Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë që e kthen Inspektoriatin Qëndror Teknik, në Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), që ka si detyrë inspektimet ndërsa do të jetë në vartësi të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
ISHTI është struktura përgjegjëse për inspektimin për zbatimin dhe përmbushjen e kërkesave ligjore dhe nënligjore në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve elektrike, të instalimeve nën presion, në veprimtarinë e sektorit të gazit natyror, transmetimin, shpërndarjen, depozitimin, ndërtimin e operimin e infrastrukturës së gazit natyror, etj.
Inspektoriati si organ qendror, ushtron juridiksionin në të gjithë territorin e vendit dhe organizohet si drejtori e përgjithshme në nivel qendror, që drejtohet nga kryeinspektori.
ISHTI-ja do të merret me planifikimin e inspektimit në shkallë vendi dhe do të bashkërendojë veprimtarinë e laboratorëve të saj dhe informon publikun për veprimtarinë e inspektimit.
Inspektoriati detyrohet të kryejë inspektime të drejtpërdrejta në gjithë territorin e vendit ndaj subjekteve të mëdha të inspektimit, që kryejnë veprimtari me rrezik të lartë.
Pranë tij do të jetë një Komision i ankimit, që do të shqyrtojë ankimet administrative kundër vendimeve përfundimtare të ISHTI-së.
Deri me tani nuk ka patur struktura pergjegjese per zbatimin dhe permbushjen e kerkesave ligjore? Ne thelb cfare ndryshon nuk thuhet.Nuk besoj se gomari calon nga veshet.
Thjesht shtohet nje vend pune qe “prodhon ” para (lek,USD, EURO, etj) per disa njerez qe do punojne aty e kerkojne te pasurohen sa me shpejt. ” Leskovik e tatëpjete, siç ka qënë e do të jetë “, ka thënë dikush. Mos harroni se kjo hyn ne listen e vendeve te reja te punes qe u hapen kete vit.