Tregtarët përplasen me tatimorët për mospagesën e TVSH-së

19 Maj 2015, 14:02Ekonomia TEMA

Mospagesa e TVSH-së ka përplasur sot mes tyre punonjësit e tatimeve dhe tregtarët e Fierit.

Aksioni tatimor në rrugën e tregut të këtij qyteti, u shoqërua me debate të ashpra mes palëve.

Tregtarët kanë kundërshtuar sekuestrimin e mallit, pasi sipas tyre dyqanet i kanë me mall stok prej vitesh dhe nuk kanë marrë furnizim të ri, raporton Ora News.

Ata gjithashtu kanë pohuar se furnizohen në treg të lirë dhe nuk marrin fatura për të paguar TVSH-në.

Përkundër tensioneve, mësohet se tatimet kanë mbyllur rreth 20 dyqane të tregëtimit me shumicë dhe pakicë.

2 komente në “Tregtarët përplasen me tatimorët për mospagesën e TVSH-së”

  1. fieraku4u says:

    UN NUK ARRIJ TE KUPTOJ, KUR DO ARRIJNE KETA NJEREZ TE MESOHEN.

    SE TAKSAT PAGUHEN, UJI PAGUHET, ENERGJIA ELEKTRIKE PAGUHET.

  2. Muli says:

    Votoni Arrmandon se rroten do merni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje