Ndryshon ligji për falimentin, kredimarrësve të varfër nuk u sekuestrohet shtëpia e parë

1 Qershor 2015, 15:12Ekonomia TEMA

Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit ka përgatitur një projektligj, i cili mbron individët që kanë kredi në banka nga sekuestrimi i shtëpisë së parë.

“Ke mundësi ta mbash atë shtëpi dhe mos të të ekzekutohet me përmbarim nga kreditori i siguruar. Po si mund ta mbash atë shtëpi? Të rinegociosh, ligji ta ka dhënë mundësinë, në gjykatë. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos gjykata dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, nuk po them dy. I dyti quhet biznes, jo mjet jetese. Një apartament lejohet”, thotë Klajdi Mati, drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentit, për Top Channel.

Për individët në vështirësi, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e këstit të saj. Po kështu, ata do të clirohen edhe nga disa detyrime

“Kompanive nuk u shkarkohen, individëve mendohet t’u shkarkohet si në të gjithë botën, kartat e kreditit.  Nuk është vendosur akoma, faturat mjekësorë, mbase faturat e utilitetit, mbase”, thotë Mati.

Por ata individë, të cilët përfitojnë nga falja e detyrimeve nuk do të lejohet më që për 9 vjet të marrin kredi në banka. Vec individëve, drafti i ri lehtëson procedurat e falimentit edhe për bizneset duke e vënë theksin jo tek mbyllja, por riorganizimi i tyre

“Kemi ndryshuar procedurën e kërkesave, kemi ndryshuar procedurën e pagesave. Më përpara ndodheshim në ngërç të madh se kush paguante shpenzimet administrative. Sot me kërkesën për procedurë falimenti, që kjo kërkesë mund të jetë për likujdim, për riorganizim, pagesat do të jenë drejt për drejtë me dorëzimin e formularëve, që procedura mos të ngelë në ngërç për shpenzimet administrative”, vijon Mati.

Sipas Matit, drafti është hartuar sipas modelit amerikan dhe favorizon debitorët për t’u dhënë atyre mundësi të dalin nga vështirësitë financiare në mënyrë ligjore. 

6 komente në “Ndryshon ligji për falimentin, kredimarrësve të varfër nuk u sekuestrohet shtëpia e parë”

  1. Ani Jaupi @ Aulona DudushiMusta says:

    Shqiptaret nuk jane Amerikane o trap,
    ndaj mos i favorizoni me ligje, por bjeruni kokes qe te mos kene mundesi tju shkaterojne jeten te tjereve!

  2. zamiri says:

    ca amerikane o vella. ata qe kane shtepi te dyte ne SHqiperi kane dhe te trete e te katert, pushtetaret kane nga 10. SHqiptaret, me kursime (jo si te mamit te Erit) nuk blejne dot as te paren.

  3. arber1468 says:

    Ça na thoni se është marrë modeli amerikan? Gënjeshtër. Në Amerikë shtëpia e lënë si Kolateral automatikisht hidhet në ankand pavarësisht nëse nuk ka shtëpi tjetër. Më pas të jetojë me qera apo te marrë shtëpi sociale si i pastrehë. Edhe ky një ligj nga të shumta ligje që nuk bëhen për Shqipërinë po për EU-NË. Mos kini merak do ta rrëzoni ligjin po vetë se është ligj budallallëk.

  4. ILIRIA says:

    QE TE MOS KALOI GJITHE SISTEMI BANKAR NE KOLAPS DUHEN RREGULLA TE QARTA EDHE PER SASINE E KREDISE QE TE MOS KALOJE NJE VLERE TE CAKTUAR NE PERPJESTIM TE DREJT ME PASURINE DMTH VLERA E KREDISE TE MOS JETE ME E MADHE SE 1/3 E PASURISE DHE TE MOS KESHE TE DREJTE TE MARESH ME SHUME SE 2 HERE KREDI PO NUK LIKUJDOVE TE PARAT SE PASTAJ CFARE TE JAPI SHPIRTIN, KJO PER INDIVIDET NDERSA PER BISNESET NUK DUHET TE KETE TOLERIME DHE TJU SEKUESTROHET CDO GJE N.Q.S. NUK LIKUJDOJNE KREDITE E MARRA. NDERSA PER RASTET E VJEDHJEVE SI RASTI I FULLHANIT DUHET TU SEKUESTROHEN PASURITE DHE TE DENOHEN NE MENYRE TAKSATIVE ME BURG NE BAZE TE VLERES SE VJEDHUR DMTH PER 10 MILION LEKE TE DENOHET 1 VIT BURG PER 100 MILION 10 VJET. VETEM KESHTU MUND TA MBLEDHIN BYTHEN HAJDUTET DHE TE KORUPTUARIT NE CDO NIVEL QE TE JETE. FALEMINDERIT

  5. KOMITETI QENDROR I RINISE says:

    perpara se te degjoni dhe botoni te tilla broçkulla, pyesni me pare se cfare perfaqson ky tipi qe flet dhe cfare aresimi ka marre ne jete. nga roje sigurie ne bizneset amerikane dhe shites/sekser makinash paska mbrit drejtor ne ministrine e drejtesise. hajde rilindje hajde. na mbyti injoranca

  6. eklipso says:

    Bankat të mos japin kredi kur e shohin se njerëzit nuk kanë mundësi reale për të shlyer kredinë.
    Projektligji është i mirë për të gjithë, sepse ata që ngelin pa shpi, nga gabimet e vlerësimit të bankës, kthehen në të pastrehë dhe kërkojnë që shteti tu gjejë shpi.

    Dmth me këtë i paraprihet një problemi që mund të krijohet për buxhetin e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje