Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi projektligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike”.
Pr/ligji propozon shtyrjen e afatit për faljen e 80% të gjobave të papaguara nga personat dhe subjektet.
Afati i fundit ishte parashikuar për në 31 mars të këtij viti, por qeveria kërkoi shtyrjen deri në shtator. Qëllimi është lehtësimi i subjekteve nga barra e gjobave të prapambetura të kontributeve shoqërore.
Deri tani numërohen 38 mijë biznese me detyrime të papaguara për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Projektligji parashikon të falen vetëm gjobat dhe jo kamatvonesat.
“Shuma e gjobave arrin në 5.7 miliardë lekë. Detyrimet e kamatvonesave arrijnë në 1.5 miliardë lekë, detyrim ky që bizneset duhet ta paguajnë për mosderdhje të kontributeve.
Gjatë diskutimit në Komision, ish- ministri i Financave, Ridvan Bode kërkoi që ky lehtësim fiskal të përfshijë jo vetëm gjobat, por edhe kamatvonesat, si dhe të zgjatet afati kohor edhe në këtë vit.
Gjithashtu sipas Bodes, kjo falje duhet të jetë në masën 100 %. Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, kjo bëhet edhe në kuadër të luftës së qeverisë për të reduktuar informalitetin dhe falen gjobat për sigurimet shoqërore e shëndetësore në masën 80%.
Ndërkohë janë 38 mijë subjekte që kanë detyrime të papaguara që përfitojnë nga kjo falje.
Kur politikanet e lidhur pazgjithshmerisht me bizneset e pista , pra boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik mendjet e “ndritura”antiligje do te prodhojne vetm turp dhe bashkefajesi sebashku.Nje gjendje e tille do te thote pa medyshje dhe nje turp dhe bashkefajesi per ate pjese te intelektualeve te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen qe vazhdojne te injorojne kete palo politike qe ne vite vetem se mashtron,terrorrizon dhe grabit duke lene pas viktimat e rradhes se luftes per leke te piset e pushtet pa kufi brenda djallit.Mjaft me,MJAFT se c’do te beni ne dete do ta gelltisni me kripen,thote populli.