“Dajti”, hoteli më modern i Ballkanit që u përdor për 10 vjet si banjë publike

3 Qershor 2015, 09:21Ekonomia TEMA

Prej pothuajse 10 vitesh, që nga çasti kur iu vu dryni dhe iu bë inventari i pjatave, pirunëve dhe shandanëve, ai u la në mëshirë të erozionit dhe asgjë tjetër.

Për një kohë të gjatë u përdor si banjë publike pasi i mungonte dhe rrethimi i duhur me një gardh ku të mos lejohej të kalonte kush.

Tanimë kemi një pamje krejt të re të një prej godinave simbol të kryeqytetit.

Në vend të hotelit luksoz dhe gjithë shkëlqim, sot gjen një ngrehinë pa asnjë identitet të rrethuar me llamarina.

Ky është hotel “Dajti, me një sipërfaqe të përgjithshme e territorit prej 8760 metra katror, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katror, shkruan Respublica.

Arkitektura e hotelit është e stilit modern, cilësohet për plasticitet që ia japin lozhat e thella.

Për shumë kohë ka qenë hoteli më modern i Ballkanit, duke përfaqësuar ndërtimin më interesant në Tiranë.

Për shumë kohë Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve ’90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë.

Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel “Dajti” ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive.

Për një kohë ekzistonte projekti për ta kthyer hotel “Dajtin” në Ministri të Jashtme.

Por as kjo nuk funksionoi.

Ndërsa së fundmi Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka pezulluar punimet në fasadën e ish-hotel “Dajtit”, i blerë nga Banka e Shqipërisë, për t’u kthyer në mjedise të këtij institucioni.

Është shpjeguar se arsyeja ka të bëjë me daljen nga projekti fillestar i hotel “Dajtit”, i realizuar në fund të viteve ‘30 nga arkitekti italian, Gherardo Bosio.

Meqenëse godina është objekt i kategorisë së dytë, fjala e fundit për fatin e këtij objekti, i mbetet tashmë Këshillit Kombëtar të Territorit.

Banka e Shqipërisë ka blerë godinën e hotel “Dajtit” me një vlerë prej rreth 4 miliardë lekësh, 5 vite më parë.

Nga ajo kohë objekti ka pësuar degradim.

Kthimi i ish-hotel “Dajtit” në zyra të bankës ka ngjallur mjaft debate në publik, për shkak të vlerave historike që ai mbart.

20 komente në ““Dajti”, hoteli më modern i Ballkanit që u përdor për 10 vjet si banjë publike”

  1. LORA says:

    Mbi te famshmin Hotel Dajti u shpraz e tere barbaria e ithtareve te shemtise,pisllekut,krimit mafioz dhe antikombetarizmit me te mallkuar.
    Dihen ata qe e ben kete krim te pashembullt;ndoshta nje dite,te afert, do te shpagojne.
    Uroj me zemer kthimin e tij ne identitetin e shkelqimit te vet dhe te Tiranes.

    1. Adriatik says:

      E dizenjon arkitekti italian, e kthejne ne shurrtore turkoshqiptaret.

      1. ORION84 says:

        Cfare nuk kane kthyer ne shurrtore dhe shkaterrim turkoshqipefolesit??? CDO GJE!!!

  2. Christopher Columbus says:

    Eshte e habitshme qe jemi qeverisur nga njerez primitiv, pa shije dhe horizont.

    Hotel Dajti the 15 katshi ne te shkuaren kane qene si Big Ben i Londres.

    Te gjitha ndertesat e ndertuara para viteve 40 ne Evrope smund tu levizesh nje tull pa pasur parasysh projektin origjinal.

    Megjithate bravo qeveris qe po e mbron origjinalitetin the historine e Hotel Dajtit.

  3. A says:

    Hotel “DAJTI” ne Tirane, eshte simbol i HOTELERISE dhe TURIZMIT SHQIPTAR.
    Shkaterrimin e tij e kerkoj dhe e deshiroj ne menyre te vecante former = ish Kryetari i Pozites se Djeshme, ish Kryeministri dhe Kryetari de fakto shpellari injorant dhe maskara SALI RAM SHEQERE BERISHA. I cili gjithcka qe e merr ne dore prishet, shperdorohet, zhduket ose shkon ne drejtim te paditur.
    Shitja e tij eshte nje maskarallik i vertete qe eshte bere gjate kohes me Kryeminister pervers SALI BERISHA, nga Qeveria e Shtetit Shqiptare tek Banka e Shtetit Shqiptar me Governator ARDIAN FULLHAJNI. Pra SHTETI SHQIPTAR shet pronen e vet dhe po vet e blene. Absurditet, shperdorim i jashtezakonshem financiar qe vetem per kete veprim duhet te kapet nga ligji, prokuroria dhe gjykatat si SALI MALOK BERISHA dhe ARDIAN FULLHAJNI. Ky eshte nje turp dhe skandal e pa pare.
    Tjetra, jane 3(TRE) HOTELE ne Tirane qe nuk duan ne asnje menyre te riparohet dhe rikonstruturohet per hotel HOTEL “DAJTI” dhe keto jane duke filluar nge 15-te kateshi HOTEL “TIRANA”, HOTEL “ROGNER” dhe HOTEL “SHERATON”. Keto jane shperdorimet e medha dhe absurditetet e politikes dhe pushtetareve shqiptare qe jane hajdut dhe mafioz.
    Ne fund te cdo muaji, keto 3(TRE) HOTELI, i dergojne nje perqindje, nje cante, cdo kryeministri qe eshte ne fuqi qe ky hotel te mos funksinoje.
    Ne qoftese kerkon te vendose cdo gje ne vendin qe i takon i sugjeroj EDI RAMES, kryeminister aktual, te beje studimin, projektin, te nxjerrin koston e duhur financiare duke e riparuar nga ana e arkitektures dhe duke e bere edhe nje veper te artit HOTEL “DAJTIN” dhe te funksinoje me te gjitha parametrat e duhura si nje hotel i mirefillte dhe ky riparim ti jepet BEHGJET PACOLLIT qe ta restaroje dhe ta mobiloje. Pasi ai ka bere riparime, rikonstruksione madhore si Kremlinin ne Moske (RUSI) dhe ne shume vende te tjera te botes.
    Ky HOTEL SIMBOL duhet te administrohet direkt nga KRYEMINISTRIA dhe ketu te behet te gjitha pritjet e rrangut shteteror, qeveritar dhe me gjere dhe te jete i hapur per te gjithe. Tung.

    1. xanax says:

      Urrejtje, urrejtje dhe veç urrejtje pa fund ndaj ish klikës barbare berishiane që shkatërroi qytetarinë dhe kulturën e këtij vendi.

      1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        Hotel Dajti duhet ti jepet Bexhet Pacollit nji biznesmen i fuqishem qi e ka tregu me vepra se çfar mrekullinash ka bo.
        Dajti duhet te mbetet Hotel dhe sa me shpejt te vihet ne funksionim.

        1. ben says:

          Pse

          Nje turku tjeter?

          Nuk ka interes hiltoni per perle te tille????

          Reziku ne kete rast eshte me I madh.

          Dhe ka disa arsye.

          1) cdo privat qe do kerkoje ta mari duhet te filloje nga 40 million $ .sa ja bleu banka e shqiperise qeverise shqiptare.

          2)kompania duhet te kete experience te suksesshme nder kombetare.

          3)duhet qe ne kushtet e kontrates te cendiset moscenimi I fasades dhe struktures baze.

          Cdo veprim nese behet jashte minimalisht ketyre kushteve do jete koruptiv, dashakeqes po dhe antikombetar. Pasi ky objekt me shume se vlere monetare ka vlere kulturor historike.

      2. lexues says:

        Xanax esht nje anti depresiv shum i fort,

        mundohu ta rrallosh me sa duket te ka goditur

        qelizat ne tru…..!?

    2. koqekanari says:

      Ca flet mor kar Bexhet pacolli te rri urte se me korrupsionin e Moskes i ka bo leket jo se ka zotesi te restauroje po ka zotesi te korruptohet e te korruptoje.
      Sa per Banken e Shqiperise ajo e ka lene nje Veper sic eshte Banka e restauruar qe e shofim per dite. Pra me mire se Banka nuk e restauronte asnje Institucion tjeter ne Shqiperi. Po filluam me kurvlliqe Pacollrash e Ndroqrash atehere prisni kur te fillojne me shtesa se me permasat qe eshte sot nuk ka hotel qe te dali rentabel e jo me te mirembahet e restaurohet sic ka qene. I bie qe PAcolli te fusi nja 40 milion qe ti shlyhen pas 300 vjetesh. Po qe keshtu morri fund dhe Hotel Dajti. Vetem nje institucion shteteror me leke sic eshte Banka e Shqiperise mund ta mbaje dhe restauroje kete Veper. Po kjo eshte e keqja e ketij vendi qe ca me leke korrupsioni si Pacolli blejne ca pabuksa me pak leke qe te bien qemoneve te tij dhe ne fund shkaterrohet gjithcka e behet hotel a qender biznesi korruptiv me 20 kate.

  4. xaxa says:

    HOTEL DAJTI eshte e vetmja struktur hoteliere qe realisht ka histori brenda saj, ndaj dhe realisht uroj me gjith shpirt qe te mundesohet kthimi i tij ne shkelqimin e dikurshem. Ai Hotel realisht
    eshte Hilton-i shqiptar qe pavaresisht barbaris se ketyre viteve askush nuk mund t’ja rembej historine dhe hieshine edhe pse barbaret njeher e donin ministri pastaj e trajtuan si mall te tregu cam me fullaner e bode (bole) ….Dajti eshte krenaria e Tiranes dhe si i tille duhet te ngelet per breza me mradhe qe mos ti varosim gjerat sic kemi bere deri me sot qe te mos jemi i vetmi vend ne bote qe e kerkojme historine neper shpella

  5. Ilirian Labi says:

    Cdo popull ka qeverin qe itakon. ATA meritojme: Berishe, Kokedhime ,Gramos Rucer e gjithfare shkerdhatash komuniste. Na i vune kapelen sipas kokes. TE MOS U VIJE KEQ FARE .
    POPULL D E B I L !

  6. A...... says:

    Gjithmone Shqiperia eshte shkaterruar nga barbari Shqiptari i cili nuk njeh se kush eshte vendi i tij i origjines as kurre jeton ne vend dhe njekohesisht edhe kurre jeton jashte saj!

  7. alti says:

    Kush e mban pergjegjesine per kete degradim te Hotel Dajtit . Pse KLSH nuk fillon hetimin se bashku me prokurorine mbi inventarin e objekteve te hotelit. Guvernatori Bejko duhet te padise personin pergjegjes qe kishte ne ruajtje objektin dhe te paguaje ate katastrofe ne kete pasuri publike . Deri kur do ti leme antishqiptaret te shkaterrtojne kete vend . Populli dhe shoqeria civile te ngrihen dhe te kerkojne qe shkaterrimtaret e 23 vjeteve dhe v rasesit e popullit te marrin denimin e merituar . Ku eshte presidenti Nishani, qe nuk reagon per keto qe po ndodhin, ku politikanet hajdute nuk denohen ? Ku eshte presidenti qe nuk merr nje mase dhe nuk ngre zerin per shkaterrim te prones publike nga ish Guvernatori , apo pret si gjithmone urdher nga Saaliu , se ai eshte presidenti de fakto.

  8. Tomorri says:

    “alti” nuk kam se çfar te them ,te gjitha jane te verteta dhe duane gjykim te shpejte dhe te prere.
    Fullan palaçoja te dali perpara pergjegjesise dhe te jap llogari ,kushe e ka çuare te madhin Hotel Dajti ne ate derexhe??????????????????????????????????????????????????

    1. koco says:

      Shume e vertete , Ky Krye Krimineli Fullani duhet te dergohet ne ” Hage ” per vjedhje me permasa maramendese te parave te popullit ” dhe te jeni te sigurte se aty eshte gjithe banda kriminale e K/Banditit Sahli . Ndryshe nuk behet ky vend , Prokuroria e Pergjitheshme duhet te hape Padi Penale per kete trupe gjyqtaresh te pa Skrupullt anti shqiptare , Bastarde te sistemit te drejtesise te katapultuar ne Krye te Gjyqesorit ?

  9. shqiptari says:

    Mos e ngaterroni “shijen “e Saliut (ai eshte pa shije)me veprimet e [para menduara e te porositura anti shqiptare dhe anti popullore ne total per 20 vjet,duke punuar sistematikisht edhe nen rrogoz ,edhe mbi rrogoz dhe ai popull e ka duruar kete rezil ,kodosh e rrufjan te qenderoje edhe sot de fakto ne krye te bemave armiqesore.Deri kur keshtu mes armiqesh kjo shqiperia jone???!!!!….Tani rehabilitimi,kushton me shume se ndertimi,por per vlerat e medha qe bart arti I mertirizuar ,populli duhet te jete optimist dhe duhet te sakrifikoje .Sali Berishes duhet t’i ripen edhe qimet e kokes per te paguar ato qe kabere…

  10. ilir says:

    Ndoshta eshte sot ndertesa me e pershtateshme per Kuvendin e ri te Shqiperise.
    Pas nje rikonstruksioni te plote ne te cilin do te kihej parasysh trashegimia arkitekturore e tij e kombinuar tashme me vlera te reja shtese qe do te kishin parasysh funksionin e ri te tij dhe duke mos u treguar doreshtrenguar ne mbeshtetjen financiare ai mund te ishte zgjidhja me e mire per shtepine re te parlamentarizmit shqiptar.
    Ka nje pozicion te favorshem ne afersisht mesin e bulevardit, pak a shume ne kuoten e tij maximale,me nje fushepamje te plote sipas tre kahjeve,veri e jug si dhe perendim, por ka per me teper edhe me nje hapesire te konsiderueshme ne kahjen lindore, d.m.th. hapesira ne drejtim te Katedrales katolike e cila do te sherbente edhe per shtimin e volumeve te reja per te plotesuar funksionin e ri.
    Fasada kryesore nga ana e bulevardit kryesisht do te pesonte pak ndryshime, ndersa nje shtese e re ne krahun jugor, fasada jugore qe do te qe paralel me Lanen, do te konsiderohej edhe ajo kryesore dhe do te permbante edhe hyrjen e deputeteve dhe makinave te tyre ne nje parking nentokesor. Ne kete menyre Parlamenti i ri do te dominonte edhe pamjen jugore pergjate perroit te Lanes, do ti shtonte vlerat bulevardit, do te kursente edhe fondet per Pallatin e Drejtesise, pasi si i tille mund te pershtatej suksesshem godina e ish Komitetit Qendror.

  11. LIRI says:

    KAM QENE RETH 14-15 vjec / NJE KOMSHIE NA MORI BASHKE ME VAJZEN E SAJ TE FESTONIM VITIN E RI ME KOLEGET E PUNES TE HOTEL DAJTI(POROSIA MOS PREKNI AS GJE ME DORE ) KISHTE TE DREJTE NJE ATITEKTRURE CDO GJE NE VEND TE VET NJE PASTERTI NDRICUSE / TE VINTE KEQ TE SHKELJE NE TOKE / CDO GJE PREFEKTE /GUZHINA SUPER E MADHE ;MOBILIMI SDI CTE THEM (ATY SHEF GUZHINE ISHTE z,SHABAN MERGJYSHI FAMILIE CAME E SHKELQYER KOMSHI TE PA HARUSHEM ) USHKATERUA E SI SHUM E SHUME NDERTIME DHE BUKURI TE PA ARITESHME SI HOTELI I VJETER I POGRADCIT I CILISI BRENDA DHE JASHTE KU MUZIKA ARGETUSE TE KRIJONTE KENAQESI / KU VININ USHQIMET E NGROTA TE SHIJSHME BIRA E FTOHTE NE TAVOLINEN NE MES TRENDAfilave / DOLI BALOZI I VUCITELIT TE CILIT SI INTERESONTE AS GJE / PUNE QUANTE AI CFUSTE NE XHEP FAMILIA TE TJERAT I SHIHTE SIKUR JA KALONTE SHTETEVE TE FUQISHEME

  12. belgu says:

    Nuk hyme dot ne komunizem se nuk na lejonin kalecat. nuk e shijuam dot ne demokraci se nuk nalejuan bijt e kalecave (korrupsjoni) Mos u tallni me shqiptaret o politikane se nji zot e di si ju nxjer nga lista e te gjalleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje