Tirana Bank mbështet fëmijët e fshatit SOS

7 Qershor 2015, 11:09Ekonomia TEMA

Tirana Bank mbështet fëmijët e fshatit SOS.

Kjo bëhet me dije nga një njoftim i bankës.

“Tirana Bank, prezente në Shqipëri që prej vitit 1996 si banka e parë private, renditet  mes  5  bankave më të mëdha në vend  duke luajtur një  rol të rëndësishëm në tregun financiar Shqiptar.

Gjatë gjithë këtyre viteve ne ja kemi dalë mbanë të krijojmë një emër të njohur në treg,  duke treguar solidaritet, vazhdimësi, dhe pozicion të fortë financiar.

Paralelisht me qëndrueshmërinë dhe performancën pozitive financiare në treg, tregues të kënaqshëm në kapitalizim, nivel të lartë likuiditeti, përmirësim të ndjeshëm të rezultatit operativ financiar, Tirana Bank ka konsideruar gjithmonë si një pikë shumë të rëndësishme në strategjinë e saj edhe përgjegjësine sociale dhe kujdesin ndaj komunitetit që na rrethon.

Në këtë kuadër, së fundmi ne jemi bërë pjesë e një iniciative në mbështetje të fëmijëve të Fshatit SOS në kryeqytet.

Përpos sponsorizimit të ofruar në këtë institucion nëpërmjet Dhomës së Tregëtisë Greke, Tirana Bank është angazhuar në “adoptimin“ e tre fëmijëve të Fshatit SOS. Sponsorizimi i jetesës së këtyre fëmijëve është një formë afatgjatë bashkëpunimi që mundëson mbështetje të vazhdueshme nga kompania jonë për një kujdes të individualizuar dhe promovim për zhvillimin, edukimin, përkujdesjen shëndetësore, aktivitete sociale, sportive dhe argëtuese për këta fëmijë.

Gjatë një konference për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank,  Z. Dritan Mustafa ka theksuar angazhimin e Tirana Bank në  çështjet sociale, kontributin e saj në problemet aktuale shoqërore dhe mbështetjen për fëmijët në nevojë.

Ne synojmë të kontribuojmë në perpjekje bashkarisht me Fshatin SOS në përmirësimin e jetesës së këtyre fëmijeve dhe të gjithë komunitetit në përgjithësi, si edhe për t’i mundësuar më shumë fëmijëve në Shqipëri një shtëpi të lumtur.

Tirana Bank ndjehet e privilegjuar që ka mundësinë unike, të përfshihet në jetën e familjes SOS dhe të ndjekë nga afër zhvillimin e këtyre fëmijëve si edhe të kontribuojë në jetesën e mire të tyre duke u treguar se ata nuk janë vetëm!”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje