Maqedonia ka ulur traun e doganës duke ndaluar importin e perimeve të freskëta nga Shqipëria. Vendimin e palës maqedonase e ka bërë të ditur ministria shqiptare e Bujqësisë e cila po ashtu njofton hapat e me njëhershme të ndërmarra përballë këtij hapi të njëanshëm dhe të paparalajmëruar.
Ministri Edmond Panariti i është drejtuar me një letër homologurt maqedonas, Mihail Cvetkov ku nënvizohet se veprimet e njeaneshme nuk i kontribojne marredhënieve tona
“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregëtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanëshme nuk i kontribojnë marrëdhënieve tona”
Por ndërsa vendimi është i mbushur ende me paqartësi, televizioni maqedonas Alsat flet për bllokimin në kalimin kufitar të Bllacës së 4 kamionëve të ngarkuar me 54 ton domate, 8 ton tranguj, 900 kg lakër, 2 ton rrepë të kuqe, 9 ton shalqi dhe 1,5 ton pjepër nga Shqipëria.
Për bllokimin, drejtori i inspektoratit fito- sanitar Rumen Stamenov ka deklaruar se nuk është një masë ekonomike, por që të mbrohet shëndeti i njerëzve
Sinkorni maqedonasi
“Kjo nuk është masë ekonomike. Ne për momentin zbatojmë masa për mbrojtje të shëndetit të njerëzve. Atje gjithçka është sipas standardeve ndërkombëtare dhe ne nuk kërkojmë asgjë të posaçme dhe me këtë tendencë t’i mbajmë kamionët”,
Zyrtari maqedonas lë të nënkuptohet se shkak për këtë vendim është bërë fakti se shpesh herë inspektorët më shpesh gjejnë më tepër pesticide nga ajo e lejuara në prodhimet bujqësore.
Ndaj dhe Stamenov shton se prodhimet e mbajtura në pikën kufitare e kanë dokumentacionin e duhur të institucioneve të Shqipërisë, por megjithatë analizat duhet ta vërtetojnë besueshmërinë e dokumentacionit të atjeshëm
Nuk besoj jane mallra shqiptare. Po te qene te tilla do kishte pika te tjera kalimi kufitar e jo ajo e BLLACES qe eshte pike kalimi midis Kosoves dhe Maqedonise por ndoshta dokumentat e hyrjes jane te dyshuara pasi mund te jene mallra me nje origjine tjeter. Analiza ekonomike nuk pranon te ndiqet ai itenerar i kmioneve.
nderkohe duhet ndaluar cdo kamion qe vjen nga maqedonia si transit ashtu dhe eksport ashtu si ndodhi me kosoven para nje viti ku per 24 ore shkupi ngriti duart lart
Kane shtet! Nuk lene njerezit ne meshiren e fatit si ke ne. I keni pare domatet ke ne apo shalqi ne maj!!! Tmerr po na mbysin fshataret dhe dhteti qe ben sehir.
Reciprocitet qe ne minuten e pare!
Po ca lesht shteti ka maqedonia, doli prodhim maqedonas dhe bllokojn prollimin shqiptar se po vete me cmim me te ulet dhe po falimentojn fermerin maqedonas. Qe ti largohemi sa me shum helmeve dhe ormoneve duhet te konsumojm vete frutat dhe perimet e stines. Kush ha domate para majit e ka ngren helmin se dhe ne kohen e xhaxhit prodhimi i serave ne fillim te majit dilte, dhe per shalqinin mbas 20 qeshorit hani se po hengrem domate ne janar dhe shalqi ne pridhe e morem kancerin.
Tendencioze dhe jashtë mirëkuptimit. Tu kujtohet që dëmi I bërë do kompensohet me ndalim të mishit bullgar dhe maqedonas gjithë hormone. Të gjithë e dimë famën e mishit maqedonas në Shqipëri. Njerëzit nuk e kuptojnë pse vdesin 40-50 vjeçarët nga infarkti me një përqindje jashtë çdo normative ndërkombëtare.
DHE NE DUHET TI PERGJIGJEMI ME TE NJEJTEN MENYRE…!!
KTYNE SLLAVEDUHET ME I DHAN NJE MESIM TE MIRE SA ME SHPEJTE,SHPRESOJME QE POLITIKANET SHQIPTAR MOS TE BEJNE PAKT ME KET POPULL PA EMER.
https://www.facebook.com/shendetijone/photos/pcb.990718437604828/990718274271511/?type=1&theater
lexoni kegte pastaj akuzoni maqedonine