Huaja jashtë kanaleve bankare mësohet të ketë marrë përmasa të frikshme në Shqipëri sipas një sondazhi nga Gallup Internatonal ka bërë për Bankën Botërore dhe është pasqyruar në gazetën britanike The Guardian.
Sondazhi thotë se, 56 për qind e të rriturve në Shqipëri përdoren kanalet jashtë bankave për të marrë hua në vitet 2013-2014, një shifër kjo mjaft e lartë ne krahasim me mesataren rajonale 36 për qind. Ndërsa në botë, dy në pesë njerëz morën hua në 2013-14.
Sondazhi tregon se, 43 për qind të huave për emergjenca shqiptarët i kanë marrë nga familjet, 10 për qind i kanë marrë nga punëdhënësit dhe 25 për qind e tyre gjatë nevojave emergjente kanë përdorur kursimet.
Gjithashtu sondazhi tregon se, shqiptarët anë përdorur 25 për qind të këtyre huave për shërbimet shëndetësorë, 12 për qind për arsim, 9 për qind i morën për të blerë shtëpi dhe 4 për qind e tyre për të hapur një biznes.
Sondazhi tregon se, në Shqipëri, financimet gjatë dy viteve të fundit nuk janë siguruar nga bankat dhe sektori financiar, ndryshe nga vendet e tjera.
Sondazhi i Gallup për Bankën Botërore mori në anketim 150.000 të rritur në 143 vende të botës për qasjen në shërbimet financiare.
Gallup evidentoi se huamarrja nga familja në rast emergjence është opsioni më i popullarizuar në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Azinë jug-lindje, Rusia dhe Evropa Lindore me më shumë se 50% e të rriturve në Nigeri, Mauritania, Butan, Turkmenistani, Azerbajxhani, Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi, pasi kanë pohuar se, ata do të shkojnë së pari për familjen e për fonde emergjente.
Por, ndërsa kreditë për emergjenca janë në rritje në perëndim dhe ka edhe një zgjerim i vazhdueshëm i institucioneve të mikrokreditit në vendet në zhvillim, kredia nuk është rruga më e sigurt për sigurimin e shpejtë të fondeve.
Monitor
hahahahahaha,o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee…………
pune gallupash,varu kkkkkkkkkkkkkkkk……………….
Gallupi, Gallupi i Saliut qe e katandisi si mos me keq kete vend. Saliu qe dogji vendin, qe vrau njerez, qe shkaterroi kete vend me qellimin e vetem per te mbajtur pushtetin. Sali hajduti kerkon serish te perdore cdo lloj instrumenti me qellimin e vetem per te deformuar informimin. Turp.
ky sondazh eshte jo profesional e ka treguar ne te shumten e rastve qe kurr nuk jane te sakte. edhe ne 2007 e nxorren humbes ramen ne tirane por ne te vertet fitoj me 25 mije vota para.
Kto jane sondazhet e sali berishs qe po i ben qe te demtoj imazhin e shqiperise po shqyqyr zoti ky njeri qe pleqeria fatkeqsisht edhe fatmirsisht per shqiptaret mend ja ka marr nuk do ja arrij qellimit se edhe nderkombetaret na kane treguar qe jane krah qeveris shqiptare edhe mbeshtesin reformat e qeverise!
Po Saliu tani po genjen veten me keto sondazhet apo do te genjeje shqiptaret, Gani Bobi eshte i njohur per sondazhe jo profesionale, te manipuluara ne sherbim te interesave te politikaneve, nje nder to qe i ka sherbyer eshte saliu. Huate ekzistojne ende, por nuk eshte e vertete qe jane rritur, jane sondazhe te manipuluara.
Perpjekja e deshperuar e radhes e Saliut per te manipuluar opinionin publik, permes sondazheve te blera, nga paniku i humbjes se pashmangshme te zgjedhjeve. Na kujtohen shume mire sondazhet e Gani Bobit vegel ne duart e saliut ne 2011 dhe 2013, dhe s’pijne uje me keto gjera.
gallupi i saliut del e na mashtron si atehere qe tha se pd-ja do fitonte zgjedhjet ne 2013, e cfar besimi mund te kesh te keta mo, pune gallupash
po gallupi i saliut eshte ske ca pretendo prej saj
gallupin e paguan dhe e urdheron saliu kshuqe ky sondazh eshte i turpshem
ore spo e marrim vesh a jane shifrat e gallupit keto apo jane shifrat e shqupit.e po me vjen qe nje kompani kaq “prestigjoze” te arrije te merret me nivelin e shqupit.po 720 milion dollare borxhe publike?po ne 8 vjet qe cuat ne 70% borxhin publik?po 8 vjet qwe shqiperine e cuat ne buze te gremines dhe e late vendin shume afer klolapsit me rreth 32 milion dollare borxhe energji ne 2 vitet e fundit sespe donit votat per lul boshin?po keto shifra pse nk i shenon gallupi ?apo duhet te themi gaSHQUPI?
kjo perqindje me fut ne mendime dhe me ben te shtroj disa pytje meqenese shqupistat paskan nxjerre disa shifra.pra ne 8 vjet borxhi ndaj te tretve(kompanive qe kryenin sherbim)shkoi ne 720 milion dollare?nga kjo fature asnje kacidhe e paguar,ku kishim frike ti kerkonim nje sherbim nje kompanies sespe dhe banka nuk i jpete me hua por dhe shteti duhet i lante borxhet(borxhe3 palarte detyrohet te shkurtoje personel te ule cilesin qe perkthehet rruge te asfaltuara me cilesi te ulet ulje e punesimit etj).kemi borxhin publik dhe nje marreveshje sa mafioze aq edhe demtues e per shqiptaret kishin larguar FMN ndoshta nje nga institucionet me te besuara kredidhenese.ne 18 muaj shlyem 720 milion dollare borxhe ,ulem borxhin publik duke e cvuar vetem 10% (ne 8 vite keta zoterinjte e rriten e cuan ne 80 %).pra pyetja ime eshte qe pse shifrat e rilindje s ne 18 muaj qe hodhen themelin e nje shteti qe funksionon nuk publikohen?
me vjen mire per shifrat e shqupit por e verteta eshte se keto jane te diktuar nga babagjyshi me antiplumb.pra ne 8 vjet i dine fare mire keta si jan shifrat dhe ne 8 vjet duke genjyer popullin pa te keq thoshte qe jemi te dytet ne europe pas gjermanise qe kemi rritje te GDP me 1.6 perqind mire po shqupi si shqupi qe eshte dhe politiken e shpifjes e ka kult,atehere po ju informoj qe GDP jone ne 8 vite qe lame pas ishte nga -2.6% ne -1.8% vit per vit.
ne 2005 kemi nje ulje te eksporteve neto (nga 2002) ishte 78.7& ne 2005 kemi nje shifer renese ne 65.4%,dhe hyrja e investimeve ishte 132 milion dollare,borxhi ndaj te tretve 23milion dollare.
ne 2006 kemi nje ulje te eks.net ne 53.4 % dhe ne 2007 ne 2008 ,2009 ,2010,2011 kemi nje renie gjer ne 31.4% pra me rreth 22%.dhe borxhi ndaj te tretve shkon ne 698 milion dollare dhe borxhi publik ne 62%.nga 2011-2013 boprxhi rritet ne 80% dhe borxhi ndaj te tretve ne 720milion dollare.pra ne 2 vite shkon ne 22 milion dollare dhe borxhi rritet me 18%.keto jane shifrat qe sala duhet ti perdore dhe ti publikoje ,dhe jo te 2 mbas gjermanise.
po premtime dhe qe japin keto do ulim taksat ne 30 %?po bashkia mbledh vetem 5 % te taksave si do i uli 30% ato?pra do i japi 25% te tasksave nga bashkia?jepni me mire keto shfira dhe mos u merrni me kredite se sa merr nga familjaret dhe nga shefi.se keshtu po beni llogari te pabaza.mirepoo gaSHQUPI ska alternative tjeter pervecse shpifjes.
Na ishte njehere nje gallup qe fliste per sondazhe, por ne 40% te rasteve kishte marzh gabimi 20% qe ne terma statistikor +-20% jane 40%. Me pas ky gallupi destoj ne gjithe vendet e deshtuar dhe e provoj me zgjedhjet por perseri me te njejtat statistika. Sot gallupet jane shtuar aq shume sa sondazhet duhet si fantazma qe trembin femijet.
O njerez Gallupet jane perhapur kudo. Sot kemi gallup, sekser, matrapaz e shume njerez te ketij lloj qe perhapin lajme fiktive. Institucionet me te rendesishme ne bote duhet te mbullen se gallupet do futen te punojne tashme. Lutemi gazetave per ne njerezit te na japin informacion edhe Galluperiiii.
Nje mbyllje legjendare e artikullit “…….sigurimin e shpejte te fondeve shpejt” !
Njerezit e vuajtur jane te zgjuar. Qe te marresh kredi nga Bankat ne Shqiperi, eshte baraz sikur te qellosh veten me arme ne koke. Kush e do kete gje?