Rimëkëmbja e sektorit të naftës/ Ahmetaj me grupet e inspektimit në terren: "Reagim i shpejtë nga kompanitë”

19 Maj 2015, 17:29Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka qenë sot në terren së bashku me grupin ndërinstitucional të punës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Doganave, Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, Policia e Shtetit dhe koncesionari i markimit të karburanteve, të cilët po zhvillojnë inspektime në pikat e tregtimit të karburanteve, në kuadër të aksionit për rimëkëmbjen e sektorit.

Duke u ndalur në një nga pikat e tregtimit me pakicë në zonën e Saukut në Tiranë, Ministri Ahmetaj vëzhgoi nga afër procesin e kontrollit sa i përket fiskalizimit si dhe verifikimit për respektimin e standardeve të sasisë dhe cilësisë.

Në një prononcim për mediat Ministri u shpreh se “aksioni po ecën jashtëzakonisht shumë mirë. Nga drejtoria e Tatimeve ka raportime të rritjes së konsiderueshme të kuponëve tatimorë dhe në fund të muajit do të shohim dhe rritjen e vlerave.  Me këto ritme, në krye të besoj tre- katër muajve do të jetë kontrolluar në detaje, për të gjithë komponentët, i gjithë numri i pikave të shitjes me pakicë në të gjithë Republikën. Dhe nuk i referohem vetëm rrugëve nacionale, por i referohem çdo cepi të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, theksoj se ka një reagim të shpejtë edhe nga kompanitë. Unë dua të ndaj me ju se i gjithë aksioni është në favor të qytetarëve, për të rritur cilësinë e atij karburanti që harxhohet nga makinat e qytetarëve, për të qenë korrekt me sasinë, për të ulur informalitetin, për të mbrojtur ambientin dhe për të disiplinuar një herë e mirë të gjithë këtë sektor”.

Përsa i takon kontrolleve të ushtruara deri më tani Ahmetaj tha se “janë kontrolluar deri më sot 160 subjekte. Grupet e punës janë në raportim ditor dhe besoj  kjo ka qenë një pjesë shumë e mirë e organizimit të aksionit. Besoj patë edhe të gjithë testet që u bënë për fiskalizimin e qendrave. Sot mund të themi që nuk ka më pompa manuale nëpërmjet të cilave ushtrojnë edhe evazion dhe shitja me pakicë është mbyllja e rrethit të parë të informalitetit dhe jam i bindur që në krye të gjashtë muajve, kur aksioni do të nxjerrë rezultatet përfundimtare, situata në sistemin hidrokarbur, qoftë në import, qoftë në shitjen me pakicë, qoftë në prodhimin vendas, qoftë në lëvrimin të naftës bruto apo të naftës së importit, do të jetë nën kontroll të plotë nga administrata fiskale dhe nga administrata të tjera që janë të përfshira në aksion”.

Sa i përket zonave më problematike për abuzimet me cilësinë, Ministri tha se “problemet e cilësisë, kur evidentohen të tilla, janë në zona të ndryshme të vendit. E njëjta gjë ndodh edhe me informalitetin. E njëjta gjë ndodh edhe me saktësinë e aparaturave. Pra,  nuk është se kemi një lokalizim të problematikës vetëm në një apo disa zona. Krimi ekonomik, ka qenë prezent gjatë gjithë kohës dhe ka vepruar në harmoni të plotë me grupin e punës dhe është duke dhënë rezultate shumë të mira. Nuk është thelbi se sa janë arrestuar apo sa janë në ndjekje penale. Patjetër që ka të arrestuar në flagrancë. Patjetër që ka në ndjekje penale. Janë 23 licenca të revokuara. Ka pika të mbyllura, të bllokuara. Ka mall të sekuestruar. Depozita të bllokuara. Thelbi është tek reagimi pozitiv që po vjen në treg, qoftë përsa i përket fiskalizimit, qoftë përsa i përket cilësisë, qoftë përsa i përket sasisë. Janë masa që shkojnë në favor të drejtpërdrejtë të qytetarit”.

Për efektet që ky aksion do të ketë në luftën që qeveria i ka shpallur informalitetit, Ahmetaj tha se “çdo rritje ekonomike e ka bazën te shteti ligjor. Nuk ka rritje ekonomike pa shtet ligjor. Janë binom që jetojnë bashkë dhe të gjithë këto masa shkojnë drejt shtetit ligjor edhe në ekonomi. Ulja e informalitetit, sigurisht që injekton në zinxhir më shumë xhiro ekonomike, fut në buxhet më shumë të ardhura dhe garanton qytetarët që marrin atë që paguajnë. Kjo është shumë e rëndësishme. Beteja me informalitetin është një betejë e vazhdueshme. Sinjale janë pozitive. Janë sinjale pozitive në energjinë elektrike, sinjale shumë të mirë në gjithë zinxhirin e vlerës përsa i përket fiskalitetit. Ka sinjale shumë pozitive në hidrokarbure”

Në mbyllje, Ministri gjeti rastin të falënderonte grupet e punës për ecurinë e deritanishme të aksionit dhe shtoi se në vijim kontrollet do të rriten nga 11 në 15 kontrolle në ditë.

Nga të dhënat e përpunuara nga grupet e punës për rezultatet e kontrollit në terren nga data 4 – 16 maj, rezulton se:

–       5 janë denoncuar njëkohësisht edhe për ruajtje magazinim dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, si dhe

–       2  edhe  për mashtrim me cilësinë

22 komente në “Rimëkëmbja e sektorit të naftës/ Ahmetaj me grupet e inspektimit në terren: “Reagim i shpejtë nga kompanitë””

  1. Bilbili says:

    Cpo ndodh me naften? Kokedhima , Ahmetaj, dhe Meta a kane ndonje gisht a dore a pus nafte ne kete mersele ! Nuk dua te degjoj shume gjera per cfare do ndodhi me naften apo kufijt fjala bie du ate di cndodhi deri sot keto 18 muaj me naften ! Du ate di cndodhi me personat ne MARINZ ? Rilindja po vjedh hapur !

    1. Anduela says:

      Ore po llapin tgjithe pa pushim, jo ky jo ai si kope e instruktuar nga saliu.
      Po shyqyr qe ka nje rob te hajrit e te zgjuar si Ahmetaj qe ka kthy aq kontrata skandaloze te bera ne kohen e PD-se sa mund te kishim kshu ne falimentim si shtet.
      Po shyqyr fale tij e disa ministrave te tjere po merr fryme pak ekonomia, po jeni te gjithe injorante e te painformuar per asgje, thjesht komentoni si dele pa koke, pa fakte!

      1. agim says:

        me ne fund qe po i behet ky nder cdo qytetari shqiptare edhe cdo qytetari te shqiperise qe ka makine. me ne fund do kete nafte te hajrit ne shqiperi qe do ndimoj qytetaret duke pasur nje ambjet te mire dhe duke i ndihmuar cdo qytetar qe ne vend te naftes blejn uje!

        1. marsi says:

          Reforme po ndikon drejt per drejt ne rritjen e te ardhurave duke pare edhe cpo thote ministri ahmetaj nga raporti i drejtorise te tatimeve!

          1. andi says:

            Me ne fund spo u lihet dore e lire ktyre te forteve te karburanteve. po tregohet qe jeta e cdo qytetari shqiptare eshte me e rendesishme!

            1. kleon says:

              Me ne fund po degjojme lajme te tilla qe institucionet shteterore po mendojne per popullin .
              problemet e pikat e pakices se tregtimit te naftes nuk kishin te mbaruar aq shume u degraduan ne kohen e PD dhe sigurisht cdo problem ishte ne dem te konsumatorit.
              kontrolle te tilla dhe marrja e masave jane mese te nevojshme qe dhe kjo situate te kthehet ne vije

            2. Rimi says:

              Keshtu duhet punuar, shteti shqiptar ne 20vjet ka lene te importohet nafta me berrnut e te gjithe botes dhe tashme mund te kemi me ne fund nje sherbim me cilesor per karburantin e makinave tona.

          2. lorna says:

            Mir beni me kontrolle te tilla. Eshte koha te mos facorizohet asnje subjekt dhe konsumatoret te marrin vertet ate qe paguajne..mbetem duke paguar per cilesine me te larte te naftes dhe prap nafta del me perberje plumbi!! Po na shkaterrojne dhe makinat mir leket qe na iken.
            shpresoj shume qe situata te ndryshoje dhe ju pershendes per nismen qe keni marre

    2. Ester says:

      Ca po vjedh me Bilbil pash zotin, sektori i naftes ka qene grope me e thelle se vete puset e naftes. Monopoli qe eshte bere ne kohen e PD-se nuk mund te zhduket nga sot neser, as per 2 vjet as per 5 vjet. Kjo pune do kohe se eshte rrenjosur aq shume thelle sa eshte tmerr per te ribere kontratat me te huajt, se sjan si kontrata me shqiptare qe i ben sot e i prish neser.

    3. Janaqi says:

      Nisme qe duhet pershendetur. Kontrollet duhet te jene te imtesishme qe nga nxjerrja e naftes nga toka deri te perpunimi e me pas tregtimi me pakice atu ku edhe abuzohet me shume. Vec kesaj i duhet dhene fund edhe abuzimit te mosprerjes se kuponave tatimore te cilet kane si qellim shmangien nga taksat.

      1. gert says:

        Aksioni te mos ndalet, te ndeshkohen maksimalisht te gjithe ato qe abuzojne me cilesine e naftes qe shesin. Mbeshtetja qe po ofron ministri i Ekonomise ne kete rast eshte per tu pershendetur pasi tregon se kjo mase e marre eshte mase serioze e jo sa per sy e faqe sikurse behej ne te kaluaren.

    4. Ardi says:

      Po nqs do vidhnin o ti zotri sdo rrinin ter kohes tu bo inspektime neper pikat ku ka problematika po do rrinin e zyre e te prisnin leket aty.
      Po jeni tgjith njisha per tfol brockulla ter kohes se sjeni te knaq me asigjo.
      Shyqyr po begenisin vete ministrat e kryeministri njerzit se ska qene noiher kshu.
      I ke tgjithe thujse cdo dite ne cdo cep te Shqiperise.

    5. aldo says:

      Shyqyr qe po degjojme lajme te tilla se ke frike te shkosh ne nje karburant te mbushesh makinen me nafte se te nesermen duhet ta cosh tek mekaniku nga demtimet qe i ben cilesia e ulet e naftes

    6. donalda says:

      Ka frike dikush te beje nje pune te hajrit se se beson kush qe po behet per te miren e shqiperise..aq shume e vodhi dhe e shkaterroi PD kte shtet sa do duhet kohe te ike kjo mendesia ku gjithkund vidhet… iku koha e PD o njerez..nguliteni mire ne koke kte !!

    7. lorna says:

      Mir beni me kontrolle te tilla. Eshte koha te mos facorizohet asnje subjekt dhe konsumatoret te marrin vertet ate qe paguajne..mbetem duke paguar per cilesine me te larte te naftes dhe prap nafta del me perberje plumbi!! Po na shkaterrojne dhe makinat mir leket qe na iken.
      shpresoj shume qe situata te ndryshoje dhe ju pershendes per nismen qe keni marre.

  2. fieraku4u says:

    ARBEN AHMETAJ HAJDUTI ME I MADHE NE SHQIPERI…BOBOBO KY NJERI ESHTE I PAPARE NE VJEDHJE.

  3. Renata says:

    Eshte inisiative shume e mire per te mbrojtur konsumatoret dhe per ti vene opunet ne vije ne kete sektor me kaq shume probleme.

    1. Elma says:

      Rimekembja e sektorit te naftes si nje sektor kyc dhe me shume rendesi dhe qe ka ndikim te drejperdrejt ne jeten tone mer shume rendesi. Ndaj dhe nisma te tilla jane shume te ndjeshme nga ana e qytetareve dhe kane gjithnje e me teper perkrahjen e tyre.

  4. bufon says:

    Lufte e pakompromis ndaj te gjithe atyre te cilet abuzojne me cilesine dhe sasine e naftes apo hidrokarbureve qe tregtojne. Pjesa ku ndodh abuzimi me i madh jane pikerisht pikat me pakice, kontrollet duhet te jene te vazhdueshme.

    1. gjyshja says:

      Duhet te kemi kontrolle permanente ne pikat me pakice. Kjo nisme ka si synim mbrojtjen e qytetareve. Nafta e cilesise pa standart pervecse demton automjetet, ndot me teper mjedisin gje qe reflektohet ne jeten e qytetareve.

  5. al paci says:

    Gjyshja, bufon, renata, elma, sa her qe flet minister ahmetaj e mbushni me lavderime. Neqoftese jeni te punesuar nga ahmetaj jam fakort se i beni veri bukes se gojes. Ama neqoftese jeni qytetar te thjesht mirni informacion kush esht ahmetaj. Esht nje ipafte dhe nje hajdut i papar, turp per rilindjen qe e le akoma kete pslo minister qe mban ate vend.

  6. jan says:

    keshtu behet shteti ore ISE, mer yrnek ore dybek/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje