Ministria e Energjisë dhe Industrisë e ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve.
Ministri Gjiknuri ka firmosur kërkesën për revokimin e licencës së 23 kompanive të tregtimit me shumicë, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.
Shkresa e Ministrit i është dërguar Qendrës Kombëtare të Licencimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Ministria e Energjisë do të vazhdojë kontrollet e të gjitha subjekteve që nga prodhimi, përpunimi, transportimi dhe tregtimi i hidrokarbureve nga pikat e shumicës dhe pakicës.
Pëmes ndryshimeve në ligj, të kryera vitin e kaluar, është bërë e mundur tanimë ndërhyrja edhe tek impiantet e përpunimit. Sipas detyrimit ligjor, sot asnjë impiant nuk mund të përpunojë naftë bruto pasi këtë mund ta bëjë vetëm një rafineri. Të gjithë impiantet duhet të plotësojnë kërkesat ligjore teknike për tu licencuar për përpunimin e nënprodukteve të naftës.
Ndërkaq, Ministria e Energjisë dhe Industrisë po harton ndryshime të reja ligjore që synojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për rastet e abuzimeve me standardin e cilësisë së lëndëve hidrokarbure.
Masa e revokimit të licencës së tregtimit me shumicë të karburanteve jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:
Shume mire tu behet. Ligjin duhet ta respektojne te gjithe.
Kto subjekte skane asnje peshe ne treg. Jeni duke heq licensa fakiresh.
Ne Tirane qe ka 1 mln konsumatore, kush jane shkelesit e cilesise???
“Armiqve te partise e te popullit” po ju hiqen licensat…
Peshq te vegjel, pa mbeshtetje. Te kontrollohen marreveshjet e fshehta per fiksim cmimi, te behet ligj nese ska dhe te denohen. Te prishet ky oligopol tregu. Duam cilesine dhe sasine qe paguajme. Hajdutet e karburanteve i befshin ilace ato qe kane vjedhur, na shkateruan makinat!
Tirana qelbet nga tymi i makinave dhe prodhon cdo dite vetem kancer mushkerish, leucemi apo kancer ne gjak, ulje te imunitetit te njerezve. Shkaketaret e ketij rrenimi shendetesor do te pergjigjen perpara drejteise ndonjehere? Cili eshte ky karburant qe perdoret ne vendin tone dhe kush e prodhon nga nafta brutto pa kaluar neper rafineri?