Kryeministri Edi Rama i drejtoi një apel bankave të nivelit të dytë të kreditojnë projektet në bujqësi. Rama tha se bankat duhet të nxjerrin paratë nga arkat dhe të financojnë projektet konkrete në bujqësi, për të cilat shtoi se risku është shumë i vogël, për të mos thënë inekzistent.
“Ju garantoj se instrumentet që Qeveria ka për të kontrolluar projektet janë shumë më rigoroze sesa kontrolli që kanë bankat për kontrollin në kreditimin e bizneseve.
Nga kontrollet që ne kemi ushtruar nuk ka qoftë edhe një rast që skema të ketë dështuar“, tha Rama.
Në vijim Kreu i Qeverisë theksoi se problemi që kanë sot fermerët shqiptarë është shlyerja për shkak të interesave të larta, por jo dështimi i skemave.
“Ne kemi rritur fondin e financimit, vitin tjetër mund ta dyfishojmë atë, por prapë është e pamundur të financojmë të gjitha projektet”, tha Rama.
“Sa më shumë ne të jemi në gjende të mbështesim me financime ndërtimin e sa më shumë shembujve të tillë aq më pranë jemi në objektivin e ndryshimit në bujqësi.
Këto shembuj na tregojnë që të gjitha ato problematika që nga lart duken të pazgjidhshme si fragmentimi i tokës, në fakt nuk ekzistojnë. Mjafton që ne të mbështesim të gjithë sipërmarrësit që kanë idenë e qartë dhe kanë bazën mbi të cilën të fuqizojnë kapacitetet e tyre në infrastrukturë dhe teknologji dhe zinxhirri i punësimi është i garantuar.
Këto janë gjëra që unë i kam parë me sytë e mi, sesi një pjesë të konsiderueshme të këtyre shembujve i kemi prezent. Këta njerëz kanë arritur që me mbështetjen financiare të transformojnë shifrat e përpunimit dhe të eksportit të tyre.
Ne duam të shkojmë një hap më tutje dhe për këtë kemi diskutuar me BERZH që në programin e ri me Shqipërinë të vendosi në qendër të vemendjens për Shqipërinë nxitjen e zinxhirrit të vlerave dhe ciklit të mbyllur të prodhimit në bujuqësi.
Ne do të transformojnë agjencinë e pagesave në një ndërmjetës mes sipërmarrësve dhe bankave. Pra e reja që synojmë është që marrëdhënia me bankat mos jetë e drejpërtrejtë mes sipërmarrësve dhe bankave, por mes bankave dhe agjencisë sonë të pagesave e cila do të marrë përsipër procesin e kontaktit të mbledhjes së projekteve dhe depozitimit në banka.
Kjo do të bëjë që të gjitha vështirësitë që has dikush të neutralizohen dhe nga ana tjetër agjencia e pagesës do të kete jo vetëm rolin e ndërmjetësit por edhe rolin që shteti do të ketë në marrjen e rriskut.
Kjo është ideja dhe ne besojmë që konfirmimi që BERZH kësaj ideje, pasi bëri një analizë duke konsideruar që ne fillim kjo mund të bëjë një 10-fishim të financimit të këtyre sipërmarrjeve.
Problemi që kanë fermerët nuk është me kreditë, por qëndron se këtë ata nuk mund ta bëjën dot këtë vetë, sepse financiarisht kjo është e pamundur për ta“, theksoi Rama.
I pranishëm në tryezë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj vlerësoi rritjen e ndjeshme të eksporteve të prodhimeve bujqësore, duke shtruar kërkesën e rritjes së prodhimeve edhe për tregun sipas kërkesave në rritje.
Gjatë punimeve në prezantimin e “Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi dhe zhvillimin Rural”, ku po zhvillohet dialogu Qeveri-Banka-fermerë, Ahmetaj vleresoi se “eksportet bujqësore vjet u rritën në 20%, ndërsa në tre muajt 2015, vetëm nga agroindustria ka kërcim në eksporte me 24%”.
Ai gjithashtu shprehu urgjencën që ka sot prodhimi bujqësor ndaj kërkesave të mëdha që ka tregu.
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, rritja e prodhimit bujqësor përbën një nga drejtimet kryesore dhe orientim të programit të Qeverisë.
“Dy elementë kryesore janë orientimi i qeverisë për rritjen e mbjelljes së produkteve me mbështetjen e skemave subvencionuese, që janë në funksion, pasi vendi duhet të plotësojë kërkesat që tregu ynë. Deri tani, prodhimet bujqësore nuk po arrijnë akoma që të plotësojë kërkesat”, theksoi ai.
Ministri Ahmetaj shtoi se “janë mbi 800 milionë euro produkte agroushqimore që importon Shqipëria cdo vit”.
Duke u ndalur tek programi i fundit i Bankës Botërore, ministri Ahmetaj vlerësoi mundësinë që kanë kwto fonde për të tërhequr të tjerë donatorë, me qëllim shtimin dhe përmirësimin e këtij instrumenti financiar, në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe agropërpunimit.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se bujqësia është sektori që gjeneron më shumë punësimin në vend.
Në një aktivitet për bujqësinë, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministri Panariti tha se me ndarjen e re territoriale, ky sektor do të ketë edhe dimension urban dhe se bashkitë do të kenë sektorë të veçantë dedikuar bujqësisë, çka sjell edhe një mbështetje më të madhe në këtë sektor.
“Sektori i bujqësisë është një sektor që sot gjeneron punësim. Sipas statistikave të ISNTAT janë 1 milionë e 40 mijë individë, subjekete të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në bujqësi. Kjo tregon edhe njeherë potencialin që ky sektor gjeneron në punësim.
Për të krijuar presketrivë punësimin fermërëve. Ajo që dua të them, me hartën e re organizative, bujqësia nuk ka më dimension rural, por edhe urban.
Kjo do të thotë se mundësia për tu mbështetur është me e madhe. Pra bashkitë do të kenë sektorë të dedikuar buqjësisë, vaditjes, imputeve bujqësore. përqasja jonë është shumë racionale, e mençur do të thoja.
Ne kemi stimuluar pikat e grumbullimit, sepse janë këto që organizojnë fermerët. Kjo ka zgjidhur edhe fragmentimin e tokës. Ne jemi të drejtuar në projektimi, sic jemi të vendosur për certifimikin e tokës, por kemi edhe një mekanizëm të thjeshtë që bashkon fermerët”, tha Panariti. /gj.k/
do dali saliu dhe do thote qe e kishte len gato kte projektin e agjensis. ju pergezoj per kte nisem zoti rama. kur shteti do ai ben punen dhe projektet nuk i ke ne letra por i zbaton
projekte dhe pune konkrete. nuk mund te vazhdojm te mbetemi me premtimet e saliut. bujqesia do financim dhe edi rama vazhdon ta tregoje qe prioritet e qeveris po marrin perdite mbeshtetje dhe se ata qe deri dje thonin qe nuk punon nje nga nje po e mbyllin gojen
Qeveria si rradhe here sot po mbeshtet buqesine. Gjithashtu po behet garante qe bankat e nivelit te dyte te finacojne me ane te kredive me interes te ulet cdo fermer shqiptar! Kjo tregon sa i rendesishem eshte ky sektor ne rritjen edhe zhvillimit ekonomik!
Duhet sa me shume investime ne bujqesi, pse te importojme skarcot e vendeve te tjera, me cmime shume me te larta, kur ne vend kemi gjithe ate toke bujqesore, si prodhimet e vendit nuk ka, plus qe do te jene me cmime me te mira, dhe s’kane pse te shkojne dem financimet dhe skemat e subvencionime, perkundrazi do jete ndihmese per ekonomine e familjeve bujqesore, per ekonomine ne teresi dhe konsumatoret.
Duhet sa me shume investime per te mbajtur fshatarin te lidhur me token, se qyteti nga fshati rron, do te sillte jo vetem punesim dhe te ardhura te qendrueshme, por edhe rritje te ekonomise.
Politikat monetare kane qene keq te orjentuara deri me sot, dhe tashme me garancine qe jep shteti me subvencionimet ne bujqesi, bankat do te jene me te predispozuara per kreditim, eshte nje sektor qe ka te ardhme, qe premton per rritjen e ekonomise dhe produkte me cilesore te tregut te brendshem.
Na hapet barkun katnare dy leksha qe beni propogande per PS ne. Nese Rama thote se risku eshte in egzistent perse nuk i financon vet po u kerkon bankave?!
Eshte kollaj ti kerkosh dikujt te financoj dhe ti thuash se eshte pa risk.nese do te ishte pa risk si thote Rama, qe neser te gjitha bankat e botes do financonin ne Shqiperi. Pfffff Boll me propogande Tema.
bujqesia eshte prioritet i qeveris dhe ka projekte, ide dhe financim. deri para 2 vitesh ishte prioritet por nuk kishte as ide, as projekte, as financim se saliu kishte mendjen me mbjellur arrorret e tropojes
bujqesia e ben kte vend qe te ket vertet rritje ekonomike. bravo qeveris qe po ben mbeshtetje dhe po krijon mekanizma qe tja lehtesoj punen fermereve
Shqiperia ka nje natyre shume te bukur edhe nje tok shume pjellorem e vetmja gje qe i ka munguar gjithw kto vite jane granten per femere qe te rrinsin prodhimin.
Buqesia eshtw nje nga pikat qe ndikon ndrejt per drejt ne prodhimin e brendshem brute edhe nje nga pikat qe ndikon ne zhvillimin ekonomik. Kto politika qe ndjek qeveria duke ndihmuar cdo femer me ane te granteve apo kredive te buta do ndikoj ne prodhimin ne buqsi edhe do rris edhe eksportet e produkteve made in Albania!
Cdo biznesme sot sduhet te pwrqendr9het me te betoni edhe te ndertimet. Ca kishte per te ndertuar ne shqiperi u ndertua edhe nje pjese e pallateve sot jan bosh. Buqesia eshte nje nga mundesite qe cdo gje qe investon te kthehet mbrapsh shume shpejt. Pa harruar qe ky sektor po shihet me shume rendesi nga qeveria!
Shqiperia nuk prodhon dot “benz”! Dy sektoret ku vendi yne ka potenciale jane bujqesia dhe turizmi. Pikerisht bujqesise duhet ti jepet nje shtytje me qellim qe te zhvillohet. Thirrja e kryeministrit Rama ndaj bankave te nivelit te dyte eshte me vend.
gjithmone financime mbeshtetje per bujqesine po ku shkojne e ku kane shkuar keto fonde se i kemi pare perparimet e bujqesise vetem te ministri bujqesise e kryekaret e komunave po shohim fshatra te braktisura pleq te lodhur e te vetmuar shtepi te braktisura e toke te djerre qe ste lene ta punosh e vet se punojne se trimat kane ra ne qytet e mare rruget e botes pse valle pyetje per poletikanet dhe jo per njerezit qe rrine neper klube.
O Rame, as 5% e kredive nuk shkojne per sektorin bujqesor. Ca flet o budalla se arrite nivelin e Saliut.
Bankat e dine vete ca bejne, kane departamente te vecanta qe merren me keto pune, nuk kane nevoje tu tregoj Kryeministri ca te bejne, kjo qe ben Edi eshte Budallallek dhe Injoranc!!!!
Bankat duhet te largojne nga puna urgjentisht te gjithe ekspertet ekonomike dhe financiare qe kane dhe te bejne c’thote Rama!!!
Komentuesve servila me siper ja uroj me liber shtepie.
Zoti Rama , meqe permend bujqesine, si nga deget kryesore te ekonomise shqiptare , mos u fokuso. Shume tek Bankat. Banka Kombetare ka ulur interesat ne 2,25 %, dhe bankat e nivelit te dyte jo vetem nuk i kane ulur interesat e kreditimit ,por dhe nuk japin kredi . Pra strategjia e Bankes kombetare deshtoi , dhe nuk ndikoi ne kreditimin e ekonomise ,por perkundrazi po i detyron shqiptaret te terheqin depozitat per shkak se nuk kane fitim, dhe kane filluar transaksionet jasht tregut financiar, duke kredituar ato bisnesin. Bujqesia eshte sektori qe gjeneron te ardhura per nje kohe te shkurter, dhe sa do ti kerkosh Bankave, asgje sdo te ndryshoj, e vetmja gje eshte qe agjensia e pagesave te kete ate fond prej 100 milion $ dhe ta kreditoj ajo bisnesin si Banke shteterore me interes 2 % ne vit dhe kredi te vogla, qe mund te shlyen brenda tre vjeteve maximum. E fundit ngrini fabrika te perpunimit ne ato qytete sic ishin para 90-tes , se keshtu do shtohet punesimi dhe do te rritet vlera e produkteve duke eleminuar plotesish mos shitjen e prodhimit ,
Ky minstri i bujqesise me duket njeri qe e do bujqesine. Te le pershtypjen se ka deshire ta gjalleroje bujqesine, dhe ka idene e mire se shqiperia do te rilindi duke filluar pikerisht nga bujqesia. Po nuk u bene njerezit te interesuar te punojne ne bujqesi nuk do te kete rritje ekonomike per Shqiprine. Kishte ardhur Italjani ne Grabian te Lushnjes dhe kishte mbjellur 5 ha sera me luleshtrydhe. Epra bujqesi eshte por do mendje puna Edini c’thoshte ujin qe i hedh luleshtrydhes te kthehet ne para, shit uje me para. Ti thuash ndonje shqiptari Grabian do mendoje niterrnimin e te denuarve politik ne kohen e Dulles ti thuash italianit grabian do mendoje nje fushe te shtruar me para mjafton te shkosh e ti mbledhesh Do mendje puna , do mendje!
Thirrja e Kryeministrit me siper ngjan si thirrja dikur (1988-1999) e Ramiz Alise”Ulliri e ka zakon te beje cdo vit dhe duhet te beje cdo vit”.Futi shpulla Panaritit te meret me hipotekimin e Tokes Bujqesore te celet tregu i Tokes se nuk investojn Bankat me thirrje revolucionare dhe bujqit pronar pa tapi me ngastra ne perdorim nga 3 dynim.As per garanci bankare nuk vlen toka Bujqesore me dokumenta provizore.
Problemi eshte pse duhet te kalojme ne per bankat,te na shtohet interesin:a nuk mundet shteti shqiptar me financuar projektet ku te them bujku financon vete50% shteti 50%¿ pse duhet t’ia japim pare bankave qe nuk po banje punen e tyre,mbasi nuk japin kredi? Edhe keshtu ne qofte se bujku deshton prape reziku per marrjen e prônés se tij si kollateral nuk existon keshtu! Bujqesia eshte Pune me faktor reziku si ngroja ,permbytjet edhe rezikohet per nje kredi te pashlyer te te shkoje prôna jote kot!kjo eshte skeme e njohur ne boten e trete,kur bankat duan me marr ne dore tokat e fshatareve:japin kredi shkoje kishe si investi,bile iu sjellin edhe expert edhe fara hybride,qe neser fshatari te jeté peng i tyre! Pyetni pervojen e kosoves apo dje me kokrat e kolomoqit shterp,si ndihme per bujqesine!
Shteti le te garantojepra edhe te subvencionoje bujqesine,e Jo kredi!
Meqe risku eshte inekzistent, perse nuk financon vete qeveria dhe te gjitha fitimet i shkojne buxhetit, rasti me i mire. Po nese ndodh ndonje permbytje si e kesaj radhe, ose me sakte e disa radheve resht, kush i mbulon humbjet??? Pasi deri sot eshte thene qe nuk kemi sistem kanalesh kullimi funksional ne nivel kombetar. Pra pyetja e thjeshte “Nese ndodh si perhere, kush paguan?????”