Erhard Busek
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi se Forumi Ekonomik i Vjenës, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, do të shërbejë për të debatuar se si rajoni në një qasje të përbashkët dhe të unifikuar sheh ai rrugën drejt Bashkimit Europian duke vënë në themel të kësaj rruge zhvillimin ekonomik dhe përfitimet për qytetarët.
‘Nesër do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës e Maqedonisë që do të diskutojnë e ndajnë me ne e qytetarët e rajonit opinionet e tyre për zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimin rajonal’, tha ministri Ahmetaj.
Sipas tij, do të jenë edhe një sërë figurash të tjera të ekonomisë e politikës që do të diskutojnë për zhvillimin e rajonit.
Ndërsa Presidenti i ‘Vienna Economic Forum’, Erhard Busek, tha se forumi do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e investimeve e shkëmbimeve tregtare.
Sipas tij, gjërat po ecin përpara në rajonin tuaj dhe mendoj se ky është një mesazh i mirë që duhet përcjellë edhe për vendet e BE-së.
“Mund të them se ka përmirësim, i cili është në nivel jo shumë të madh, por gjerat po lëvizin për shkak edhe se jemi përfshirë për të krijuar një situatë më të mirë.
Evropianët duhet të jenë mirënjohës për këtë duke qënë se stabiliteti i rajonit është një parakusht për një stabilitet më të gjerë.
Do të guxoja të thoja se Evropa Juglindore është pjesa më stabël nëse do të shihnim disa kriza të vendeve tjera, jo vetëm të globit, por edhe Europës dhe kjo ka ndodhur falë aktiveteve të qeverisë të cilat po punojnë shumë”, tha Busek.
Presidenti i “Vienna Economic Forum” vlerësoi edhe takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, e para vizitë kjo e një qeveritari serb të këtij rangu në vendin tonë.
“Falenderoj krerët e qeverive për takimin, është një shenjë, një sinjal i përcjellë se një rajon ku flitet për problemet e përbashkëta e ku njerëzit takohen, sepse të zhvillosh një takim është parakusht për të folur për çka është e nevojshme dhe hap pas hapi do të ketë edhe zgjidhje. Duke njohur edhe dy kryeministrat, shpreh bindjen se ata janë të interesuar për rezultate jo në zhurmen publike”, u shpreh Busek.
Duke u ndalur në punimet e forumit, Busek tha se ne duam të kontribuojmë për vëmendje në rajon duke folur për rëndësinë e fushave të ndryshme, si infrastruktura dhe shkëmbimet tregatre në rajon, si dy çështje kyçe për sigurimin e një stabiliteti rajonal e më gjerë.
Në Tiranë çeli sonte në mbrëmje punimet Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës, i cili zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së.
Forumi nisi në orën 19.00, me një pritje në Pallatin e Brigadave për të gjithë pjesëmarrësit dhe delegacionet zyrtare. Ndërsa forumin e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama.
Në ditën e dytë të punimeve të Forumit, që nisin të enjten në oren 09.15, paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”.
Në orën 11.30 nis punimet paneli i dytë, që është paneli ekonomik me temë “Bridging the gap between the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.
Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Në forum do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës e Maqedonisë.
Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.
Per mendimin tim mbajtja e konferencave te tilla e rrit shume rolin e vendit tone si ne permiresimin e marredhenieve brenda ballkanit ashtu edhe ne plotesimin e kushteve per tu afruar sa me shume drejt vendeve perendimore. Me punet qe po behet po ndryshon shume figura e shqiperise ne syte e vendeve te tjera sepse sic e thash jo vetem qe po perforcohet roli i saj por tashme shihet edhe si nje vend potencial per zhvillimin e politikave te ndryshme po aq sa edhe ne vendet shume me te zhvilluara se i joni.
forumi i vjenes ne tirane eshte me shum vlera dhe do ijap hov ekonomise shqiptare,arritje e madhe e kesaj qeverie
ekonomia ne drejtimine e duhur me reformat dhe mbeshtetje nderkomebtare
me rendesi te madhe keto zhvillimi ky hov dh eky vizion qe po i jepet ekonomise
Mbajtja e konferencave te tilla duhet te shihet me nota shume pozitive. Ajo qe po synojne politikat e vendit tone si prsh ato ekonomike eshte afrimi sa me shume i shqiperise me vendet me te zhvilluara te momentit dhe jane pikerisht konferenca te tilla qe hapin rruget e metejshme qofte per bashkepunimin rajonal ashtu edhe ate me vendet pefendimore.
Forumi ekonomik eshte i rendesishem per te gjitha vendet pjesmarrese. Nepermjet bashkepunimit e intensifikimit te marrdhenieve Ballkani do ece perpara. Sa me te intensifikuara marredheniet ekonomike, politike, shoqerore e kulturore aq me e lehte do jete rruga jone e perbashket per anetaresim ne BE.
Ka ardhur momenti qe mes vendeve te Ballkanit te nise nje fryme e re, ajo e bashkepunimit. Vetem nepermjet bashkepunimit perfshi edhe ate ekonomik mund te progresojme. Nga kjo tryeze te gjitha vendet pjesmarrese do dalin te fituara .
Projektet infrastrukturore si p.sh ndertimi i autostrades dhe linjes hekurudhore afron edhe me shume me njera-tjetren vendet e Ballkanit. Kjo gje lehteson edhe me shume bashkepunimin mes vendeve ne fushen e ekonomise ne rastin konkret, por edhe ne sektore te tjere.
Mendoj se po behet nje pune shume e mire me mbajtjen e konferencave te tilla me rol nderkombetar.
Jo vetem qe ndikon ne perforcimin e rolit te shqiperise ne rajon por edhe ne thithjen e sa me shume investitoreve te huaj ne shqiperi,gje qe vertet i duhet vendit tone.
Te gjithe e dime sesa i rendesishem eshte ballkani per paqen dhe zhvillimin e metejshem te europes dhe vendi jone ka nje rol kyc ne te.
Shqiperia po tregon se eshte e gatshme te bashkepunoje me vendet fqinje per zhvillimin e rajonit dhe vleresimi i nderkombetareve tregon se tashme shqiperia eshte ne rrugen e duhur jp vetem per rolin e saj ne ballkan por edhe per politikat qe po zgjedh per zhvillimin e vendit tone.
eshte nje nder mundesite me te medha qe vendet e rajonit sot te zhvillohen akoma me shume edhe te hecin me hapa me te shpejta drejt bashkimit europina. kto bashkepunime do sjellin me shume investime ne rajon duke e kthyer shqiperine edhe rajon nje ure ekonomike te bashkimit europina me azine!
e shkuara nuk mund te harrohet por mund te punohet qe nje e ardhme me e mire te ndertohet ne ballkan. nqse shtetet e ballkanit perendimor do punojn mire edhe me strategji te perbashkta shume shpejt do te kuptohet qe BE do kete me shume nevoje per ne se sa ne per BE!
Evropa do stabilité se perndryshe nuk ka pétrole e rruge alternative per gazsjellesin,pra tash do stabilitét ne balkan per interesate e veta.Déri dje perkrahi luften me mosveprimet e saj,se vetem te shkateruar na gunjezon mire e na bene me pranuar cdo masaker te mjedisit tone per interesat e veta!Edhe per kete-interesate e veta- eshte gati te hape shporten,kishe po na ndihmon!