Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i bizneseve në vështirësi për të paguar taksat po rritet me ritme të shpejta.
Sipas të dhënave nga Tatimet, vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve që iu shtuan listës së borxhlinjve shënoi një rekord të ri historik, duke arritur në 6541.
Krahasuar me një vit më parë, shifra është rritur me gati 3.5 herë.
Por tendenca ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, raporton TCH.
Sipas Tatimeve, vetëm për 5 muajt e parë të vitit, listës së bizneseve në borxh iu shtuan dhe gati 3 mijë ndërmarrje të tjera.
Këto janë biznese ndaj të cilave administrata ka kryer të gjitha hapat ligjorë për mbledhjen e detyrimeve, që nga njoftimi i vlerësimit tatimor deri tek bllokimi i llogarive bankare.
Meqënëse edhe pas këtyre procedurave detyrimi nuk është paguar, atëherë ndërmarrjet janë vendosur në listën e borxhlinjve dhe ndaj pasurive të tyre është vendosur barra siguruese.
Ekspertët thonë se praktikisht këto janë biznese në rrugën e falimentit, pasi faza tjetër pas vendosjes së barrës siguruese është sekuestrimi i aseteve të shoqërisë, por edhe atyre të aksionerëve.
Numri i bizneseve në borxh, që nuk shlyejnë detyrimet filloi të rritej veçanërisht pas vitit 2012, kohë kur ekonomia ngadalësoi fort ritmet.
Por, në dy vitet e fundit fenomeni është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme dhe, sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në listën e debitorëve ndaj shtetit figurojnë 16 mijë e 73 biznese, një rekord historik i pashënuar më parë.
keta jane sunitet bixnecmen,kur der dje prisnin te shtunen per te lare koken me kanoce………….
Me shume se sa rritje e ketyre bizneseve, jane shifra qe me pare s’jane deklaruar, tani qe po behen audite serioze dhe po dalin te palarat e “Te dytet nga ana ekonomike pas Gjermanise” duket sikur jane rritur. Tek bizneset eshte bere shume padrejtesi, tek ata qe nuk ishin ne mbeshtetje te pushtetit, duke mos paguar taksa, duke i dhene ryshfete qeverise qe i sherbenin dhe akoma sot vuajne regjimin nenshtrues te asaj qeverie.
Paskerkesh qene bere shteti rrumpallhane, s’merrej vesh, shteti pafund detyrime ndaj bizneseve, bizneset detyrime ndaj shtetit. A ka pas ne 23 vjet sistem tatimor, a ka pasur najhere politika monetare, si mund te jemi katandis ne kete menyre. Saliu dhe luli kane bere c’kane dashur dhe i kane lene te gjithe te bejne c’te duan, prandaj jemi katandis ketu ku jemi sot.
O komandaaaaaaaaaaaaaaaaar! E shikon ku te cojne taksat e larta dhe keshillat e FMN, o komandaaaaaaaaaaaaaaaar? Sa vende pune mbyllen me keto biznese?Sa nga keta te papunet behen barre sociale per shtetin o komandar? Ul taksat dhe leri njerzit te punojne o te punofte perendia qindin>
Sikur u tha nga qeveria se do te faleshin gjobat? Ndoshta ne kete menyre bisneset qe kane patur gjoba para qershorit te 2013, dhe per te cilat qevria e atehershme kishte deklaruar se do te faleshin gjobat per pagesat e prapambetura Bisneset nuk i paguan detyrimet per gjobat.
Pavaresisht ligjeve kur SHTETI te premton se do falen gjobat, shtatsit-binese e besojne ( shteti gjithmone besohet dhe respektohet,) dhe nese ato gjoba nuk u paguan nuk mund te fajesohen bisneset.
NE PRILL MINISTRI AHMETAJ BERI NJE DEKLARATE BOMBE NE TV SE DO FALEN GJOBAT, DHE DOLI SE AJO ISHTE NJE BRIME NE UJE.