Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç kreu sot në Tiranë vizitën e parë në histori të një udhëheqësi serb ku foli me tone të buta për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa theksoi mosmarrëveshjen mes dy vendeve në lidhje me Kosovën.
Vuçiç tha se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për autostradën që duhet të lidhë qytetin e Nishit në Serbinë e jugut me portin detar të Durrësit në Shqipëri, të cilit iu referua me emrin Draç, emri me të cilin Durrësi njihet në gjuhën serbe.
Aktualisht autostrada në fjalë është ndërtuar në pjesën më të madhe në Shqipëri dhe Kosovë, por segmenti nga Prishtina deri në Nish vijon të mbetet në gjendje të keqe. Serbia ka investuar aktualisht për ndërtimin e Korridorit Pan-Europian Numër 10, i cili lidh Beogradin me Shkupin përmes luginës së Preshevës por nuk ka investuar në rrugët lidhëse drejt kufirit me Kosovën.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij serb Vuçiç dhanë mesazhe bashkëpunimi dhe shmangën retorikën nacionaliste.
“Shqipëria e Madhe nuk është një ide e promovuar në Shqipëri apo në Kosovë, por është një ide e promovuar nga ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve,” tha Rama, një tërheqje kjo nga deklaratat e mëparshme për “bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në formë klasike” të cilat qenë interpretuar në Beograd si një nxitje e nacionalizmit.
Vuçiç nga ana e tij, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e para disa ditëve ku thoshte se shqiptarët janë një komb në ekspansion dhe se rrjedhimisht duhet të jenë të kujdesshëm, e zbuti qëndrimin duke shpjeguar se e kishte pasur fjalën për ekspansionin ekonomik dhe duke sugjeruar që për këtë arsye, kërkonte që t’i kushtonte më shumë kujdes marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rama kërkoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbinë e Jugut, termi zyrtar i Serbisë për Luginën e Preshevës, duke sugjeruar që shqiptarët atje të kenë të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në veriun e Kosovës. Si kundërpërgjigje, Vuçiç tha se ai kërkon të njëjtat të drejta për “serbët që jetojnë në Shqipëri.”
Qeveria shqiptare nuk njeh ligjërisht praninë e një minoriteti serb në Shqipëri, por gjatë viteve të fundit, Serbia ka promovuar idenë e ekzistencës së disa fshatrave me popullsi sllave në Fier dhe pranë Liqenit të Shkodrës. Në censusin e vitit 2011, në Shqipëri 366 vetë janë vetëdeklaruar me kombësi malazeze.
Pavarësisht këtyre shkëmbimeve, vizita e Vuçiç në Tiranë kaloi pa tension. Masat e rrepta të sigurisë me mbi 1300 policë të angazhuar dhe me bllokimin e rrugëve ku kaloi kryeministri serb në Tiranë rezultuan të panevojshme.
Të dy këta, (Vuçiç e Rama), janë “konet” e Merkelit…
Sic eshte CAMI shkerdha…. nga Arta CIPRAS kone PUTINIT dhe KINEZVE qe e perdorin si zarush kundra Europes
As Saliu dhe as Basha nuk e bejne dot kete qe po ben Rama. Lihni kot. I thuaj Bashes te fshihet gjekundi se do ta hane qente e Tiranes qe i ka lene te shetisin rrugeve
kjo autostrade do nxjerre jashte loje selanikun dhe ktu fillon pakenaqsia greke…
dhe jo dulja apo idrizi keto jane fakte qe tregojne se era po ndryshon drejtim
nqs serbia njihte kosoven mund ta zevendesonte greqine shume shpejt dhe per me shume me qindra mijra turiste gjate veres qe greqia nuk i solli
pra greqise si arme i ngrel vetem emigrantet por asnje perfitim nuk vjen nga kjo arme meqe vete greqia ne gjermani ka miliona emigrante
Premton? Ore po kur do beheni profesionist ju? I gjithe ky show shkembim vizitash eshte kusht per financimin e projekteve. Nga i keni mar gazetaret, te gjithe nga universiteti UFO?
Duhet te ndertohet urgjentisht rruga austrade nga Prishtina ne Piken Kufitare Kosove Merdare Serbi – Nish.
Nga Merdare ne austraden serbe gjatesia e rruges eshte 80 km.
Por qeverite shqiptare, perfshire edhe kete aktuale me EDI RAMEN, duhen te kene parasysh qe cdo shqiptare i Shqiperise me pasaporte biometrike, megjithese jane hequr vizat Shqiperi – Serbi dhe anasjelltas, nuk lejohet kalimi i shqiptareve te Shqiperise nga kjo pike kontrolli kufitare, qe nuk eshte e drejte si veprim dhe absurd nga pala serbe. Tung.
do bëjë tjetër autostradë vuçiç??
“Vuçiç premton autostradën Nish-Prishtinë-Durrës”
do të kemi dy autostrada në të vuçiçit dhe një tjetër tonën!!
ne e kemi tiranë prishtinë!
sikur ta lidhnim dhe atë me nishin do të kishim dy të plota!!qarkullimi është i jashtzakonshëm!një nuk mund ta përballojë!
aaahhaaa ka vetëm do ta lidhka me autostradë nishin me prishtinën?!?
eh çma ftofët fare!
prandaj duhen lexuar shkrimet deri në fund!!
titulli është gjithnjë për ti pjerdhur sipër!!
eh debila gazetarë!!
Po keta “Serbt e Fierit” mre pse nuk deklarohen Serb,kush po i pengon.
Na ishte nje here nje Vucic i cili……….dhe perralla vazhdon……………………..
Edi Rama eshte nje lider modern qe e do vendin e tij..Nuk krahaohet me asnje nga ish kryeministrat e keyre 25 viteve e sidomos me Salen.
LE TE KETE NJE DALJE NE DRAC(DURRES),SERBIA SI NE KOHEN E STEFAN DUSHANIT.SELANIKUN E KA HUMBUR ME KOHE JO VETEM SERBIA POR EDHE TE TJERET PERRETH.VETEM KUR DEHEN SERBET TRIMEROHEN DHE KENDOJNE PER PUSHTIMIN E SELANIKUT.KUR BEHEJ LUFTA NE KOSOVE KAM DEGJUAR KONSERVATORE GREK TE DEKLAROJNE SE ATA,GREKET, JANE NJE ME SERBET SEPSE KANE QENE NJE MBRETERI QE NE SHEK.XII.