Rama viziton një biznes fason: Mbështetje ndaj bizneseve

27 Maj 2015, 17:11Ekonomia TEMA

1000 metra katror me një qera 1 euro, është ndihma që sipërmarrjes “Mito shpk”, në Berat, i është dhënë në kuadër të politikave nxitëse të qeverisë për rritjen e punësimit dhe nxitjen e sipërmarrjes.

“Brenda 6 muajve,  në janar të vitit të ardhshëm do të vendosemi ne ambientin i ri. Do të shtojmë fuqinë punëtore, por kemi edhe disa iniciativa shumë pozitive si krijimi i produkteve tona dhe dëshirojmë që të krijojmë edhe një shkollë profesionale. Është një program tepër ambicioz. Aktualisht, sot, kam 400 punëtorë. Në ambientet e reja për 2 vjet objektivi është që të kemi 800 punëtorë,” i tregoi sipërmarrësi Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në këtë fabrikë në Kuçovë.

Duke iu përgjigjur interesit të Kryeministrit sa i takon nivelit të pagesave në këtë sipërmarrje pronari i saj u shpreh se pagat nuk janë minimale siç është krijuar ide e gabuar për biznesin fason.

Kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen për të gjitha bizneset drejt krijimit të ciklit të mbyllur të produkteve brenda vendit.

Kryeministri vlerësoi se është pjesë edhe e programit të qeverisë bashkëngjitja e këtyre sipërmarrjeve me shkollat profesionale.

“Ne do t’i mbështesim të gjithë ata të cilët si ju janë gati për ta bërë këtë kapërcim dhe kjo e bashkëngjitjes së shkollave profesionale me këto sipërmarrje, është pjesë e programit tonë.

Në bashkëpunim me bashkinë e re ne do të identifikojmë dhe vendin dhe do të bashkëpunojmë përmes Ministrisë së Mirëqenies që të ndërtojmë shkollën profesionale. Kështu që 50% e kohës të kalojë në shkollë dhe 50% e kohës të kalojë në ndërmarrje.

Kjo në mënyrë që dija e marrë në shkollë mos të jetë teorike dhe nga ana tjetër eksperienca e marrë në ndërmarrje të vlejë.

Sapo të mbarojnë shkollën këta nxënës të jenë të gatshëm për t’u futur si pjesë e kualifikuar e krahut të punës në ndërmarrje në nivele të ndryshme. Për këtë ne do t’iu mbështesim shumë fort,” nënvizoi Kryeministri Rama.

Zhvillimi i industrisë dhe kalimi nga faza e produkteve gjysmë të gatshme drejt ciklit të mbyllur brenda vendit mbeten një objektiv i qeverisë.

Drejtuesi i ndërmarrjes e njohu Kryeministrin me planin ambicioz të zgjerimit të biznesit dhe zhvendosjes brenda gjashtë mujorit të ardhshëm në ambientin e marrë me një qera simbolike, duke dyfishuar fuqinë punëtore dhe duke krijuar gjithashtu një shkollë profesionale.

6 komente në “Rama viziton një biznes fason: Mbështetje ndaj bizneseve”

  1. lami says:

    biznesi fason, eshte bisnesi me vl, shfrytezon grate me 1500 leke ne muaj- ky eshte zhvilimi?

    1. ushtaraku says:

      te njejtin mendim kam dhe une…ke plotesisht te drejte dhe te imagjinosh qe keto mburren me kete gje e quajn “zhvillim”…zhvillimi per keto nenkupton na po ju japim 1 kothere te mbani frymen gjalle

    2. werw says:

      ky eshte albanistani. fuqia prodhuese e ketij vendi varet nga grate rrobaqepse.

  2. vollga says:

    po ne aroplana nuk ndertojme dot !!!!

  3. A says:

    Biznesi me material porositesi ose FASON nuk eshte biznesi i duhur per shqiptaret qe punojne aty.
    Ky biznes nuk eshte tjeter vetem BIZNES SKLLEVRISH ne mes te EVROPES me 100-te Evro ne muaj.
    Ky nuk eshte zhvillim, nuk eshte as lindje dhe as rilindje ekonomie dhe mireqenie.
    Duhet te luftohet mafia dhe korrupsioni politik qe vendi, shteti dhe populli te marrin fitimet e duhura qe i takojne nga pasurite e medha kombetare qe i vidhen nga politikanet dhe pushtetaret tane, kuptohet si nga PD + LSI + PS. Kjo eshte e gjitha qe kemi nga keto debilat e SHKATHET dhe te ZGJUAR qe kemi nga politika dhe pushteti ne Shqiperi si “dhurate”. Tung.

  4. shqip says:

    Dhe puna si robot ,1500 leke ,skandal,supershfrytezim.Harram per punedhenesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje