BB publikon raportin e strategjisë për Shqipërinë: Mbështetje e fortë për modelin e ri ekonomik

26 Maj 2015, 14:59Ekonomia TEMA

Banka Botërore publikoi raportin e strategjisë për Shqipërinë për periudhën 2015-2019, i cili përmban programin që përqendrohet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin.

Programi i BB-së vlerësohet si mbështetje e fortë për reformat dhe modelin e ri ekonomik që ka vendi ynë, ndërsa raporti parashikon programin që mbështet aspiratat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Programi i BB-së bën të mundur avancimin e reformave dhe masave që ka nisur qeveria shqiptare në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe modelit të ri ekonomik, ecurinë e reformave në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.

“Programi përqendrohet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e vendit. Qeveria lëvizi me gjallëri drejt konsolidimit fiskal, si dhe ka progres në reformën e energjisë dhe pensioneve. Po kështu u morën reforma të nevojshme për investimet”, thuhet në raport.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore po punon për zhvillimin e disa sektorëve kyç të ekonomisë, si turizmi, energjia, arsimi profesional, bujqësia, prodhimi, manifaktura dhe eksportet “Made in Albania”.

Programi 5-vjeçar për këtë ministri, synon mbështetjen e sektorit privat, me objektiv, rritjen e konkurrueshmërisë, krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat vjet u rritën 10%. Kjo rritje, sipas burimeve, përbën një rekord krahasuar me 20 vitet e fundit.

4 komente në “BB publikon raportin e strategjisë për Shqipërinë: Mbështetje e fortë për modelin e ri ekonomik”

  1. vizioni i Bashes says:

    Tani ja hodhëm…!!! Hani, p(q)ini e këndoni, se….punon Lala Gjoni…!

  2. Era says:

    Jam dakord me ju por qeveria rilindjes nuk e ka mendjen tek zhvillimi por e ka tek reformat. Reformat nuk mund te hartohen pa patur baze implementimi. Ne Shqiperi ky fenomen sa vjen dhe behet edhe me i papranueshem.

  3. Sigurimet Shoqerore te Shqiperise, Institucioni me i Korruptuar ne Gjithe Shqiperine. Kam fakte qe flasin per kete. Nuk e di kush punon ne kete Institucion te felliqur, Demokrate apo Socialiste, jane me te korruptuarit. Kerkojne qiqrra ne hell, per te dhene pensionin e personit qe ka vdekur (vdekur jashte shtetit), burrit ose gruas qe jetojne. Keto i kane bere per te gjithe njerezit, enden pleqte 84 vjec neper Tirane, me ore, me Kilometra, sa ne lagje, sa ne Piken e pensionit, sa ne Mininstrine e Financave, sa ne Sigurimet Shoqerore,sa neper Bashki sa te Noteret….e pafund kjo liste e gjate…Kur Dokumentat Kryesore i kane me vule Noteri nga vendi ku personi ka vdekur. Kush po ja punon ketij “Institucioni”? Nje i moshuar 84-85 vjec?? Turp tu vije.

    Bejne sikur ai pension eshte pasuri, e kerkojne dokumenta te tilla, certifikata Trashegimie, qe ate pension te shkrete ta marrin te gjithe motrat, kushurirat, etj,etj, jo burri ose gruaja qe jeton qe ka shpenzuar qimet e kokes per bashkeshortin ose bashkeshorten qe ka vuajtur semundje nje kohe te gjate, e eshte kujdesur duke i ndenjur ne koke e duke e ushqyer. Ose jane te paafte per ate vend pune, o sduan ti japin ato leke te futen ne arken e tyre per bonuse, ose duan rrushfete. Turp tju vije ketyre bashibozukeve, socialiste apo demokrate kushdo qofshin. Ne fillim thone, sillni kete e ate nga ai vend ku personi ka vdekur, i plotesohet kerkesa, pastaj thone duhet kjo e ajo e kjo nga ketu, ku perfshihet edhe Noteri i paafte nga Shqiperia, i cili kerkon dokumente pa fund. Cfar behet keshtu?

    “What goes around comes around”…

    Ketu po flas edhe ne emer te atyre personave te pakenaqur qe kane pasur te njetin fat dhe jane endur rrugeve te Tiranes mbi 6 muaj per nje pensjon 100 mije lekesh te vjetra ne muaj…turp i madh per ate vend. Njerez pa zemer e pa rrespekt per te moshuarit e per me teper per ato qe kane vdekur. Duhet te kalojne gjithe keto siklete nga vendi i tyre i “Dashur”.

  4. Goni says:

    BB duhet te largohet nga Shqiperia, ashtu si FMN-ja.
    E vetmja gje pozitive qe beri Berisha (nese mund te quhet e tille, pasi e beri per qellimet e tij anti-demokratike dhe per te mos patur asnje mbikqyres te politikave te tij grabitese ekonomike) ishte nderprerja e çdo marredhenieje me BB dhe FMN, dy institucione gjakpirese te cdo populli dhe vendi ku jane ngulur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje