Ministria e Transportit: Prioritet, mirëmbajtja e akseve rrugore drejt zonave turistike

6 Qershor 2015, 15:56Ekonomia TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka intensifikuar punën për finalizimin e punimeve dhe riparimin e disa segmenteve rrugore nacionale, që të çojnë drejt zonave turistike të vendit.

Përmes një njoftimi për shtyp të MTI-së, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar ndërhyrjen në segmentin e frekuentuar Orikum-Llogara, në zonën e Dukatit, me problematikë të shfaqur prej disa vitesh me rrëshkitjen e dherave. Segmenti prej 3 km i rrëshkitjes në zonën e Dukatit është korrigjuar provizorisht, deri sa rruga të zhvendoset në një sipërfaqe më të qëndrueshme.

Drejtuesit e mjeteve mund të lëvizin pa pengesa në këtë segment rrugor, që paraqiste rrezikshmëri të lartë.

Projekt tjetër me rëndësi është segmenti Qafë Thanë-Lin-Pogradec, me gjatësi 17.6 km, ku është përfunduar asfaltimi në të gjithë gjatësinë e segmentit dhe brenda muajit qershor do të plotësohet me elementet e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, në funksion të sigurisë rrugore dhe qarkullimit komod të qytetarëve.

Segmenti Berat-Lushnjë (3 Lote), me gjatësi 32.15 km, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, aktualisht është siguruar shtrimi me asfalt në të gjithë gjatësinë e tij. Brenda qershor do të instalohet sinjalistika rrugor edhe barrierat mbrojtëse metalike në këtë segment.

Gjithashtu vijon puna për rehabilitimin e segmentit Gjirokastër-Ura e Viroit.

Paralelisht me këto ndërhyrje edhe përfundime projektesh, ARRSH është në fazë procedurale të rehabilitimit të disa segmenteve të tjera me rëndësi, si segmenti Gjirokastër-Korçë, ku është në proçedurë segmenti Ura e Leklit – Përmet, si dhe rruga që lidh sitin arkeologjik të Bylisit me aksin Levan-Tepelenë, ku puna për rehabilitimin e kësaj rruge lidhëse fillon brenda muajit qershor.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës thekson se rëndësi të veçantë po i kushtohet mirëmbajtjes me bazë monitorimi të disa segmenteve me fluks më të lartë qarkullimi në sezonin turistik, siç është rruga nacionale Rrogozhinë-Butrint, apo segmenti Tiranë-Durrës.

Apelojmë gjithë qytetarët të ruajnë elementët e sinjalistikës dhe inkurajojmë denoncimin e rasteve të dëmtimit apo vjedhjes së saj.

9 komente në “Ministria e Transportit: Prioritet, mirëmbajtja e akseve rrugore drejt zonave turistike”

  1. toni fr says:

    Ate hyrjen nga autostrada ne levan vlore sa njerez kane vdekur aty kot e sa jane demtuar makinat.aty duhet bere si ne lushnje fier ku paralajmerohet dhe behet kalimi ne nje korsi pasi vijne nga vlora me 110 km/ore dhe papritur duhet te kthesh makinen 120 grade .gabim i madh nga projektuesi pasi kane kursyer leke meqe do vazhdoje by pass i fr por per 4 vjet ka pas 20 vdekje e 200 aksidente

  2. Lili says:

    Ishallah edhe tek mirat e Kane permiresuar pak se jeni i veti vend ne bote ku rezikon cdo here qe Japon nje ure sepse ingjinieret nuk dine me lidh rrugen me uren pas laine Kaq vend sa kercet Vetura cdo here!

    1. alex says:

      E vertet. Fakti qe urat Nr shqiperi nuk jan ne nje nivel me rruget.vtregon injorancen e inxhinjerve ne shqiperi.
      Si ka mundesi qe asnje projektues nuk mban pergjegjsi per demet qe shkaktojn!!!!

  3. agimi says:

    Banoj ne krah te rruges Fier – Pojan (Apollonia). Viti ka 12 muaj ,por ne Apolloni turistet vijne ne 13 muaj te vitit. Çdo dite ka autobuz nga vende te ndryshme te Europes.
    Ministria e Transporteve (Qeveria) nuk eshte asnjehere e vonuar te rikonstruktoje rrugen Fier – Apolloni.

  4. tomsojeri says:

    More po si nuk investohet per te asfaltuar rugen qe con per Permet !!!! Ajo pjes ruge aq e bukur buz Vjoses vall nuk esht joshes per shum turist e jo vetem !!! Vini mor dor edhe ne kto bukuri prallore mbuluar me jeshillik e lule se na u lodh syri me remujen e radhen e gjat te makinave gjat bregdetit !….Cuditem me kte indiferentizem !!!

  5. beni says:

    Tomsojeri se ke lexuar artikullin se aty e thote shume mire qe eshte ne procedure rruga nga ura e leklit deri ne Permet kete e tha dhe kryeministri ne takimin me banoret e Permetit,me gjithe ment ajo eshte nje rruge panoramike se nuk ka ndertime anash rruges dhe duhet rregulluar urgjentish.

  6. Z/Kallami says:

    Nuk kemi Shqiperi krahinore,lokaliste.Po kemi Shqiperi mbare shqiptare.

    Po sikur Shqiperia ka turizmi vetem ne jugu dhe o burra gjithe buxheti i vendit per turizem ti kaloj jugut.Po kendej nga Tirana e siper nuk ka buxhet per turizem.Edhe ne kohen e E.Hoxhes i gjithe vendi shpenzonte vetem per jugun thuese vetem ajo linje asht Shqiperi.Ne ate kohe iu qepen kodrave dhe e kthyene jugun me plantacione sikur te ishte amfiteater.
    Sot perseri krijojn,riparojne dhe mirmbajne teritorin e jugut dhe vetem te jugut.Sepse keto qe hajne sapunin per djath na qenkan njerez primare dhe duhet te jetojne ne komoditet.Gurishtet ia lejne veriut,si Popull me nivel dhe rrespekt sekondar.Turp te keni,ju qelbesirat e cdo pushtetit qe drejtoni pa drejtesish,pa barazi dhe me hilera.

  7. alex says:

    U qfropt rrugen fier- plazh seman kur do vini dor te mbyllini te pakten gropat. O by q..
    Plazhi frekuentohet NGA gjysma e fierit.

  8. tomsojeri says:

    I nderuar Z ! Mendoj se nuk ka arsye per ti dhen ngjyra politike investimeve ne kte dejtim sepse kjo esht ber mendoj per arsye fluksi levizjesh te cilat mbulohen nga qindramijra shqiptar qe hyjn e dalin ne Greqi me autobuza si dhe me makinat e tyre !Mos haro se edhe ruga e kombit nuk esht veper e vogel qe kalon neper nje terren malor ,shkurtoi distancen e nje ish ruge aq te veshtir e te rezikeshme !Nuk ka arsye te ndjehemi te privuar kur kto investime i sherbejn gjith shqiptareve e sidomos tani kosovareve qe i turren Jugut qe aq shum ju ka munguar !Me ka qelluar te udhetoj e te shkoj ne Kosov para dhe mbas ndertimit te ksaj ruge dhe vertet mundet te them se jam mrekulluar !Edhe ne Kosov sot ndertohen e shkurtohen rug ,gje qe do e bej udhetimin ton mjaft komod e te kendeshem !Shqiperia esht kudo e shqiptareve si ne Jug edhe ne Veriun e larget! Natyra, Jugut i fali detin dhe Veriut madheshtin e maleve ,e bjeshkeve ku jeshilja te sheron syt! Jug esht edhe Permeti e sic shkruaj me lart te mer frika te udhetosh me makinen tende andej qe po te vazhdosh e te shkosh per ne Korc ska gje me te bukur se sheh !
    I nderuar Ben isha krejt rastesisht ne Permet kur erdhi Edi Rama dhe po e ndiqja nepermjet televizorit e kur kerkoi ti drejtonin pyetje u gezova qe me ne fund dikush e ngriti kte problem ! Sa me shum rug te mira aq me afer vim mes njeri tjetrit se na bashkon gjithcka qe quhet Shqiperi !……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje