Rreth 100 ton miell të kompanisë “Agroblend” dhe 6800 ton lëndë e parë grurë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi jo vetëm nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacionin shoqërues, por kanë rezultuar edhe me prezencë të aflatoxin.
Kompania Agroblend sh.p.k ndodhet në Vorë me përfaqësuese Hava Ismailin, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Vorë prej tre mandatesh, Fiqiri Ismaili, i cili garon sërish më 21 Qershor nën siglën e Partisë Demokratike.
Inspektorët e AKU kishin kryer kontroll më 14 maj në ambientet e firmës në fjalë, ku pas konstatimit të mungesës së kushteve higjieno-sanitare morën masa të menjëhershme duke ndërprerë aktivitetin e Agroblend e duke bllokuar fillimisht 41.3 ton miell. Pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Sigurisë Ushqimore mielli i bllokuar rezultoi pozitiv për aflatoxin.
Gjithashtu ndaj subjektit Agroblend u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë.
Për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumtatorit, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë urdhëroi gjatë ditës së djeshme inspektim në firmën e miellit, ku u morën monstra të tjera dhe u bllokuan 100 ton miell e 6800 grurë deri në daljen e përgjigjes së analizave.
“Garantojmë konsumatorët se sasia e prekur nuk ka dalë në treg dhe se mielli që është për përdorim aktualisht është brenda standardeve të percaktuara nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie.
Reagimi i PD
Ndërkohë në lidhje me kontrollin dhe bllokimin nga AKU ka reaguar Partia Demokratike, e cila akuzon Qeverinë se po sulmon kandidatin demokrat me urdhër të Ilir Metës.
“Strukturat mafioze të LSI-së në qeveri shënuan sot një sulm të ri ndaj zgjedhjeve të lira në Bashkinë e Vorës, duke vënë në shënjestër direkt kandidatin e opozitës, Fiqiri Ismaili.
Ministria e Bujqësisë dhe Autoritet i Kontrollit të Ushqimit, që drejtohen me telefon nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëruan pezullimin e fabrikës së miellit të zotit Ismaili, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore.
Një grup kontrolli nga AKU zbarkoi në fabrikë të shtunën, ndërkohë që vendimi arbitrar u mor një ditë më pas, pa pritur edhe afatet më minimale, që të verifikoheshin rezultatet e analizave. Të gjithë ne e dimë se administrata shtetërore e ka pushim të shtunën dhe të dielën, por kjo me sa duket nuk vlen për horrat e LSI-së në qeveri, të cilët punojnë në mënyrën e tyre, me bllok në dorë.
Goditja e biznesit të zotit Ismaili vjen pas një vale presioni mbi të gjitha sipërmarrjet private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bashkisë së Vorës, dhe pas trysnisë që po ushtrojnë forcat e policisë dhe elemente kriminale mbi aktivistet e Partisë Demokratike.
Një klimë e tillë represive në fushatë nuk mbahet mend asnjëherë në Vorë, madje as edhe në zgjedhjet e 2001-it, të cilat kanë qenë më të këqijat në këtë aspekt.
Partia Demokratike e konsideron këtë si një ndërhyrje të pastër të mafies qeveritare për të prishur zgjedhjet e 21 qershorit dhe për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Ajo kërkon ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate të shpifur presioni dhe terrori shtetëror, që po ushtrohet prej ditësh në gjithë territorin e bashkisë së Vorës, duke paralajmëruar të gjithë abuzuesit se do të vihen rreptësisht para përgjegjësisë. Ndërsa sulmi mbi kandidatin Ismaili dhe çdo rast tjetër i ngjashëm do të vihet në dispozicion të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në Tiranë.
Po ashtu, i kujtojmë Ilir Metës dhe çdo shërbëtori të verbër të tij që ta harrojnë se me këto forma të ulëta dhe ordinere do të arrijnë qëllimet e tyre politike në Vorë. Fiqiri Ismaili dhe Partia Demokratike do të dalin më të fortë prej tyre dhe ata i pret një humbje shembullore në këtë njësi administrative.
Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje kryeministrit që të mbajë larg duart e pista të pushtetit, që duan të prishin zgjedhjet në Vorë”, thuhet në reagimin e PD.
Burg se kush e di sa kanceri ka rene nga ato ane ….
rrace e flliqte , pabuksa qe keni rene ne lek e s’ia u ndal dreqi babzine per to ….
Po s’paskan pas nginje keta plerat, mashtrim ne sasi, ne cmim e tani ne cilesi, e ku te buka e gojes, mos befshin hajer jarebi.
Keni pare s’keni pare, te gjithe kriminelat dhe hajdutet jane mbledh ne nje parti e ashtuquajtur demokratike. Te gjithe njerez me precedente, si nuk doli nje normal, i ndershem, qe te fitoje me pune e me djerse? Shporruni o plera qe e keni marre ne qafe kete vend.
Cohu Enver, se dun me na vra me buke ngoje keta perversat e Pd-se, si nuk lan gja pa ba, te babezit, vec me mashtrime. Krejt hajdutet e kriminelet qe ka nga mbrapa saliu e luli, jane tu ja fut shqiptarve perdit.
Shko tek PD se behesh Miljoner per 1 vit.
Miell te helmuar sjellin per njerezit, i trajtojne me keq se kafshet.
Mafiozet e LSI nuk i shpeton dot asgje nga humbja e thelle e 21 qershorit.Kandidatet kriminele te LSI do humbin ne cdo qytet ku kandidojne ku humbjen me te thelle do e marrin ne Kukes e Lezhe.Hasani i Monikes do te shperfytyrohet nga vota e thelle kunder tij.Demokratet e Kukesit dhe socialsitet e Kukesit jane te mobilizuar si kurre me pare kunder Hasan Monikes qe e pret disfata me e rende e 24 viteve.E njejta gje do te ndodhe edhe me Viktor Moniken e Lezhes ku as blerja e votes nuk e shpeton dot pasi do mundet aq thelle sa as vet ai nuk e imagjinon.Per sa i perket Vores LSI nuk ka asnje shans per fitore pasi edhe dega e PS nuk ka interes te mbeshtese Luan Moniken e Ilirit.Ilir Monika dhe LSI do te shporren njehere e mire nga Shqiperia.Koha po afron.Tirana dhe rrethinat asnje vote per Banden e LSI dhe te gjjtha votat per Halim Kosoven si kandidatin qytetar dhe te ndershem qe i duhet Tiranes.Erion Veliaj si anetar i LGTB duhet perzene me shqelma nga Tirana.Votat vetem per njeriun e punes Halim Kosova.Vota ime ne Keshill Bashkiak per Partine Socialiste kurse per kandidat vetem per Halim Kosoven pasi me ka ber nje nder qe sdo ja harrojme sa te kemi jeten.Halim Kosova eshte kandidati me i mire ne keto 24 vite ne Tirane.Votoni Halim Kosoven nuk do zhgenjeheni dhe vota pro Halim Kosoves esht vote kunder hajduterise dhe maskarallekut.
Ti Fieraku e di shume mire sa i ndershem eshte Halim Kosova qe vodhi spitalin per te ngritur sarajet milionshe private te tij. I vidhte pa pike turpi, edhe krevatet edhe ilacet edhe bojen e vajit me kane thene, edhe legena me kane thene.E boshatisi shteterorin sa ishte ne krye te spitalit publik se nuk i hynte gjemb ne kembe nga hani i Sales. Poshte ajo fare e keqe qe e ka filitur Shqiperine per 20 vjet.
Kontrolli eshte drejtuar nga nje ish anetar i Komitetit te Drejtues te PD (nje rrugaç i rendomte aktualisht ne LSI). Saliu afroi plehra dhe nga plehrat e hengri. Personi ne fjale drejtoi Laboratorin e barnave per vite me rradhe dhe ishte nje nga Pedet me agresive. Me pas e nderroi pllaken dhe kaloi me LSI.
Urdheri i Metes apo jo , keta garipat e Pd si ky mullixhiu Ismail duhet te fillojne te kendojne : Harro mushke Valarene, se sAli pashane e prene..
Ky horr ka bere dasem neper dogana per tete vjet qe kishte pushtet PD, duke konkuruar ne “menyre te ndershme ” ne ekonomine e trgut – ashtu si na mesonte meme e tij PARTI
Ky Fiqiri Ismaili pervetesoi demshperblimet dhe ndihmat per familjet e demtuara ne Gerdec. Paska qene fukara fare i shkreti nuk paska pasur faj.
o popull po ca keni juse kush e ka mar kete aksjon
apo ai tjetri esh me i mir po ata shikojon
xhepin e tyre dhe jo ate tuajin po i lini te han kokat e tyre
dhe prapa djellit te ven
kur do e merni vesh qe ata shikojn
xhepin e tyre dhe jotuaji
a e shikoni qe nukkeni as gjerat me themetare
po ju polaeni me sapllak akoma
dhe juze meraku per ta VAJ ME DET OVAJ ME DET
Duket qarte qe ne SHQIPERINE TONE MONOPOI komandohen-drejtohen nga politikanet dhe “ushtaret” e tyre dhe per
nje vend-komb eshte shume fatal pasi Qytetaret Shqiptare shumicen e ketije MONOPOLI e blen se eshte i detyruar per nevoja jetese me cmime me te lara ne rajon,kjo eshte
pasqyra e Politikanve Shqiptare ne momentin e tanishem .
Korigjim,MONOPOL.
Keta qelbesira pasurohen me rrezikun e bukes se gojes ,ne nje vend normal ketij zotrise i kishin hedhur hekurat dhe jo ta kanditojne kryetar bashkie ,Per pd-istat cdo veprim i respektimit te ligjit eshte e qellimshme politikisht ,se per keta nuk ka rendesi jeta e njerezve por vota .rrace e keqe qe duhet shkulur nga rrenjet ,,maskarenjte e kombit
Mjer populli ca ka henger dhe ca do haj ?
Mos u merrni me llafe kote, jo i PD e LSI etj.
E rendesishme eshte te dalin analizat , dhe po doli gruri me permbatje mbi normat e lejuara me aflatoxine te bllokohet dhe te gjobitet, te denohet me burg per tentative vrasje dhe te merren masa urgjente per pastrim tregu nga kjo hata qe rrezikon njerzit.
Pastaj nuk e kuptoj se cfar kane partite tek aflatoksina qe eshte rrezik per njerzit me jeten e tyre. Apo kjo eshte metode shpetimi e deri tanishme e dallkaukeve. Dmth une munde te helmoj njerzit , po me denove ti si shtet une gjej strehe tek Partia !!! Keto justifikime jane kriminale.
Puu, kta te PeDe-se jane monstra mor zotni. Ai miell vdes popullin, kta thone osht sulm politik. Pra sipas ktyne nje, i PeDe-se mund te boj biznes te piset dhe askush nuk mund ta kontrolloje, sepse po u kontrollu, kemi te bojme me sulm politik.
Te abuzosh me cilesine e miellit dhe te bukes eshte maskarallek dhe pabzi. Paske qene i pangopur o kriminel po ti meriton burgun per pasojat e kasaj qe ke bere
nje20 vjet qe hame helmet e politikes deshtake te salistanit.mielli me radioaktivitet shkaton semundje dhe kancere.Nje pjese e madhe e popullit tone vuan nga diabeti per arsye te miellit qe vjen nga shtetet lindore ecila permban tejkalim te pesticideve.
ish kryebashkiaku i gerdecit mafia e djalit sales shkelxeni tani merret me miell …………………….
Te mullixhiu i fshatit te gjithe besonin se ishte buka po te ky surat beson vetem pd luli dhe sali krimineli qe pasi vrau e preu per 25 vjet tani Po shikon si te hedhi bomben bakterollogjike dhe te shfarosi gjithe shqiptaret vetem se nuk po arin te mbaj fronin po duhet ta kuptoj se nuk ka per tu kthyer kure me as ai e as ca ka lene ai m brava se ky popull,as ka qene e as eshte budalla po plera, si saliu e kane vjedh dhe mashtruar me dictature dhe jo me vote te lire
N.q.se mielli ka vërtet alfatoxinë (dhe n.q.se ka sadopak shtet), ky surrat (që do të dalë dhe kryetar bashkie…???!!!), tani duhej të ishte prapa hekurave dhe jo “të gjobitej” me 400 mijë lekë (???!!!)Megjithatë, ky popull i mjerë dhe (idiot) tej mase, “rri i qetë” duke pritur “Shqipërinë e Madhe” të gjatoshit…
Mos kini frike nga thenia e te vertetave!
Ky shkrim eshte botuar 2 vjet me pare dhe ministri PANARITI i LSI-se nuk ka thene asnje fjale!!!
A KA PROKURORI NE SHQIPERI???
Vazhdon krimi
Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës
“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Përparim HALILI
Ne Shqiperi ka mbi 25 vite qe populli konsumon buke me lende kancerogjene.Kete e ka favorizuar periudha e pas 90-tes kur nuk kishte buke dhe shtetet e tjera pastruan magazinat e tyre dhe vecanarisht pas ardhjes se Sali Berishes me Partine Demokratike ne pushtet siguruan shumellojshmeri forma bukesh me miell te ardhur nga Serbia, Rusia e Ukrahina dhe pasnje kontroll qe kjo gjendje vazhdon edhe ne diteet e sotme pra populli po merr kancerin nepermjet ushqimit dhe tregtaret me shtetaret mbushin bankat me leke kanceri. Per rastin e mesiperm ne vend qe te jepet alarm kombetar per gjendjen na del Partia Demokratike dhe e mbron si sulm politik te fushates. Shume e cuditshme por ata keshtu kane vepruar. Partia Demokratike e Shqiperise me Sali Berishes dhe shume te tjere kane qene, jane dhe do te mbeten KANCERI I SHQIPTARVE.