VIDEO/ Transformimi i bregut të liqenit, në 18 muaj

17 Maj 2015, 09:58Ekonomia TEMA

Rruga Lin-Pogradec përgjatë vijës liqenore do të jetë gati në nisje të sezonit turistik. Nga rruga e vjetër, plotësisht e rrënuar, në një nga segmentet e rëndësishme të aksit juglindor të vendit, nuk ka mbetur asgjë.

Në vend të saj një, një rrugë tërësisht e re, që do të përmirësojë lidhjen me juglindjen dhe zonën turistike.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, u rikthye sërish sot, në këtë kantier pune, ku është në përfundim faza e parë e projektit për rehabilitimin e gjithë vijës liqenore.

Pothuajse kanë përfunduar të gjitha veprat e artit; janë kryer pjesa më e madhe e punimeve për trotuarin; kanë përfunduar punimet për veshjen e mureve me pllaka guri, ndërkohë që punimet vazhdojnë me intensitet për pjesën e mbetur.

Sipas Drejtorit të Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, ndër risitë e projektit janë nënkalimet dhe mbikalimet hekurudhore.

“Është projekti i parë ku ne kemi aplikuar nënkalimet, sipas standardit bashkëkohor, është mbikalimi i trenit, i cili është në përfundim e sipër, edhe ky i standardeve më të mira bashkëkohore. Me këto nënkalime largojmë njëherë e mirë ato skenat e tmerrshme të kalimit të kafshëve përmes rrugës”, tha Xhika, me bindjen se po jetësohet një ndër projektet më të bukura në vend .

Një projekt zhvillimi urban, ekonomik dhe social, e quajti Kryeministri. Ndërsa punën e kryer, e cilësoi një inkurajim në drejtimin e duhur, për të realizuar projekte të mirëkonceptuara, që sjellin një standard të ri.

Për ne ka qenë që jo vetëm që kemi pasur domosdoshmërinë për t’u përballur me një gropë të madhe borxhesh ndaj kompanive, plus një gropë tjetër e lidhur me faktin që tenderimet janë bërë pa financim të plotë.

Nga njëra anë, kompanitë kanë punuar me paratë e tyre, nga ana tjetër nuk kanë mundur dot të shkojnë larg, pasi, sepse, siç i gjetëm ne, ishin praktikisht të bllokuara financiarisht dhe buxheti i shtetit nuk kishte të përcaktuar vazhdimin.

“Kësaj fatkeqësie ju shtua fatkeqësia e projekteve të tmerrshme. Projekte që kudo janë trashëguar jashtë çdo standardi, projekte që kanë pasur mangësi që nga gjeologjia, për të mos folur për zgjidhje katastrofike që janë bërë sebep për stimulimin e aksidenteve.

Besoj që këtu ne kemi vendosur një standard absolutisht të ri, kemi konfirmuar një model zhvillimi absolutisht të ri dhe besoj që me rishikimin edhe të projektit të ndriçimit që ishte skandaloz plotësohet kjo pjesë”, u shpreh Kryeministri.

Rehabilitimi i të gjithë hapësirës në hyrje të Pogradecit do të plotësohet edhe me projektin për ndërtimin e shëtitores prej 17.3 kilometra gjatë vijës së liqenit, e gjelbëruar në dy anët e saj, një korsi për lëvizjen me biçikletë. Zëvendëskryeministri Peleshi njoftoi se zbatimi i projektit do të nisë në muajin qershor.

“Ka përfunduar projekti i detajuar për bregun e liqenit që parashikon edhe shëtitore, edhe vijën e biçikletave, parkime për biçikletash, disa stacione ndërrime për ata që vijnë me makinë dhe duan të marrin biçikletën për një ecje sportive. Është një projekt fantastik është gati për t’u prokuruar dhe para fundit të qershorit do të fillojë puna dhe besoj se deri në fund të sezonit do të jetë përfunduar gjithë rehabilitimi i bregut të liqenit”, u shpreh Zëvendëskryeministri Peleshi.

Transformimi i bregut të liqenit do të jetë rrënjësor, garantoi Kryeministri, sikurse edhe projektet për këtë qytet do të avancojnë me ndërtimin e unazës së re dhe me plane të qarta për të penguar zhvillimet e dëmshme për peizazhin dhe bukurinë  e kësaj zone.

“Fillojmë menjëherë me projektin tjetër, për të transformuar gjithë pjesën në anën e liqenit në një hapësirë për qytetarët, për vizitorët e turistët, për të rejat e të rinjtë në mënyrë që të mos jetë vetëm shija e atij që kalon me makinë, por edhe shija atij që vjen për ta jetuar qytetin, sidomos gjatë sezonit.

Jam i bindur që nëse deri para 18 muajsh vajtonim kontrastin e tmerrshëm mes kësaj ane të liqenit dhe asaj ane të liqenit, pas realizmit të këtij projekti do kemi çfarë të shijojmë dhe do jemi në kushtet kur nuk do t’i kemi zili fqinjët që në anën tjetër të liqenit kanë ruajtur natyrën dhe nuk kanë barbarizuar territorin.

Me kryetaren e re të bashkisë, që e kemi edhe arkitekte, urbaniste, njeri me vizion dhe me dije për territorin dhe zhvillimin e territorit, do të mund të avancojmë më tutje me unazën e re të Pogradecit, me zhvillime të reja për këto territore, ku sigurisht kemi zgjidhur vetëm pjesën nga liqeni, por nga ana tjetër duhet të kemi plane të qarta që të mos vazhdojë ndërtimi kuturu, të mos vazhdojnë zhvillimet e dëmshme për peizazhin, për bukurinë e natyrës, por të jetojnë sëbashku dhe bukuria të bëhet jo vetëm aset i trashëguar, por edhe një aset që prodhon mirëqenie, që prodhon kapitale”

Kryeministri nënvizoi se sfidë mbetet që të gjithë projektet të marrin formë ashtu siç duhet, për të kapërcyer trashëgiminë e tmerrshme në këtë drejtim.

Posted by Edi Rama on 2015-05-16

16 komente në “VIDEO/ Transformimi i bregut të liqenit, në 18 muaj”

  1. Petros says:

    Bravo per punen qe bene zoti Edi Rama keto 2 vjet ka bere sa beri Saliu per 20 vjet

    1. rrem vogli jr. says:

      ke harruar qirie Petros se 8 vite ku u mbollkorrupsioni e anarkia ishte PS-ja dhe Edka ishte dhe minister…..

  2. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Shume mire qe liqeni ka mare formen e tij te vertete duke treguar bukurine e tij te pashoqe edhe nga ana jone qe ishte kthyer ne nje katrahure drejte qenefizimit te ujit te tij kristalor. Bravo kryeministri Rama qe po punon per nje paraqitje dinjitoze te vendit tone, por edhe tendencen e tij per te bere shtet.

  3. Joni says:

    Kjo eshte apo s’eshte pune konkrete, apo edhe kjo do queht deshtim dhe mosmbajtje prematimi nga PD-ja?

  4. €€€ says:

    Bravo EDIIII. Dhe jo si capot e PD qe jane njeres te shitur te agjenturat e huaja per shkaterrimin e shqiperise.

  5. eros says:

    Ai qe respekton vetveten respekton edhe vendin e lindjes.Shume transformime po behen ne Shqiperi ku vetem dy vjet me pare Shqiperia ishte e rrenuar dhe e abandonuar plotesisht! Respekt per z E.Rama per fjalen e dhene per transformime radikale te ish Shqiperise te falimentuar ne kohen e Mesjetarit Tropojan.

  6. fred says:

    ME KEQ SE KAQ SHQIPRIN AS KUSH NUK MUNDE TA BENTE PERVEC SE SPIUNIT SERB VICIDOLIT….

  7. Arallambi says:

    shyqyrr qe po mbaron se u bo 4 vjet qe ka fillu 20 km

  8. Nekiu says:

    Hallall voten Edi Rama. Bej Shqiperine sic bere Tiranen.
    Dyshja Rama-Meta shume simpatike, dy te rinj qe i kane vene shpatullat Shqiperise dhe shume pozitive qe ata ne misionin per ngritjen e Shqiperise, po bashkepunojne me te gjith poltikanet e tjere qe e duan Shqiperine si Milo, Topi, Idrizi, Ndoka e shume te tjere qe kane aderuar ne kete koalicion gjithperfshires.

    Ju lumte, ecni pa u ndalur, beni kujdes nga intrigantet, beni kujdes mos u rritet mendja dhe shperblejani ketij populli besimin qe u ka dhene.Mos toleroni te korruptuarit e servilet qe u lepihen per interesa te tyre. Populli u do.
    Jeni ne rruge te mbare.

    Edhe nje keshille, mos e bjerrni kohen duke u marre me opoziten, keni shume pune per te bere, ndersa opozita ka boll kohe per tu marre me gjera te mbrapshta.

  9. dajti says:

    Te lumte Edi, ke bere nje mrekulli per nje nga vendet me te bukura te Shqiperise!
    Shpellari me hajdutet e PD-se do benin nje rruge fshati se keshtu i kishin thene padronet serbe te UDB-se: “prishe Shqiperine”.
    Edhe njehere pergezime ty dhe qeverise socialiste per punen e jashtezakonshme qe po beni.

  10. dajti says:

    Te lumte Edi, ke bere nje mrekulli per nje nga vendet me te bukura te Shqiperise!
    Shpellari me hajdutet e PD-se do benin nje rruge fsihati se keshtu i kishin thene padronet serbe te UDB-se: “prishe Shqiperine”.
    Edhe njehere pergezime ty dhe qeverise socialiste per punen e jashtezakonshme qe po beni.

  11. Loran shehu says:

    O komentusa te marum ….

  12. titi says:

    Ka lezet, me ne fund po kthehet vendi ne nje shtet dinjitoz. Te lumte mendja dhe vullneti, o Kryeshtetar i Shqiperise!

  13. tfgs papudhi topefagos says:

    brravo Edi brravo ! Gje tjeter nuk prisnim ne keto raste, por, Vloren e ke harruar me duket. Po mbytemi ne pluhur. Dhe kur , tani qe fillon sezoni i plazhit.

  14. TOPLECI says:

    Te lumte Edi Rama ju nuk mendoni per karriken e pushtetit po, te duan votuesit le tja japin TRAMIT te Tiranes e VICIDOLIT qeverisjen edhe nje here, Por nje gabim ta math ke bere qe vure Dianen e Mileve si Bashkiake per Pogradecin e cila nuk eshte asgje me shume vecse nje vegel QORRE DHE PLOTESISHT E NENESHTRUAR e Rrosh Tollozhines (ish komunari dhe kryetari i LSI Pogradec) qe e ka masakruar popullin e mbrekullushem te PG dhe qe DIANA asnje here nuk ka per te firmosur sepse nuk ka per ta lene kjo VEMJE e zgjebur por na lehteson fakti se populli nuk ka per te votuar per koalicionet por per INDIVITET qe e mritojne mos u bej merak Rama se popullieshte me JU.I kujtojme zotit Meta se kjo arqetekte i beri projektin e pallatit 7 katesh ne mes te fshatit Tushemisht pikersht ne ne vendin ku teto OLLGA hodhi postierin ne Lume ku rreth keti cibani ka vetem shtepi 1 dhe 2 kateshe ky pallat duhej te prishet i pari ne POGRADEC ky ishte studimi qe paska bere arkitektja e talentuar qe na u tha ne prezantimin qe na u be ne pogradec kjo ishte arkitektja e komunes staroves e punesuar nga rroshi e e propozoj edhe per bashkine e madhe t PG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje