Projektligji për “Investimet strategjike” nisi diskutiminnë komisionet e përhershme të Kuvendit. Ai synon të krijojë lehtësira proceduriale për investitorët dhe garanci juridike për shpronësimet.
Gjatë diskutimit në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së, Dashamir Shehi, tha se çdo investitor duhet të rregullojë marrëdhëniet vetë me privatët dhe pa ndërhyrjen e shtetit.
Pr/ligji përcakton që investime strategjike të cilësohen ato në sektorët kryesorë të ekonomisë, me vlerë nga 1 milion euro deri në 100 milion euro, në varësi të sektorit ku do të investohet.
Drafti përcakton gjithashtu krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, që do të vihen në dispozicion të projekteve.
Gjatë diskutimit të këtij projekti në komisionin e Ligjeve, ministri i Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha se drafti u hartua pas një debati të gjatë për përshpejtimin dhe zgjerimin e gamës së investimeve vendase ose të huaja në Shqipëri, nisur dhe nga pengesat që hasin investitorët në tërësi kur tentojnë të fillojnë një investim të ri.
“Shqipëria, megjithëse ka parë rritje të shifrës së thithjes së investimeve të huaja, në 2013-n u arrit shifra mbi 1 miliardë dollarë, në 2014-n gjithashtu u arrit shifra rreth 1 miliardë dollarë, por për ekonominë shqiptare këto shifra nuk janë mjaftueshëm dhe larg asaj të dëshiruar”, u shpreh Ahmetaj.
Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, shprehu mbështetjen për pr/ligjin, i cili synon të forcojë rolin e investimeve në ekonominë shqiptare.
“Besoj se drafti do të ketë mbështetjen e të gjitha krahëve, pasi kjo nuk është as për një mazhorancë, as për një opozitë, por është në interes të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.
Nëse ka diçka që duhet ta bëjmë më mirë, këtu janë të gjithë të mirëpritur dhe mund të diskutojmë për ta bërë më mirë. Por, ajo që është e rëndësishme, qëllimi është tejet pozitiv, pasi i shërben qytetarit dhe ekonomisë së vendit dhe si i tillë duhet mbështetur”, tha Xhafaj.
Qeveria ka bere nje pune te palodhur ne drejtim te rritjes se investimeve ndaj dhe ky proketjligj eshte nje tjeter shembull i perpjekjes per te rritur investimet dhe te krijuar nje atmosfere dashamirese me biznesin si nje nga pikat e forta ne uljen e papunesise dhe rritjen e metejshme ekonomike.
Ky projekt ligj do ndikoj drejt per drejt ne rritjen e investimeve te huaja. do sjelli me shume besushmeri te ato po gjithashtu do ndikoj qe do jete ne ligj qe nuk do ndryshoj sa here qe cdo qeveri do vi ne pushtet!
me ne fund ka nje projektligj qe ndihmon invstitorve te huaj! kjo eshte nje mundesi shume e madhe qe investimet e huaj te shtohen duke mbrojtur investimet e tyre!
Shqiperia eshte nje zone potenciale ne sektor te ndryshem si ne turizem edhe ne buqsi. kshu qe ky projektiligj do ndikoj drejt per drejt ne rritjen investimeve te huaja!
Ne fushen e investimeve ka shume nevoje te rregullohet imazhi i vendit ne menyre qe te krijohet nje klime mikpritese per investimet e huaja dhe kjo eshte shume e rendesishme. Pr. ligjet jane nje nisme konkrete per te kthyer syte e investitoreve te huaj nga vendi jone.
Shteti kurre nuk mund te zevendesoje privatin ne bisedimet dhe interesat e ketij te fundit SHTETI KURRE NUK DUHET TE NDERHYJE NE MARREDHENIET PRIVAT PRIVAT po shohim shume qarte sa shpejt u rrit ekonomia Amerikane pikerisht se nje shtet qe te futet pilaf ne shtepi te merr frymen dhe behet diktature seic e dim e ne shume mire. Mos ja ven veshin Edi Rames se eshte nje palaco cirku qe don te favorizoje Koco Kokedhimen dhe mafine qeveritare per te marre ne dore te gjithe Shqiperine. TE LUFTOHET ME C’DO KUSHT KY PROJEK LIGJ. ASKUSH NUK INVESTON NE MENYRE SERIOZE NE VENDE TRANZICIONI HARROJENI.