Zgjatet me 1 vit afati i funksionimit të Task Forcës për energjinë, të ngritur me Vendimin nr. 1086, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Task –Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike”. Kjo Task Force do të jetë funksionale deri në 30.06.2016.
Kjo Task-Forcë, në bazë të vendimit të mësipërm, ka disa detyra specifike për të mbështetur shoqërinë e shpërndarjes së energjisë elektrike në rritjen e performancës së saj, nëpërmjet uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Task-Forca ka kryer një volum pune të kosiderueshëm, duke kontribuar drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe rritjen e arkëtimit të faturave të energjisë elektrike. Si i tillë, objektivi që synohet të arrihet është që me anë të shtyrjes së afatit të funksionimit të Task-Forcës, të vijohet me marrjen e masave për uljen e humbjeve dhe përmirësimin e nivelit të arkëtimeve.
Veprimtaria e Task-Forcës ka konsistuar:
-Në realizimin e kontrolleve dhe verifikimeve pranë konsumatorëve, fillimisht kategoria jofamiljare (biznese) dhe më pas edhe në kategorinë familjare, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike;
-Në organizimin dhe realizimin e prerjeve të energjisë elektrike për klientët debitorë;
-Në realizimin e kontrolleve të befasishme të punës dhe veprimtarisë së punonjësve të shoqërisë së shpërndarjes, sidomos të elektriçistëve dhe lexuesve, të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorët;
-Në monotorimin ditor të energjisë elektrike, që futet në rrjetet e shpërndarjes për të shmangur konsumin abuziv;
-Në zgjerimin e bazës së abonentëve në skemën e faturimit të energjisë elektrike, duke bashkëpunuar me strukturat e MEI, ERE dhe OSHEE;
-Në iniciimin e ndryshimeve dhe përmirësimeve të akteve ligjore e nënligjore, së bashku me strukturat e MEI dhe OSHEE;
-Në iniciimin e ndryshimeve dhe përmirësimeve të vendimeve dhe udhëzimeve të ERE, së bashku me strukturat e MEI dhe OSHEE;
-Në ndërmjetësimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të strukturave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qarku e rrethi;
-Në ndërmjetësimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të strukturave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me Institucionin e Prokurorisë dhe të Gjykatës;
-Në hartimin e dokumentit të parë për vendosjen e targeteve mujore e tremujore të nivelit të humbjeve dhe arkëtimit deri në strukturat e varësisë, që shtrihen në bazë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, miratuar nga Task-Forca;
-Në hartimin e dokumentit të parë për vlerësimin e perfomancës së punës të drejtuesve në nivele të ndryshme të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, miratuar nga Task-Forca;
-Në kryerjen e kontrolleve metodike ndaj konsumatorëve në disa zona të vështira, veçanërisht në ish Zona e Plazhit në Vlorë, Zona e Plazhit në Durrës, Zona e ish Blloku Tiranë, Zona Industriale Fier; kontrolle për të cilët janë hartuar rekomandime konkrete mbi marrjen e masave për përmirësimin e punës nga OSHEE;
-Në kryerjen e projektit pilot për mirëadministrimin e fiderave të shpërndarjes së energjisë elektrike prej Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, projekt ky i zhvilluar me asistencë të specialistëve të USAID. Ky projekt shumë i rëndësishëm ka përcaktuar rekomandime të qarta, të vlefshme për t’u zbatuar në të gjithë fiderat e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Prej datës 1 Dhjetor 2014, NjOS ka kryer rreth 8200 kontrolle të specializuara tek konsumatorët dhe tek strukturat e varësisë së OSHEE. Gjatë këtyre kontrolleve janë bërë 2350 ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për abonentët me probleme të ndryshme, janë lidhur 1630 akt-marrëveshje mes Abonentëve dhe OSHEE, janë ndaluar 120 përfaqësues të biznesit dhe 65 familjarë për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë propozuar masa disiplinore dhe ndjekje penale për 143 punonjës të OSHEE.
Grupet e terrenit të NjOS kanë ushtruar kontrolle tek abonentët privatë problematikë, të cilët nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga OSHEE, për shkak të agresivitetit të tyre ndaj punonjësve të OSHEE, duke dhënë ndikim të dukshëm në suksesin e luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike.
Shume mire qe do vazhdoje puna per te ndaluar vjedhjet e energjise nga OSHEE. Por kur vjedh OSHEE konsumatoret si do behet? Kodi im i klentit eshte “TR2D020207288519” Numri i fatures te muajit Maj 2015 eshte “625836814” Energjia qe kam konsumuar ne Maj eshte 287 kWh. Per ambientet e perbashketa OSHEE me ka faturuar 384 kWh.
Pallati ka gjithesejt 24 apartamente , pra per nje apartament konsumi drites per shkallet dhe ashensorin sipas OSHEE eshte 384 kWh atehere me arithmetike te thjeshte del qe per gjithe pallatin ne muajin Maj jane konsumuar mbi 9000 kWh???????????. KJO A QUHET VJEDHJE? PALLATI JONE MOS KA FURNIZUE NGA LINJA E PERBASHKET NDONJE FABRIKE? KU TE ANKOHESH?
KANE PUBLIKUE NJE FORMULARE ON-LINE PER ANKESAT. ESHTE VETEM NJE MASHTRIM. AI NUK KALON SEPSE DUHET SI KUSHT TE PLOTESOSH NUMRIN E FATURES, POR OSHEE E KA BLLOKUE ATE KUADRAT DHE SI PASOJE FORMULARI NUK KALON.
Mbasi deshtova ne ate perpjekje, diten e hene, gjeta adresen e-mail dhe i dergova nje mesazh ku i shpjegova situaten. Nga adresa e tyre “[email protected]” me erdhi ne pergjigje: na jep nje numur telefoni qe te ju kontaktojme. Menjehere ja ktheva pergjigjen ku i dhashe dhe numrin e telefonit. Sot eshte dite e ejte, pra kane kaluar 4 dite dhe nuk me kane marre ne telefon.
PRA TASK FORCES I UROJ SUKSES QE TE DENOJE QYTETAR DHE FSHATARE QE NUK PAGUAJNE OSE VJEDHIN ENERGJI DHE TE MBULOJE OSHEE QE BEN VJEDHJE EKZEMPLARE.
Jam shume dakord me Z. Petrela. Banoj ne te njejtin kompleks pallatesh dhe i drejtohem task forces te vije e te verfikoje se sa korrekt eshte OSSHE me ne. Kam nje dosjete tere me proces – verbale dhe me ankimime pasi qe ne instalim nakane ngaterruar matesin e energjise me njeapartament tjeter dhe nderkohe qe apartamenti ime nuk banohej, por faturohej cdo muaj me shuma te larta, apartamenti tjeter konsumonte energji per shtate paleqejfe dhe paguante vetem 340 leke. Se fundi mbas dy vite perplasjesh me OSSHE matesit u kembyen por une vazhdoj te gjobitem me 1.900 000 Leke per energjine qe ka konsumuar dikush tjeter. Cdo muaj rregullisht bejme ankimim , cdo muajmbahet nje procesverbal per heqje te gjobes dhe rregullisht cdo muaj pasardhes gjejme gjobe te re qe vazhdon te rritet. Nuk e di a ka ndonje zgjidhje tjeter!!!!!
Eshte e paket te thuhet se situata eshte nje fatkeqesi e pafund per qytetaret e rregullt, te cilet pasi kane paguar per vite me radhe dhe ne menyre te rregullt faturen e energjise elektrike, jane te detyruar te durojne vjedhjen e qytetareve jo-korrekt, qe shkaktuan edhe rritjen e cmimit te energjise elektrike per te mbuluar deficitet, si dhe vjedhjen e OSHEE, qe eshte e nevojshme per te mbuluar paaftesine patologjike te administrates dhe klases menaxhuese se ketij institucioni. Po fundja c’faj kane ato?! Fajin e ka Partia qe i ka futur me mik ne pune aty; se mos jane specialista te fushes qe ta zgjidhin situaten…
Keshtu historia do te vazhdoje, me keta xhandare qe mbajne ne njeren dore shkopin (per te goditur vetem fakiret dhe te pafuqishmit, ata qe nuk mbrohen nga partia e radhes ne pushtet)dhe me doren tjeter ne xhepat e qytetareve korrekt, te cilet si ne rastet e mesiperme, nuk kane as ku te ankohen!!!
Per ta permbyllur, parafolesve i the se mbase gjejne ndonje mik edhe ata ne ndonje parti, qe tju degjoje e tju ndihmoje te zgjidhni hallet per sa kohe eshte ende fushate… Kuptohet, me nje sakrifice “te vogel” financiare nga ana juaj (une ju keshilloj LSI; kur shohin para me sy, nuk i dridhet me qerpiku atyre!!!).
Ne fakt me shume se OShEE-se dua ti drejtohem medias, ndoshta duke shpresuar ne nje bashkepunim per te bere nje perpjekje per te miren e madhe sociale. I drejtohem medias ku me shume se te japi punen e madhe te task forces te trajtoj fillimisht problemet qe hasen ne terren, punen e bere dhe sherbimin e ofruar. Ju lutem ndihmoni ne rritjen e qytetarizmit pasi eshte themeli i nje kombi. Jam shume dakrd me personat qe kane komentuar te cilet kerkojne zgjidhje alternative pasi vetem kjo u ka ngelur… Kjo eshte te vrasesh qytetarine, ti thuash stop zhvillimit, edukates dhe kultures e te kultivosh me vetendergjegjesim kaosin, dhunen, XHUNGLEN. Media ka detyren morale te shohi me sy te paster, te ngrej problemet thelbesore e jo vetem te tregoje nje fakt te pergjysmuar se paraqet njeren ane te medialies i cili do permblidhej vetem me nje fjali te shkurter… Ju lutem beni dicka dhe ju si pjese e ketij komuniteti. Sa me shpejt te kuptojme thelbin e fjales e mire e perbashket aq me shpejt do kuptojme cdo te thote “jetese”…