Ahmetaj: Vetëm duke qenë bashkë, BE mund të mbështesë projektet tona

28 Maj 2015, 13:11Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjëes, Arben Ahmetaj, në panelin e dytë ekonomik me temë “Bridging the gap betwen the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, në Forumin Ekonomik të Vjenës,  vlerësoi se bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të zgjidhë problematikat e së kaluarës dhe ta kthejë rajonin si pjesë integrale e Bashkimit Europian.

Duke iu referuar historisë kur rajoni konsiderohej problematik dhe BE me aleatët diskutonin zgjidhjen e tyre, ai theksoi se sot ndryshimi është shumë i madh pasi diskutojmë për vendimet si ta cojmë rajonin si pjesë integrale në Bashkimin Europian”.

“Procesi i nisur në Berlin na ka bërë bashkë dhe na ka sjellë këtu që të diskutojmë projekte konkrete”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, lidhja e inerkonjeksioneve nuk është vetëm një proces ekonomik.

“Kemi bërë përpjekje të përbashkëta me Beogradin dhe me vendet e tjera për të paraqitur projektet tona dhe duam të besojmë se vetëm duke qënë bashkë, mund të galvanizojmë mbështetjen nga Brukseli dhe vendet anëtare për zhvillimin e tyre”.

Ahmetaj duke e quajtur rajonin e Ballkanit, “një vlerë e shtuar për shoqëritë, tregjet europiane”, theksoi se Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar dhe vendet anëtare të tij kryesoret për investimet e huaja.

“Problemi lidhet me faktin se si të bëhemi më tërheqës për investimet europiane. Ne duhet të bashkërendojmë politikat tona fiskale, nevojat e ndryshme që kemi për të financuar ekonomitë tona, që nga bujqësia, tek industria, sepse këto do ta bëjnë rajonin një treg jo vetëm virtualisht, por realisht të unifikuar”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, unifikimi i sistemit fiskal mes vendeve në rajon mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për zhvillimin e ekonomive të cdo vendi dhe iu referua disa elementëve, të cilët krijojnë barriera të padukshme të tregtisë, sikurse certifikatat e cilësisë.

“Ne kemi nisur në këtë drejtim një proces serioz me Prishtinën dhe për tre muaj do të kemi m rezultatet konkrete”, tha Ahmetaj, duke sygjeruar bashkëpunimin mes vendeve të tjera në rajon.

Ai konsideroi turizmin si fushë e mundshme e bashkëpunimit, ku krijimi i një unaze të madhe, nga Kroacia, kalon nëpër Malin e Zi, Shqipëri, deri në Greqi, mund të shfrytëzohet gjithë vija bregdetare. Ahmetaj nuk la mënjanë vlerat e mëdha që ka turizmi malor në vendet e tjera.

“Kemi bukuri të përbashkëta dhe rajoni po kthehet në destinacion turistik. Shqipëria ka detin, ushqimet BIO, po kështu Sërbia, Mali i Zi, Bosnja dhe të tjerët, ndaj një bashkëpunim rajonal e mbyll unazën turistike nga një vend, në tjetrin”, tha ai.

Mbi të gjitha, ministri Ahmetaj cmoi se gjithë kjo përpjekje nuk është thjeshtë ndërtim infrastrukture, por dhe mënyrë që bashkon njerëzit. Lidhur me projektin për ndërtimin e autostradës Adriatik-Jon, që e quajti “projekt europan”, Ahmetaj tha mes të tjerave, se vendet e rajonit duhet të mëndojnë gjetjen e mundësive, që palët të bëhen bashkë për të shtytur vendet e Bashkimit Europian që t’a financojnë projektin, i cili nuk ka vetëm aspektin infrastukturor.

“Ne si pjesë e Ballkanit Perëndimor nuk ndryshojmë vendin, por mënyrën se si të jetojmë duke u integruar me njeri-tjetrin dhe në Europë”, tha  Ahmetaj.

23 komente në “Ahmetaj: Vetëm duke qenë bashkë, BE mund të mbështesë projektet tona”

  1. Artan says:

    Kjo konference ka ne fokus te saj rritjen e bashkepunimit ekonomik mes vendeve te rajonit dhe afrimin e tij me Bashkimin Europian. Realizimi i projekteve infrastrukturore si: “Korridori i Kalter” dhe linja hekurudhore rajonale lidhin Ballkanin me pjesen tjeter te Europes. Gjithashtu afrojne edhe me shume vendet e Ballkanit me njeri-tjetrin.

    1. Jeronim says:

      Qasja e re mes vendeve te ballkanit eshte e rendesishme per faktin se ben te mundur intensifikimin mes tyre gje qe perkthehet ne zhvillim per te gjitha vendet. Duhen lene pas njehere e mire merite e vjetra dhe te investojme per te tashmen e te ardhmen. Keshtu do e kemi me te lehte rrugen per aderim ne Bashkimin Euripian.

      1. agimi says:

        bashkepunimi ndermjet vendeve te rajonit do sillte me shume investime ne ballkan duke permirsuar shume infrastrukturen. kte na e ka then edhe vete merkeli qe nqse do punohet per nje qellimi te perbashket per vendet e rajonit shume shpejt do hedhin hapa te medha drejt bashkimit europian!

        1. Renisi says:

          Te leme pas mërite e vjetra dhe te shohim perspektiven. Ballkani mund te ece perpara nepermjet bashkepunimit, duke ndihmuar njeri tjetrin dhe padyshim me ndihmen e europianeve. Financimet per rajonin tone nuk do mungojne nga BE mjaft qe te kete bashkpunim, keshtu e ardhmja do jete e sigurt.

          1. Elma says:

            Sigurisht, bashkimi ben fiqine, por serbet deri me tani duhet te kishin treguar me shume mbeshtetje per projektet Shqiptare e jo ti kundervihen cdo gjeje.

          2. Rimi says:

            BE gjithmone ka qene e gatshme qe te investoje ne projekte ne Ballkan por fatekeqesisht ne (ballkanasit) kemi qene problematike pasi kemi patur mosmarreveshje, tashme ka ardhur koha dhe mundesi qe ne te bashkohemi dhe te punojme me mire.

            1. janiF says:

              Bravo ju qofte qe arrini te sillni te tille aktivitete, vemendje dhe personalitet ne Shqiperi. Si dita me nate me ata qe kishim.

    2. atdhetari says:

      Cfare projekte do mbeshtese Evropa? Borxhe? Evropa ska buke per vete me nje papunesi dhe krize te opapare, me mungese pasurish natyrore per cfare do na mbeshtese? Projekte per te na grabitur tere pasurite kombetare? Cfare perfituan vendet e lindjes nga evropa A S G J E

  2. olsi says:

    shqiperia tashme eshte ne rrugen e duhur dhe perdite e me shume ne saje te kryeministrit rama po behet faktor stabiliteti ne ballkan. tashme dhe ballkani do filloi nje rruge te re ku bashkpunimi ekonomik do jet ai parersor qe do i sheshoi gjithe mosmarrveshjet

  3. greta says:

    Eshte rritur shume roli i shqiperise ne ruajtjen e stabilitetit ne rajon. Kjo fale politikave qe po zgjedh qeveria te cilat realisht duhet te vleresohen me nota shume pozitive pasi jo vetem qe po permiresojne figuren e shqiperise por po rrisin besimin qe nderkombetaret kane tek ne

  4. oltion says:

    Nuk eshte me koha qe shtetet te rrine dhe ti tregojne njeri tjetrin te shkuaren. Sigurisht nuk po them qe duhet te harrojme te shkuaren,por me e rendesishmja tani eshte te shohim drejt te ardhmes,asaj qe shtetet si ne apo maqedonia duan,integrimin ne BE.
    Dhe vertet mbajtja e konferencave te tilla tregon se shqiperia eshte ne rrugen e duhur

  5. artan says:

    Me ne fund nje qeveri,nje shtet qe mendon realisht per imazhin e vendit tone ne rajon. Pikerisht mbajtja e konferencave te tilla tregon se shqiperia eshte e hapur per bashkepunim dhe e gatshme per te plotesuar kerkesat per integrimim ne BE

    1. donald says:

      Ballkani ka qene gjithmone zone problematike qofte pet europen qofte per vete shtetet e ballkanit. Jo ne pak raste edhe vendi jone eshte perfshire ne ceshtje ku ndoshta nuk ka patur dore fare.
      Pikerisht per te rregulluar imazhin e vendit tone dhe per te treguar se shqiperia eshte e gatshme per bashkepunimin rajonal,mendoj se organizimi i konferencave te tilla eshte nje fillim i shkelqyer per ne.

  6. Elma says:

    Bashkepunimi ekonomik ndermjet vendeve te rajonit eshte shume i rendesishem ne zhvillimit e tij,nepermjet bashkepunimit rajoni mund te behet me i forte dhe mund te konkuroje ne tregjet e medha te europes.

  7. klodi says:

    Mendoj se mbajtja e konferencave te tilla eshte shume e rendesishme per vendin tone
    Kjo jo vetem qe tregon se shqiperia eshte nder vendet me bashkepunuese te rajonit por edhe faktin qe vendi jone eshte i gatshem te punoje sa me shume per zhvillimim e metejshem te tij

  8. klea says:

    modelin me te mire po jep ministri Ahmetaj per te ecur perpara ne rrugen e zhvillimit dhe te modernizimit te vendit

    1. elida says:

      shqiperia eshte ne rrugen e mbare sa i perket integrimit ne familjen europiane bashkepunimi me vendet e ballkanit i jep edhe me shume kredibilitet dhe mundesi per tu integruar me shpejt

      1. endri says:

        bravo ahmetaj ky eshte mesazhi dhe motivimi qe meritojne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor te cilat inspirojne Bashkimin Europian

        1. irsa says:

          me shume investime nga BE-ja po te kete nje fryme me te madhe bashkepunimi ministria e ekonomise po ben me te miren per perthithjen e investitoreve te huaj europian per projekete te reja dhe rritjen e ekonomise se vendit

      2. Jetmiri says:

        Bashkepunimi ne fushen e ekonomise eshte jetesor per te gjitha vendet e rajonit. Te gjitha vendet qe jane pjese e kesaj tryeze diskutimesh do e kene me te lehte rrugen e tyre drejt Bashkimit Europian. Ballkani i bashkuar ka nevoje per europen ashtu sikurse edhe europa per ballkanin. Duhet theksuar se rruga e bashkepunimit eshte e vetmja rruge qe do dergoje perpara gjithe rajonin.

  9. Ben says:

    Çdo herë që del hajduti Ahmetaj, stafi i ministrisë perkujdeset të shkruajë për sukseset e tij. Banal dhe ordiner.

  10. bravo qeveria says:

    ordiner. Shikoni si qenkan kujdesur nje ushtri me njerez te bejne komente. Turp.

  11. TURP says:

    EUROPA nuk mund te financoje qeveri te korruptuara qe vjedhin parate e saj,,,pse kot pergjonte gjermania shtetet e korruptuara ,Europa nuk do na financoje ne per projekte te medha se eshte e bindur se qeveria jone do I vjedhe,ketu do perfitojne shtete serioze,normale si Serbia,mali I zi,maqedonia,bullgaria,greqia,,, derisa ne te largojme ramen,bashen,meten,europa do na mbaje larg dhe do perfitojne shtetet fqinje qe punojne paster,pa hile…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje