Sipas Ministrisë së Financave, më datë 02.06.2015, në disa media të shkruara, janë artikuluar disa të dhëna të pa sakta lidhur me efektshmërinë e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, veprimtarinë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në Ministrinë e Financave, si dhe projektligjin “Për Lojërat e Fatit”.
Më konkretisht, është deklaruar se:
“Sipas të dhënave të INSTAT të azhurnuara në Regjistrin e Ndërmarrjeve 2014 mësohet se 25 biznese të fushës e kanë mbyllur aktivitetin vitin që shkoi. Në fund të vitit 2014 kanë rezultuar aktive 624 ndërmarrje nga 649 të tilla në vitin 2013.”
MF sqaron se: Shifrat e përdorura, (edhe pse janë nxjerrë jashtë kontekstit të raportimit nga INSTAT), nuk janë të vërteta dhe dizinformojnë publikun lidhur me situatën e vërtetë të numrit të shoqërive aktive që kanë ushtruar aktivitet në vitin 2013 në krahasim me vitin 2014 e në vazhdim.
“Ju informojmë se përgjatë vitit 2013 kanë ushtruar aktivitet të licencuar në fushën e lojërave të fatit 55 shoqëri dhe aktualisht ushtrojnë aktivitet 25 prej tyre. Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ndaj 30 shoqërive të licencuara për lojërat e fatit, të cilat ushtronin aktivitet në vitin 2013, ka marrë të gjitha masat shtrënguese deri në heqjen e licencës për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me ligjin nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për Lojërat e Fatit”, i ndryshuar, si dhe për shkak të detyrimeve të prapambetura”, – bente te ditur MF.
“Kur rreth 6 mijë policë rendi dhe tatimorë u përfshinë në aksion vitin e kaluar për të ulur informalitetin në biznesin e lojërave të fatit, u raportua zyrtarisht se ishin mbyllur 1 000 biznese. Bizneset e mbyllura ishin 40 për qind më shumë se bizneset e regjistruara. Shifrat tregojnë se informaliteti në sektor vijon të jetë i lartë dhe se aksioni duket se nuk ja ka arritur qëllimit.”
Sqarim: Raportimi nuk paraqet të dhëna të vërteta dhe për rrjedhojë nxjerr konkluzione të gabuara mbi informalitetin e këtij sektori. Ju informojmë se aksioni “Fundi i Marrëzisë” dhe në vijim puna e përditëshme e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit jo vetëm goditi informalitetin në fushën e lojërave të fatit, por ndikoi në formalizimin e tregut. Pasi aksioni “Fundi i Marrëzisë” goditi vetëm pjesën informale të tregut dhe pjesa formale e tregut u trajtua nga NjMLF, duke sjellë rezultate pozitive në këtë sektor. Këto fakte janë të thjeshta për t’u verifikuar, vetëm duke krahasuar të ardhurat në buxhetin e shtetit nga lojërat e fatit për vitin 2013 me vitin 2014, të cilat janë rritur me 42.96%. Por më shumë informacion, do të gjeni në tabelën më poshtë:
Tabela mbi të ardhurat e mbledhura nga Lojërat e Fatit në buxhetin e shtetit
(në mld lekë)
Viti 2013 Viti 2014 Diferenca =/- Diferenca ne %
3,656,841 ALL 5,227,810 ALL 1,570,969 ALL + 42.96%
Në këtë kuptim, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit me 42.96% në vitin 2014, pra arkëtimi 16 milionë dollarëve më shumë në arkën e shtetit se në vitin 2013, tregon për efektet e vërteta pozitive të punës së institucioneve shtetërore mbikëqyrëse në këtë fushë në luftën kundër informalitetit.
“Muajin e kaluar, Kuvendi ka miratuar ligjin e ri për Lojërat e Fatit, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi. Por, edhe pse rregullat dhe ligjet për rregullimin e sektorit kanë ndryshuar disa herë, sektori ka shfaqur informalitetin më të lartë se sektorët e tjerë të biznesit edhe sipas analizave të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve.”
Sqarim: Raportimet vazhdojnë të paraqesin fakte të pavërteta, qofshin këto edhe fare lehtësisht të verifikueshme, se projektligji “Për Lojërat e Fatit” nuk është miratuar ende në Parlament, por është në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe, për rrjedhojë, nuk mund të hyjë në fuqi pa u miratuar paraprakisht nga Kuvendi.
Gjithashtu, pavërtetësia e të dhënave dhe konkluzioneve bie ndesh me faktin se rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga sektori i lojërave të fatit për vitin 2014 është më e lartë se çdo sektor tjetër i ekonomisë, duke bërë që për vitin 2014 të jetë taksa kombëtare me realizimin më të lartë në arkëtim.
Ministria e Financave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit janë të gatshme të japin çdo lloj informacioni që ndihmon me të vërteta dhe nuk dezinformon publikun e gjerë.
Na mbushe mendjen o minister i financave te shqiperise.Ne duame zhdukjen e tyre se mbeten grate pa burra dhe femijet pa prinder ti na thua morem kaq miljon euro me shume ,ketu eshte edhe çudia jone me ju.
Z.ministēr vazhdoni punēn dhe mos e vrisni mēndjen pēr mediat
e banditit berisha.E mira do tē ishte pēr ti larguar nga
qendrat urbane,por edhe ju njē motiv e keni pse u vonua
shpērngulja e tyre.Njerzit po lejnē lesht,dhe skanē
faj.Varfria dhe papusia i detyrojnē tē shkojnē duke
menduar se “vejnē vetulla por heqin edhe sytē”
Lojra fati apo lojra fatkeqesie?!
kjo eshte vjedhja me madhe qe i bobet shqiptareve e para qe nuk po mbyllen te gjitha e dyta 50 miljon dollar ne vit i ben vetem nje pike ne tirane , dhe 50 miljon dollar qe mer shteti eshte shifer me e vogel se kostoja e mbajtjes ne burg e njerzeve te krimit qe prodhojne lojrat e fatit
ky eshte ministri me i paafte qe ka ps ne qeveri
Ik o K…Te gjith duke vallezuar !!!
Padyshim qe jo vetem ky Cani, por dhe Haxhinasto jane dy njerezit qe nuk e di si jane vene ne ate detyre. Haxhinasto nuk ka bere asgje, madje ka mashtruar kur, disa muaj me pare, premtoi se autostrada Tirane – Elbasan do mbaronte brenda pranveres se ketij viti. Shkoni dhe verifikojeni: Asnjeri nuk punon. Me keto ritme, mund te mbaroje pas…….10 vjetesh! Ama, hakun mos t’i a hame, rrogen e merr!