Kohët e fundit në media, por edhe në debatin politik, është folur gjatë për borxhin, duke u ndalur sidomos në madhësinë e borxhit.
Ministria e Financave në shpjegimet e saj publike i referohet vetëm një treguesi, atij që vlerësohet si më i përdorur në botë për matjen dhe raportimin e borxhit dhe që është raporti i madhësisë së borxhit me prodhimin e brendshëm bruto (PBB).
Ministria e Financave sqaron se ka një dallim esencial ndërmjet madhësisë së borxhit dhe treguesit të borxhit. Ky i fundit, si tregues relativ, korrekton efektet inflacioniste, për të cilat nevojitet të korrektohet treguesi i madhësisë së borxhit. Me tregues të deficitit kuptojmë raportin e madhësisë së deficitit vjetor të buxhetit me PBB. Ky tregues shprehet në përqindje.
Pra, përsa i përket treguesit të borxhit tek ne, ai trajtohet me transparencë dhe i lexueshëm për gjithë publikun, në disa dokumente bazë: Kuadri Makroekonomik Fiskal (ku përcaktohet edhe parashikimi i qeverisë për ecurinë e tij); Ligji i Buxhetit (ku përcaktohet niveli i deficitit vjetor si tregues bazë që ndikon në madhësinë e borxhit); Strategjia afatmesme e menaxhimit te borxhit publik (ku jepet edhe informacioni më i detajuar mbi borxhin sot dhe pritshmëritë për disa vite në vijim). Qeveria Shqiptare është, gjithashtu, në një marrëveshje/program me FMN, ku një nga pikat kryesore të tij është zhvillimi në vite i borxhit publik në raport me PBB-në.
Qeveria shqiptare në mbi dy dekadat e kaluara dhe për disa vite në vijim nuk është angazhuar në uljen e nivelit të madhësisë së borxhit, por siç është më e rëndësishmja, në uljen e treguesit të borxhit. Sipas Kuadrit Makroekonomik Fiskal, niveli i borxhit, i programuar nga Qeveria, për vitin 2015 është parashikuar të jetë 71,6 % të PBB.
Zakonisht, për vendet që kanë rritje pozitive ekonomike (por jo vetëm), madhësia e borxhit vjen duke u rritur. Por si rregull, treguesi i borxhit mbahet nën kontroll. Nga ky aspekt në rastin e ekonomisë shqiptare, madhësia e borxhit do të vazhdojë të rritet edhe në aspektin afatmesëm, ndërkohë që treguesi i borxhit do të vijë në ulje.
Lidhur me komentet e ditëve të fundit, se përse Qeveria Shqiptare pati një deficit më të lartë në vitin 2014 se sa në vitin 2013, Ministria e Financave sqaron në mënyrë të përsëritur se faktori kryesor ka qënë njohja, evidentimi, regjistrimi dhe më pas shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Detyrime të prapambetura janë afërsisht 72 miliardë lekë (apo 720 milionë dollarë) punime e shërbime apo detyrime të tjera që qeveria shqiptare kishte përfituar prej vitesh, por nuk i kishte regjistruar në nivelin e borxhit e për më tepër as shlyer.
Qeveria shqiptare në muajin shkurt 2014 miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve. Kjo strategji është hartuar me mbështetjen dhe asistencën e FMN, BB dhe BE. Me buxhetin e vitit 2014, bazuar në Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura, janë shlyer 33.84 mld lekë nga 35 mld të planifikuara. U miratua VKM për netimin e borxheve të ndërsjellta ndërmjet institucioneve shtetërore – shoqërive tregtare CEZ – KESH – dhe garancive/financimit shtetëror dhënë kompanisë KESH (me efekt rreth 4.5 miliardë lekë).
Deficiti i vitit 2014 është rreth 72.1 miliardë lekë (rreth 5.1% e PBB-së), por në të përfshihen edhe 33.84 miliardë lekë detyrime të prapambetura tashmë të paguara. Nëse i heqim deficitit 2014 këto detyrime të prapambetura të shlyera në buxhetin 2014 (pasi, nëse ato nuk do të ishin fshehur, do të ishin paguar nga buxhetet e viteve të shkuara dhe do të kishin rritur deficitet e viteve të mëparshme!) ai do të ishte rreth 38.26 miliardë lekë ose rreth 2.7% e PBB-së.
Kjo do të thotë se deficiti i Qeverisë për vitin 2014 në raport me PBB-në (pa përfshirë detyrimet e prapambetura) është më i ulëti që nga viti 1996.
Në përputhje me programin qeverisës, në gjysmën e dytë të mandatit, deficiti buxhetor kap vlerat më të ulta historike, deri në 1.3% të PBB-së, dhe është në këtë mënyrë që do të ulet edhe borxhi publik. Nëse nuk do të ekzistonte borxhi i fshehur, atëherë edhe borxhi publik do të ishte në trajektore të ndryshme dhe do të arrinte në rreth 61.4 % të PBB-së që në vitin 2017.
Ku ka shkuar rritja e borxhit gjatë 2014-ës, përveç shlyerjes së detyrimeve të prapambetura? Një informacion i detajuar për ndryshimin e borxhit publik është përfshirë në publikimin periodik të Ministrisë së Financave “Treguesit e Borxhit ”.
Disa faktorë mund të komentohen, ndërkohë.
Madhësia e borxhit të shtuar në 2014, duke mos llogaritur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ishte rreth 58 miliardë lekë: Rreth 38.2 miliardë lekë është rritja nga deficiti, pa detyrimet e prapambetura (kujtojmë që në vitin 2014 vetëm investimet publike ishin rreth 60.5 miliardë lekë, shumë më tepër se sa ky deficit). Rreth 12.7 miliardë është shtuar si pasojë e ndryshimeve të kursit të këmbimit. Dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD). Janë lëshuar tri garanci të reja për sektorin energjetik gjatë 2014-ës me shumë rreth 6.7 mld lekë (për të evituar vështirësitë financiare të ndërmarrjeve të sektorit të energjisë).
Siç shihet, vetëm këta tre faktorë përbëjnë rreth 57.6 miliardë lekë.
Pra, nëse rritja e borxhit nga aktiviteti i Qeverisë ishte 38.2 miliardë lekë, investimet publike janë 60.5 miliardë lekë, ose rreth 58% më shumë sesa deficiti.
Ministria e Financave ripërsërit angazhimin e saj publik dhe ligjor për transparencë të plotë të treguesve makroekonomikë, apo të treguesve të buxhetit dhe të të hyrave fiskale. Ajo apelon mediat që të kërkojnë dhe marrin informacion të detajuar sa herë bëhet fjalë për tregues të tillë, po njëkohësisht i bën thirrje të interesuarëve, përfshirë edhe deputetët e nderuar të Kuvendit, t’i referohen shifrave zyrtare që gjenden lehtësisht në buletinet tona zyrtare dhe në shpjegimet thuajse të përditshme në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave
* Ky eshte nej sqarim zyrtar i Ministrise se Financave rreth ceshtjes se borxhit te Shqiperise
Keta te ministrise per te fshehur katrahuren qe kane shkaktuar duke rritur çdo dite e me shume borxhin, luajne me terma teknike, qe vetem nje specialist i financave mund t’i kuptoje. Jo madhesia e borxhit dhe jo treguesi i borxhit, jo madhesia e defiçitit, jo treguesi i defiçitit?! Madhesia e borxhit do te vazhdoje te rritet, por treguesi i borxhit do te pakesohet – shkruhet ne artikull?! Po borxhi qe do te detyrohet te paguaje çdo familje shqiptare do te rritet apo do te pakesohet mor firaune?! Ju doni te thoni qe duke marre perdite e me shume borxh ju meritoni fletlavderimi se po ulni treguesin e borxhit?! Tani edhe une do te marr gjithmone e me shume borxh nga bankat, por do u them atyre qe te me ulin treguesin e borxhit. Qe te flej i qete dhe te me duket sikur nuk kam me asnje lloj borxhi?! Me ke talleni ju, mor idiote?! Qe nga artikulli qe keni shkruajtur kuptoheni se po perpiqeni te mashtroni njerezit. Borxhi i ka tejkaluar 8 miliarde dollaret dhe po i afrohet 80 perqindeshit GDP-se dhe ju po na kerkoni qe t’ju duartrokasim?! Talluni se ju ka ardhur dita.
Katarakt, me vika keq per ty!?
Nuk e paske haberin! Shko futja gjumit, mos u kacavir si katarakt pas shifrave, nuk i merr vesh, sado te lodhesh! Tung!
A ka kuptim te marresh cdo vit nga 500 milion euro borxh dhe nderkohe qeveria me paaftesine e vet jo vetem qe ka ngritur taksat,jo veten ben politika vetbllokimi ,jo veten sajon ngerce ne sektoret e ndryshem te ekonomise ,jo vetem mban pagen minimale me te ulten ne Europe,por pyetja eshte pse nuk i shpjegoni publikut se deri kur do marre fund kjo cmenduri e te demtuarit sistematikisht te ekonomise te ketij vendi!
Pse i fshihet e verteta publikut!
katarakti,
Borxhi eshte motori i ekonomise dhe rritje e botes ekonomike. Makina aktuale ekonomike prodhon cdo dite borxhe ne te gjithe boten.
Ne vet vehte borxhi eshte sherbim dhe pozitiv, sepse neve ne saje te tija prodhojme vlera ekonomike, pra neve e perballojme kete borxh. Ai behet problem kur ai ndjek dinamiken e vet dhe arin vlera te tilla, qe borxhet e reja nuk e kontrollojne me ate.
Kuptohet se cdo e mire ka te keqen se saja. Duhet patur shume kujdes qe borxhi te moa kaloje nivelin Kritik sepse pastaj eshte ai qe komandon qeverine dhe qeveria nuk e kontrollon me dot.
Sipas mareveshjes se Mastritit per vendet e Eurozones borxhi publik NUK DUHET TE KALOJE 60 % te PBB dhe ne fakt te gjithe vendet e Eurozones, edhe Gjermania e kane kaluar ket shifer duke krijuar nje situate te veshtire por jo nje katastrofe ekonomike.
Shtetet ( me pare mbreterit ) merrnin borxhe dhe kjo eshte nje histori qe ka me qindra vite.
Pra nje ekonomi tregu nuk zhvillohet pa borxhe dhe nga ana tjeter borxhi duhet kontrolluar sepse behet shume i rezikshem. Mendoj se tek ne borxhi (per vitin 2015 eshte parashikuar nga qeveria te jete 71,6 % ) nuk ka arritur akoma vlera te rezikeshme. Kujtoj ketu se borxhi publik shqiptar monitorohet edhe nga FMN dhe BB, te cilat me te drejte kerkojne patjeter leket plus interesin qe na kane dhene.
Keshtu funksjonon tregu. Koha tregoi se budallalliqet e Enveri per gjoja mos marrje borxh ishin gomarlliqe qe cuan vendin ne Kollaps ekonomik.
Ligjet ekonomike te tregut jane te njetja per te gjitha vendet e botes dhe nuk bejne perjashtime per nje vend te vogel dhe super te varfer si Shqiperia. Neve ose do te mesojme te bejme si ben bota perendimore ose kemi marre rruget e mutit.
Kemi diskutuar edhe here te tjera se bashku Plaku per problemin e borxhit dhe nuk kemi rene dakort. Edhe kesaj rradhe po ashtu. Marrja e borxhit eshte nje lak ne fyt per vendin. Ngandonjehere je i detyruar te marresh borxh kur te meungojne resurset monetare brenda vendit. Por duhet ditur se perse po e merr kete borxh dhe mbi te gjitha si do ta lash. Neqoftese merr borxh per te lare borxhin e meparshem ke mbaruar si shtet.Po ashtu nese borxhin e perdor si leva per te fituar zgjedhjet. Pra i merr me te mire zgjedhesit duke iu rritur rrogat dhe pensionet qe ata te votojne per ty. Por ne rast se ti ke mungesa ne furnizimin e popullates me energji elektrike, atehere t’i mund te marresh nje borxh per te ndertuar psh nje termo apo hidrocentral. Por duhet te llogaritesh mire se sa do te fitosh nga energjia qe prodhon termocentrali, cili eshte rendimenti i pritshem dhe per sa kohe do te duhet te lash borxhin dhe interesin e tij. Por ne Shqiperi nuk po ndertohet asgje! Borxhi merret per te lare borxhet e meparshme. Dhe per me shume ai rritet perdite?! Atehere ku eshte e mira e borxhit?! Se do behemi si Greqia?!
katarakti,
Borxhi publik eshte nje e keqe e domosdoshme. Edhe Gjermania eshte shume mire ekonomikisht dhe m.gj.ate ka nje borxh publik mbi 76% te PBB.
Pershendetje
plaku
Me cfare norme interesi e ka dhe sa e ka Gjermani rritjen ekonomike.
Do te konstatosh qe jemi ne kushte shume me te disfavorshme se Gjermanet…..
Pastaj a marrin Gjermanet borxh te cilin e huazojne me pas ne emer te tyre nepermjet bankave te saj ne shtete te treta?
QELLIMI i Monitorimit te borxhit nga FMN-ja dhe BB-ja presupozon nga ana e tyre rritjen e mases se borxhit dhe gjetjen e rrugeve per rritjen e te ardhurave nga shteti,keshillat e tyre per rritjen e te ardhurave jane gjithmone shkurtime rrogash dhe pensionesh,rritje TVSH-je per artikuj te ndryshem dhe masa te tjera qe sjellin fukarallik te cilat po i shikojme praktikisht,nuk eshte interesi i tyre te ndalojne te japin hua.
Keto institucione perfaqesojne kapitalizmin e eger dhe nuk duan te degjojne per politika sociale shteterore.
Deri para tre vjetesh theksohej qe tavani i borxhit kur e kalon 60% te PPB-se behet i rrezikshem,tani dilet me teori te tjera,pas disa vitesh dhe 100% te shkoje borxhi do te thoni;nuk ka gje se i ulet eshte prape.
Te komentosh ne poziten e nje njeriu me bark te ngopur eshte ne disfavor te llogjikes.
Qeveritaret tane i kane siguruar dhe sterniperit dhe stermbesat e tyre nga ana ekonomike.
Per ty do ta kisha nje keshille;
te vish nja tre muaj te jetosh me realitetin Shqipetar sot,te mos kesh ushqim per femijet,te ndihesh i pafuqishem si prind,te jetosh ne brendesi te korrupsionit te atyre qe qeverisein,te qendrosh dhe ndonje dite pa ngrene,atehere jam i sigurte qe llogjika juaj do te sherohet nga sindromi,qe perderisa une jam mire ekonomikisht dhe me shendet dhe te gjithe te tjeret mire jane.
fukaralliku dhe korrupsioni ne Shqiperi ty nuk te kane prekur,
Uroj qe kurre te mos te te prekin,por mendoj qe je larguar shume nga realiteti Shqipetar,dhe ne qofte se udheton shpesh ne Shqiperi duhet ta dish se Shqiperia nuk eshte vetem qendra e Tiranes dhe sheratoni.
EKONOMIA SHQIPETARE JO VETEM QE PUNON PER BORXHIN POR MEER DHE BORXHE TE REJA PER TE SHLYER INTERESAT DHE BORXHET E VJETRA.
BORXHI NA E HAN TE GJITHE RRITJEN EKONOMIKE,BILES DUHET TA KISHIM 5.2% RRITJEN VJETORE EKONOMIKE PER TI SHERBYER VETEM BORXHIT.
E SHIKONI PRA QE BANKAT E HUAJA ATJE KU FUSIN KEMBET NUK U INTERESON QE TI NXJERRIN ME,ATA HANE TE GJITHE RRITJEN EKONOMIKE TE ATIJ VENDI DHE KUR AJO NUK MJAFTON U PROPOZOJNE QEVERIVE MASA SHTRENGUESE KUNDER POPULLIT DHE KONSUMATOREVE,SI RRITJE AKCIZASH DHE TATIMESH.
NJE VEND QE ESHTE I ZHYTUR NE BORXHE JO TEORIKISHT POR PRAKTIKISHT E KA HUMBUR LIRINE DHE SOVRANITETIN.
AI ESHTE I PUSHTUAR
DHE NE JEMI TE PUSHTUAR NGA KAPITALISTET E TREGJEVE FINANCIARE NDERKOMBETARE DHE ATO QE FSHIHEN PAS TYRE
JEMI TE PUSHTUAR
PUSHTUAR
PUSHTUAR,PERDERISE SOT DHE PER DEKADA TE TERA E GJITHE EKONOMIA JONE SADO QE TE RRITET DO TE PUNOJE DHE PRODHOJE QE TE HANE KREDITORET NDERKOMBETARE.
KY ESHTE PUSHTIMI,DHE NUK NDRYSHON FARE NGA NJE PUSHTIM USHTARAK.
PUSHTIMET USHTARAKE BEHEN PIKERISHT PER KETE QELLIM,PER VJELJEN E FRYTEVE TE EKONOMISE SE NJE VENDI,SOT NUK ESHTE I DOMOSDOSHEM ME PUSHTIMI USHTARAK PERDERISA AGRESORET BASHKEPUNOJNE ME PUSHTETARET E NJE VENDI TE CILIT I JAPIN DHJETERA MILIARDA EURO DHE I MARRIN QINDRA MILIARDA EURO,I MARRIN TE GJITHE PRODHIMIN.
KETA AGRESORE DHE NDONJE AUTOSTRATE QE NDERTOJNE,TE CILEN NJEREZIT VULGARE E QUAJNE ZHVILLIM,E NDERTOJNE QE TI SHERBEJE RRITJES SE FITIMIT TE TYRE,VJELJES SA ME EFIKASE TE EKONOMISE SONE,ESHTE SI PUNA E NJE FIRME PRIVATE QE INVESTON NE NJE GALERI MINERALE 10 MILIONE EURO QE TE PASUROHET ME 100 MILIONE TE TJERA.
ME VJEN KEQ QE SHUME PAK NJEREZ I KUPTOJNE KETO GJERA DHE NUK KE REAGIME NE ADMINISTRATEN E LARTE OSE NGA NJEREZ TE POLITIKES DHE JO VETEM PER KETE SPIRALE TE RREZIKSHME E CILA PO LUAN DHE KA VENE NE ANKAND FATIN E SHEKULLIT TE 21 TE KOMBIT SHQIPETAR.
PERSHENDETJE.
Per ne qe nuk i kuptojm shum mir keto shifra qe na thon. Pse nuk na sqaron qe sa milion apo miljard ka qen borxhi ne 2010 dhe me sa eshte rritur per cdo vit deri ne 2014. Dhe sa na takonte per frym borxhi ne 2010 dhe sa na takon tani ne 2015. dhe si ka ecur rritja e borxhit per cdo vit.
Babai i nje studenti per fizike mori nje bajg ne kasollen e lopes dhe e hudhi ne tavan e cila ngjiti.Pastaj provokoi te birin ti qe studjon per fizik a ma shpegon si e beri lopa bajgen ne tavan.Djali filloi kalkulimet me ore e dit te tera per te spjeguar fenomenin… keshtu me duket edhe puna e borxhit do ta shpjegojme kur te mbrijm ne gjendjen e Greqise.
TE NA SQAROHET NGA MINISTRIA E EKONOMISE SE CFARE INTERESI VJETOR PAGUHET MESATARISHT PER KETE BORXH.
PPB-ja VJETOR I SHTETIT SHQIPETAR ESHTE AFERSISHT 15 MILIARDE DOLLARE NE VIT,BORXHI ESHTE 71.6% E KESAJ SHUME.
PRA BORXHI ESHTE AFERSISHT 11 MILIARDE DOLLARE,
BORXH KOLOSAL PO TA LLOGARITESH ME INTERESAT E LARTA TE MARRE DHE ME RRITJEN E DOBET EKONOMIKE TONEN.
NE QOFTE SE KY BORXH ESHTE MARRE ME NJE NORME INTERESI MESATARE VJETORE PREJ 7%,ATEHERE VETEM PER INTERESAT VJETORE POPULLIT SHQIPETAR I DUHET TE PAGUAJE 770 MILIONE DOLLARE.
ME NJE (PPB)PRODHIM TE PERGJITHSHEM BRUTO VJETOR PREJ 15 MILIARDE DOLLARESH EKONOMISE sHQIPETARE I DUHEJ TE RRITEJ ME 5.2% QE TE MUNDESONTE PGESEN E INTERESIT PA MARRE BORXH TJETER DHE PA MARRE MASA SHTRENGUESE
RRITJA JONE ESHTE VETEM NEN 2%,PRA RRITJA JONE EKONOMIKE NUK I SHERBEN DOT INTERESAT E LARTA TE BORXHIT.
PRANDAJ PAZARET FINANCIARE NDERKOMBETARE DUKE MOS PASUR MUNDESI APO KESHILLA PER TE RRITUR EKONOMINE,PER TE SIGURUAR SUKSESIN E INVESTIMIT TE TYRE,NE KETE RAST BORXHIT QE NA JAPIN,I KESHILLOJNE QEVERITE QE TE MARRIN MASA FISKALE,RRITJE AKCIZASH DHE TATIMESH,ULJE SHPENZIMESH,ETJ,TE CILAT E RENDOJNE DHE ME SHUME EKONOMINE DUKE E CUAR DREJT RECENSIONIT,DHE POPULLIN E BEJNE ME FUKARA.
PAMUNDESIA E SHLYERJES SE BORXHEVE TE VJETRA ME MUNDESITE TONA TE RRITJES EKONOMIKE I SHTYN QEVERITE TE MARRIN BORXHE TE REJA,MERR-BORXH-SHLYEJ BORXH,DHE BORXHI VETEM RRITET DHE ME E KEQJA ESHTE SE ASNJE CENTES I TIJ NUK SHKON PER FORCIMIN EKONOMIK,MODERNIZIMIN,INFRASTRUKTUREN ETJ,
plaku
PERSE SHTETET EVROPIANE QE THUA TI QE DHE ATA KANE BORXH TE LARTE NUK E MARRIN ATE ME TE NJEJTAT NORMA VJETORE INTERESI.
VETEM KJO PIKE MJAFTON PER TA QUAJTUR ATE TE DEMSHEM.
ME VJEN KEQ QE ME DUHET TE TA SHPJEGOJ NE MENYRE ME TE THJESHTE QE TA KUPTOSH.
Vellai kishte nje dyqan,nuk kishte leke dhe u detyrua te bashkepunonte me pronarin e pikes se shumices per nje hua prej 20 milion leke te vjetra.
Kushte e huase ishin qe furnizimi do te behej vetem nga pika e shumices se hua-dhenesit,fitimi do te ndahej ne gjysem i dyqanit te byrazerit deri kur te shlyhej huaja.
HUADHENESI JA CONTE MALLIN ME CMIM ME TE SHTRENJTE SE SA TE TJEREVE VELLAIT NE DYQAN,DHE SI REZULTAT FITIMI ISHTE SHUME I VOGEL.
PUNOI VELLAI DJETE VJET VETEM PER TE NGRENE BUKE THATE DERI SA U SHKEPUT NGA HUADHENESI.KJO ESHTE E VERTETE.
MORI KREDI DHE NGA BANKA NE sHQIPERI,MORI 28 MILIONE DHE PER KATER VJET PAGOI 42 MILIONE.
ALBAN ME THA,KREDIA ESHTE E POSHTER,TI LIDH KEMBET DHE JE I VARUR,SA JE I ZHYTUR NE KREDI NUK E NGRE KOKEN LART.
PERSHENDETJE.
Modeli ekonomik i borgjeve nje dite do ti vije fundi. Jemi te sigurt qe gjithe borgjet e perendimit perfshire edhe te Greqise ne fund do te blihen nga Kina me kushtin e thjeshte “liberalizimin e ekonomise”, “hapjen e portave” per Kinen.
E mjaftueshme te lexosh çfare shkruan ky ekonomisti dhe kush ka dy pare mend ne koke edhe se nuk eshte ekonomist e din se shifrat ne perqindje jane nje mashtrim nje fshehje e se vertetes. Zotnia nuk jep asnje shifer absolute qe duhet ta dije populli.
1. Sa eshte borgji ne shifra absolute.
2. Sa eshte interesi ne shifra absolute qe paguhet ne vit perqentualen e bejme vete, faliminderit.
3. Sa jane shpenzimet bugjetore ne shifra absolute ne vitin 2015 perfshire interesat brenda, perqindjen qe ze ne shpenzime e bejme vete faliminderit.
4. Sa jane hyrjet shteterore te ndara, taksa, dogana, borgje etj etj vetem shifra absolute perqindjet i bejme vete faliminderit.
5. Analiza te tilla shitja popullit shqiptar por jo neve, faleminderit.
KETA JANE BABALLARET E -INSTAT-it,INSTITUTIT TE STATISTIKAVE QE BEN POLITIKE DHE CDO GJE TJETER,DHE VETEM STATISTIKA TE SAKTA DHE VERTETA NUK JEP.
SA QEF DO TE KISHA TI SHIKOJA NDONJEHERE NE LITAR KETA MOSTRA QE LUAJNE ME FATET E POPULLIT.