanti.

  2. elona says:

    Fytyra me e qelbur dhe e cmendur e qeverise Rama.Kryehajduti dhe pazarxhiu xhuxhi i cmendur qe shihni ne foto.

  3. gjyshi says:

    Thuajse ne cdo pike karbuanti ndodhin abuzime me cilesine e si edhe sasine. Cilesia jo e mire demton automjetet por ne te njejten kohe gazi qe clirohet ndot me shume ambientin dhe demton jeten e qytetareve. Ashtu sikurse e citon edhe ministri kontrolle duhet te kete qe nga nxjerrja e deri te tregtimi i karburantit.

    1. shoku todi says:

      Masat e marra nga Ministria e Ekonomise kane si synim mbrojtjen e konsumatoreve, atyre qe hedhin karburant ne makinat e tyre. Synimi eshte qe te tregtohet karburant i cilesise se mire me standart. I duhet dhene fund njehere e mire abuzimeve.

      1. elona says:

        o njerez po jane vetem pallavra o popull….a kuptoni shqip ju apo jo?sic tha nje komentues:c’u be me tatimpaguesit qe nuk sigurojne punemarresit?po me lojerat e fatit?po me konkurset e administrates publike?po me lejet mjedisore?po me AKU?po me lejet e legalizimeve qe po fshijne bythen sot,ZVRPP nuk ka dhene certifikate pronesie per as edhe nje leje legalizimi????aman,kur do mesoni qe keto jane kryehajduta nga i pari te i fundit qe me 1990-2220.Nuk behet ky popull dhe pike.

  4. dona says:

    po me ne fund nje nisme e tille se jane bere karburantet kush e kush te rrise sa me shume cmimin ne dem te konsumatorit

  5. frenklii says:

    vec te tjerash kontrrolli i cilesise se nafte eshte mese i nevojshem..po blejme karburant me cmim te larte ama cilesia e tij po na ben te cojme makinen cdo jave tek mekaniku,lloj e soj problemesh vetem nga cilesia e naftes

  6. anananananaanana says:

    mbeshtetjen dhe skepticizmin tone e keni. Me ate fushaten kunder punedhenesve qe s’paguajne sigurimet shoqerore, cu be?

  7. frenklii says:

    konrtolli i hidrokarbureve eshte nje nder masat me te nevojshme per tregun tone.. mbeten kompanite e medha duke perfituar nga konsumatoret me cilesine e “shkelqyer” te naftes qe po na japin kundrejt cmimit e larte

  8. beratsi says:

    duhet dore e hekurt kunder shkelesit te ligjit, u mesuar rrumpalle keta kane 24 vjet qe vetem abuzojne. Bravo ministria

  9. jona says:

    sa mire qe lexojme lajme te tilla,kontrollet ndaj subjekteve te tilla jo vetem qe forcojne pergjegjesine ndaj shtetit por edhe rrisin kujdesin ndaj konsumatoreve,gje qe pjesa me e madhe e subjekteve te tilla nuk eshte se u bie mendja shume per konsumatore

  10. lulzim says:

    ja pra qe me mire po behet

  11. Argjiro says:

    Ahmetaj nje nga ministrat me te heshtur dhe me te korruptuar ne kete qeveri sot eshte vene ne aksion pas dhenies se direktivave nga shefi I tij . Ky aksion ndodh pikerisht para zgjedhjeve te 21 qershorit me preteksin se qeveria punon dhe ben nje pune kolosale por ja qe dhe kesaj here jane zhgenjyes ! Kush I ben keto sondazhe ? A jane vertet ne terezi keta Socialistat, sepse mesa di une ka nje genjeshter te madhe ne ket mes… perdit blej pa kupon .

  12. MAZUT ME KUPON?! says:

    Cilesia a po kontrollohet o zotri?!

    Ku nisni e ku bitisni. E niset me reforme per cilesine dhe cdo deklarate flet vetem per kuponat, cdo me thene kjo?!

    Mazut me kupon tatimor, kjo ishte reforma?!

    Cilesia,
    Sasia
    Cmimi
    Kto e mbrojne konsumatorin!

    Deklaroni emrat e subjekteve qe jane me shkelje, qe ti bojkotojme.

    Keshtu si po e trajtoni quhet presion per fonde ne prag fushate.

  13. Oli says:

    Ju lutemi themdin ke cilesia po vdesim nga karburantet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje