Cilësia e karburanteve/Gjiknuri: Ndëshkim çdo abuzuesi, transparencë për qytetarët

21 Maj 2015, 13:17Ekonomia TEMA

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka inspektuar në terren operacionin për kontrollin fiskal, cilësor dhe sasior të pikave të tregtimit me shumicë dhe pakicë të lëndëve hidrokarbure.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se është një proces tanimë i njohur për publikun, me një intensitet të lartë në kuadër të operacionit shumë të rëndësishëm që ka ndërmarrë qeveria, për të luftuar problematikat e sektorit hidrokarbur, kryesisht evazionin fiskal, problemet e cilësisë dhe standardeve të produkteve.

Operacioni ka një intensitet të lartë, deri më tani kanë kaluar në filter mbi 16% e subjekteve që tregtojnë karburante. Mund të themi se kemi konstatuar një pjesë të problemeve, të cilat po adresohen si me masa ndëshkimore, ashtu edhe me masa të karakterit korrektues. Këtu përfshihen edhe ndryshimet që po bëjmë në kuadrin ligjor, për ta forcuar më shumë kontrollin e këtij tregu.

Konstatimet kryesore deri më tani kanë të bëjnë kryesisht me problematikën e evazionit fiskal, gjithashtu në disa raste edhe shmangia nga standardet. Ky proces kontrolli do të vazhdojë, duke u forcuar dhe duke u bërë edhe më i imtësishëm.

Përveç revokimeve të licencave, përmes ndryshimeve ligjore të bëra në vitin e fundit dhe aktet respektive, i është dhënë fund edhe procesit të përpunimit të naftës bruto në mënyrë të pakontrolluar. Ato impiante tanimë nuk marrin më naftë bruto dhe nuk janë të gjendje më të kontaminojnë produktet pasi duhet të respektojnë standardet”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, këto impiante nuk kanë më të drejtë të përpunojnë naftë bruto dhe me udhëzimet që kam nxjerrë si Ministër, me aktet që ka nxjerrë qeveria, kompanitë që prodhojnë naftë bruto janë të detyruara të furnizojnë vetëm rafineritë në Shqipëri.

“Garantojmë qytetarët se procesi i kontrollit do të vazhdojë, ata do të jenë më të mbrojtur përsa i përket standardeve. Ky operacion ka gjithashtu rëndësi pasi do të sjellë më shumë të ardhura në Buxhetin e Shtetit. Nëpërmjet konstatimeve dhe masave ndaj pikave të ndryshme që kanë bërë shmangie fiskale, të cilat nuk kanë pasur kasa apo përdornin pompa mekanike duke fshehur sasitë që shisnin, arka e shtetit do të jetë më e shëndoshë”, tha Gjiknuri.

Referuar rezultateve të para të operacionit, Gjiknuri tha se nga të dhënat e fundit janë 10% më shumë kuponë tatimore në këtë periudhë.

Kjo do të thotë që po luftohet një pjesë e errët që ka pasur të bëjë me shmangiet fiskale dhe që është shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për vet qytetarin shqiptar. Pse ka rëndësi kjo? Së pari garantohet mbrojtja e qytetarit nga standardi i hidrokarbureve dhe së dyti qytetarët shohin të mbrohet paraja e tyre, pra Buxheti i Shtetit”, tha ai.

Ndërsa drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror, Teknik dhe Industrial Ejana Xhixha theksoi se aktualisht, po flasim vetëm me statistikat e këtij kontrolli të përbashkët nga Task-Forca, janë kontrolluar rreth 16% e totalit të tregut.

“Në total me mostrat e marra, flasim gjithmonë për standardin e cilësisë, kemi vetëm 6% të produkteve që kanë tejkalim të standardit”, tha ajo. /gj.k/

5 komente në “Cilësia e karburanteve/Gjiknuri: Ndëshkim çdo abuzuesi, transparencë për qytetarët”

  1. redi says:

    Shume mire dhe te kontrollohen te gjithe se spo marrim vesh ca hajm e ca pime se duhet pare dhe buka e kto e jo vetem karburantet.

    1. Sajma says:

      Sa mir qe po funksionon njehere ky shtet se kshu kontrollesh skishim dgjuar asnjehere, i bente argita me shkelzenin si kacak duke vene gjoba e duke marre rrushfete.

      1. Tini says:

        E vecanta ktu eshte jo se po behen kontrolle per cilesin se kte e ka per detyre te beje edhe pse seshte bere e na duket si normale ne mos berja po e vecanta ktu eshte qe qeveria edhe pse fushate vazhdon punen me te njejtin intensitet si ne kohe normale e nuk po braktis zyrat e administrates sic u bente dikur.

  2. erla says:

    Shpresojme te kete te njejtin sukses si sjellja e shtetit ndaj vjedhjes se energjise.

  3. 006 says:

    Si ka mundesi o popull dele qe 24 ore para zgjedhjeve punohet intensivisht per riparim/ndertim/kontroll/prerje sheritash etj etj.
    Historia perseritet.
    Mut ata e kak keta.

    MOS VOTO
    REFUZIMI ESHTE FORME PROTESTE QYTETARE
    MOS VOTO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje