Banka Botërore miraton huanë prej 1.2 miliard dollarë për Shqipërinë

22 Maj 2015, 11:02Ekonomia TEMA

Banka Botërore miraton programin e ri 5 vjecar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliard dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të ekuilibruar dhe për integrimin europian.

Bordi i Drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa konstatoi vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh” shkruan Zëri i Amerikës.

Programi i ri është në linjë me objektivin e dyfishtë të Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe rritjen e shpërndarë të begatisë.

Banka do të rrisë dhe do të thellojë mbështetjen e saj ndaj reformave në Shqipëri që kanë për qëllim qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e një qeverisjeje të përgjegjshme. Rruga e ndjekur për reformat dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë shtysën për rritjen e nivelit të mbështetjes së Bankës Botërore për vendin”, nënvizon një deklaratë e Bankës.

Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë nga e shkuara dhe të përshpejtojë ecjen e saj drejt begatisë dhe integrimit europian. Kuadri i ri i Partneritetit me Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet përparësitë e vendit”, tha Ellen Goldstein, drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore, duke shtuar se “ne urojmë që të vazhdojë ecuria e reformave dhe zbatimi efektiv i tyre, në mënyrë që të arrihen rezultat në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Programi i ri mbështet tre fusha. E para ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar, për të cilën Banka do të mbështesë masat për përmirësimin e konsolidimit fiskal, forcimin e menaxhimit të investimeve publike në sektorin e Transportit, dhe përmirësimin e stabilitetit financiar.

Fusha e dytë është ajo e nxitjes së rritjes së sektorit privat, për të cilën Banka Botërore do të ofrojë mbështetje për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës, dhe për reduktimin e pengesave në klimën e biznesin dhe te boshllëqeve infrastrukturore, sic janë kryesisht ato në sektorin e energjisë.

Fusha e tretë ka të bëjë me forcimin e menaxhimit të sektorit publik dhe të shërbimeve. Mbështetja e Bankës Botërore synon krijimin e besimit të qytetarëve te qeverisja, forcimin e shërbimeve dhe të ofrimit të tyre si dhe aksesin ndaj shërbimeve më të nevojshme.

IFC-ja do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri, si infrastruktura dhe energjia, përmes Partneritetit Publik Privat në shërbimet e konsulencës dhe investimeve, do të ndihmojë forcimin e mbështetjes së sektorit bankar nga Ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe industrive të orientuara drejt eksporteve, si dhe të do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së investimeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shpjegoi Tomasz Telma, drejtor i IFC-së për Europës dhe Azinë Qëndrore.

Aktualisht Banka Botërore ka në zbatim në Shqipëri tetë projekte me një vlerë të përgjithshme prej 512 milion dollarësh.

17 komente në “Banka Botërore miraton huanë prej 1.2 miliard dollarë për Shqipërinë”

  1. Vreto says:

    Prape borxh?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ne paguajme borxhin dhe vuajme, politikanet vjedhin dhe i cojne leket

    jashte!

    1. janiF says:

      Po ca thua je ne metro?? Si i marrkan politikanet tane??
      Ka ndodhur njehere ne Rusi ne vitin 1990 e ca, po ska mundesi qe te mos kene marre masa ata vete. Pastaj me mire ti marrin atje, qe bankat tona te fillojne ti shpenzojne ato pare me i hedh ne zxhiro, jo Bodes si ndodhte qemoti nkohe te qoftlargut

      1. Ornela says:

        BRAVO RILINDJA!

        DOKTORI E MORI BORXHIN NGA TOSI BORXHIN 50% TE GDP.

        PAS 8 VITESH, NE 2013 E COI DHE UA DOREZOI NE 62% TE GDP.

        VITIN E PARE RILINDJA BORXHIN E COI NE 73% TE GDP.

        VITIN E DYTE PO E CONI NE MBI 85% TE GDP.

        DOKTORI TE PAKTEN NA LA DISA AUTOSTRADA, SPITALE, E SHKOLLA!

        PO JU CA PO BENI ME KETO LEKE, PERVEC DREJTIMIT TE DUHUR DREJT SKENARIT GREK?!?

  2. iliri says:

    Po se si do i ndajnë a do na e thoni???? Jo për gjo, po thjesht kuriozitet kush do marri më shumë.

    1. Ornela says:

      E SIGURT ESHTE QE MINIMUMI 20% OSE RRETH 250 MILIONE DO VIDHEN NGA KLANI I EDI RAMES!!!

  3. berto says:

    Okoma Hua?ah po! kete here me nje ndryshim,qe nuk eshte Fmn por banka boterore.sikur Rilindja pati premtuar uljen e borxhit publik?hajde Rilindje hajdeeee!!!!

  4. alex says:

    Titulli me mire te ishte: banka botrore financon politikanet hajdut te shqiperis.

    3 pyetje kisha:
    1- ku shkojn kto para???
    2- ne kurris te kujt bije barra per te paguar ket borxh ??
    3- perse banka botrore finanzon nje shtet te korruptuar si shqiperia, populli i seciles pervec fukarallekut ekstrem duhet te mbaj mbikurris dhe borxhet skllaveruese ??

  5. kriza says:

    Bb, fmn ,….
    Kta mbjellin kriza ekonomike
    Dhe projekte te deshtuara.
    1- aeroporti i kuksit projeket i deshtuar
    2- durres-kukes projeket i deshtuar

    Po LEM penge te ardhmen e femijve Tan, sovranitetin e kombit

  6. nardone says:

    ne Shqiperi per 25vjet kane levruar 50miliard dollar dhe ja ku jemi mendojme per buken e gojes,kush do ti laje keto borxhe zaho,zeni etj.

  7. Para Laci says:

    he se taksa-paguesit do e pagujne borxhin po kush tjeter!! politikanet vjedhin, populli paguan!

  8. katarakti says:

    Ishte nje kohe e mallkuar kur nuk u kishim asnje lek borxh te huajve. As FMN-se, as BB-se dhe as te tjereve qe na duan kaq shume! Ishte nje kohe e urryer kur kishim uzina dhe fabrika, shendetesi dhe arsim falas ne çdo fshat, hidrocentrale dhe hekurudha. Ishte nje kohe e zymte kur nga nje vend anadollak, obskuranist, i mbytur nga çitjanet dhe ferexhete, u beme me universitet, shkolla te larta dhe institute. Kur vendin e femrave te mbuluara me te zeza nga koka te kembet si kukuvajka, e zune femrat qe dilnin pa komplekse me rroba banje ne plazh. Ishte nje kohe e zeze kur ishte ndaluar me kushtetute marrja e borxheve te huaja. Ishte nje kohe e tmerrshme kur shteti ishte pronar i te gjitha resurseve nentokesore dhe mbitokesore. Ndersa tani jetojme ne nje kohe te lumtur kur i kemi shkaterruar te gjitha ato qe u ndertuan me aq djerse dhe gjak, kur i kemi shitur te gjitha pasurite tona kombetare. Dhe kur per me shume kemi mbi 8 Milirde euro borxh dhe nuk kemi as ekonomi dhe as mundesi per t’i lare keto borxhe!

  9. Tironci says:

    Po si do ta skllaveroje Bota Shqiperine me lezet e pa lufte, duke e futur ne borxhe. Sic ja futen grekut do na e fusin edhe neve, si dhe ata kane interes qe te vidhen sa me shume nga ky borxh, qe shqiperia te mos jete me ne gjendje ta ktheje mbrapsht. Pastaj i thone politikaneve tane, ose beni si themi ne ose ka pasoja. Dhe keshtu fillon skllaverimi dhe perfitimi i firmave nga bota , si ajo e naftes ne Marinez te Fierit.
    Flini o popull se nje dite do zgjoheni por do jete vone.

  10. Sokol says:

    Ky eshte borxh per shkak se qeveria eshte ne veshtiresi per shkak te politikave bllokuese kunder zhvillimit te ekonomise kombetare.
    Qeveria ka bllokuar gjithcka qe te jemi patjefer ne krize!
    Dhe eshte e qarte se kjo krize eshte krijuar bga qeveria Rama.
    Ketu ne Shqiperi jane te bllokuara te gjitha reformat qe kane te bejne me zhvillimin e ekonomise.
    Ketu je i lire vetem te hapesh qebaptore,te vesh pica,te hapesh kafene dhe te mbjelkesh qepe e domate por kurresesi nuk je i lire te ndertosh fabrika,te ndertosh hotele turistike,te ndertosh hidrocentrale,etj sepse qeveria ka bllokuar gjitha lejet dhe kur i jep ,i jep me pikatore dhe te gjitha jua jep njerezve te saj!
    Shqiperia trajtohet thjesht sikur te ishte koloni e Edi Rames dhe Ilir Metes!

    1. katarakti says:

      Jo more militanti i PD-se. Kriza eshte shkaktuar ne rradhe te pare nga ai qe e shkaterroi Shqiperine me themel. Qe shiti te gjitha pasurite kombetare, qe rrenoi gjithçka ishte ndertuar gjate 45 vjeteve nga ai popull, me aq gjak dhe sakrifica. Qe mori borxhe ne emer te popullit shqiptar, per te bere te pasur Zenin me kompani. E keqja eshte se edhe Rama po ecen ne rrugen e borxheve. Ky eshte faji i tij. Por megjithate Shqiperia sot eshte ku e ku me e lire dhe me demokratike sesa kur drejtohej nga i çmenduri i Viçidolit. Qe dhe nga Parlamenti u kercenohej njerezve se ua bente fytyren si shollen e kepuces. Prandaj mos merr shume yrysh ti pjelle e keqe e PD-se.

  11. taso kume says:

    SI po vazhdohet me borxhet,do harije qe borxhet te hane 100% te erdhurave nga ekonomia d,m,th jemi detyruar me pase te marim borxhe per te lare borxhin.

  12. tirona says:

    Kroacia u fut borgj 15 miliard $ dhe per 20 vite u fut me BE.
    Kete duhet ta beje edhe Shqiperia me Kosoven borgj e gjithe bota ka o popull..

  13. Tironci says:

    tirona, sqarimi qe ben ti ne dukje duket i thjeshte, por ka nje hile ky borxhi nga mbrapa, se nuk eshte vetem borxhi per tu paguar, por edhe perqindjet e interessit, dhe sa me i madh te jete borxhi aq me i madh interessi. Shqiperia nuk ka industri si vendet perendimore, me cfare do ta paguaj me domate apo shalqi. e vetmja eshte te japi koncesione si e beri sala , por edhe ato jane dhene pa fitime per shtetin se ka qene ne mes ryshfeti. Pra do iki si greqia. greqia mori borxhe , pa harruar se nje tren me domate kushton sa nje mercedes,me cfare do i laje tani. Gjermani dhe bota ja kane vene syrin aeroporteve, porteve detare, ishujve etj.
    E kupton tani se ku qendron hileja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje