Beccheti hidhet në kundërsulm, kërkon 160 milion euro nga qeveria shqiptare

10 Qershor 2015, 10:02Ekonomia TEMA

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar sekuestër të aseteve, pas dyshimeve për pastrime parash dhe evazion fiskal, po kërkon të fitojë “në tavolinë” 160 milionë euro nga shteti shqiptar.

Sipas A1Report, Beccheti e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncensione.

I pari është projekti për përpunimin e mbeturinave në shqipëri, koncension që u dha nga Fatos Nano, por që më pas u anulua.

Beccheti në këtë rast kërkon 150 milion euro dëmshpërblim.

Ai kërkon edhe 10 milion euro dëmshpërblim për në lidhje me TVSH-në për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, të cilin as nuk e ka filluar.

Beccheti është një mjeshtër me këto gjyqe.

Mjafton të kujtojmë që Deutsche Bank i mori plot 160 milion euro në një gjyq të ngjashëm, në tetor të vitit 2013./b.l

29 komente në “Beccheti hidhet në kundërsulm, kërkon 160 milion euro nga qeveria shqiptare”

  1. Ajaxs says:

    Paret e popullit jane qe do marri.Qeveria mos ta kruaj sumen me Fiq Deti.

    1. Bimi says:

      Qeveria ben sikur e mbron ne gjykate ceshtjen, pastaj ndaj 160 milioneshin me Becchetin kur ky i fundit “fiton” ceshtjen…

    2. Arden says:

      Nuk duhet marre lehete ky rast.Ne qofte se eshte e vertete qe I ka marre Deutche Bank 160,000,000.00 ne tavoline kjo tregon se ky njeri eshte mjaft I sofistikuar dhe ka nje armate te tere me avokate qe I vijne nga mbrapa.Tregon gjithashtu se kete pune e ka nje nga menyrat e fitimit te parave.Njihen keta lloj biznemenesh ne bote.At a nuk dijne te bejne asgje tjeter vec ketyre mashtimeve. Pra ky eshte arti I tyre. Gjuajne vende si Shqiperia me nje shtet te dobet ligjor ose pa shtet ligjore mere si te doni. Investojne ne lidhje me sferat e larta te pushtetit, pikerisht atje ku levizin vendimet e koncesionet, pasi I fitojne ato nuk bejne asgje por vetem gjuajne pikat e dobeta te kontratave qe kane marre dhe kur aktiviteti I tyre fillon te bie ere e keqe vejne ne levizje aramtaten e avokateve qe nderkohe I kane bere gati letrat per ne gjykata nderkombetare. Andej gjykatat jane te pavarura dhe nuk te pyesin se me ke e ke padine(dmth shtet apo individ )Nese ka shkelje te derrmojne pastajme 160,000,000.00. Duket e paska fiksim kete shifer miku.Shqiperia nuk eshte shume e rrahur me kete lloje tipash investitoresh.Nuk e dij por druaj se miku mund ta kete qequr mire dosjen per 1600,000,000.00 e rradhes. Deutche Banku e ka mbyllur pa vajtur ne gjyq si duket pasi mund ti kushtonte edhe me shume.Nuk eshte cudi te na e marri edhe ne copen.Ka krijuar edhe alibine se eshte I sulmuar politikisht pasi ka qene kritik me qeverine. Jo pa qellim ka mbajtur linjen per te qene kritik me qeverine se aramata qe ka nga mbrapa e orienton dhe e di qe loja ka nje fund. Me kete veprim ata luajne ne shume fronte. Shkurt me duket pune profesionistash qe dijne cfare bejne dhe ku e bejne.Shteti shqiptare eshte rehat nga keto gjera se ne pjesen me te madhe ka qene njesh me keto mashtruesa qe na I sjellin si investiture madje edhe strategjik.Me nje fjale palle ariu I themi ne.
      Hajt tung djema.

  2. $$ says:

    Gezohem kur ti paguaj Rama keto Leka .

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Asnje kacidhe s’ka per te marre, madje organet e akuzes (pala shqiptare) te kerkoj ekstradimin e tij qe te gjykohet aty ku ka kryer shkeljen ligjore.. Ai le te pretendoj per para sa te doje pa u gjykuar fillimisht.. Peshku ne uje, tigani ne zjarr..

  3. Lisimak Voci says:

    Po i rruajti lesht Deutsche bank ky ne fakt.Morra si ky gjermani i shtyp me gisht.Uroj qe Agon Sonila te kontribuojne me rrogat e tyre e te pakten te paguajne gjysmen e Tvsh qe perfitoi ky cuni i mamit.

  4. Akili says:

    Per keto flliqesi qe behen ne kurriz te taksave te publikut duhet te paguajne politikanet(qeveritaret) qe kane nenshkruar kontrata korruptive ne dem te interesave shteterore. Per nje vend te varfer si i yni venia para alternativash te tilla ku ne Arbitrazh i rripen qindra miliona Euro eshte pasoja kriminale e nje klani qeveritaresh hajdute e te paskrupullt qe sot jetojne ne luks te shfrenuar. Eshte mungese totale e pergjegjesise sone si qytetare qe nderkohe qe nje bande poli-hajdutesh pasurohet ne rrime e vezhgojme dhe enderojme sikur te ishim edhe ne si ata ne vend qe tu tregojme vendin aty ku u takon ne bagen e te akuzuarve.

  5. GMT says:

    Dhe e gjithë kjo ngjet për një arsye të vetme.Dashuria e verbër që ushqen shqiptari për të huajin dhe ndjenja e infeoritetit ndaj tij dhe urrejtja patologjike që ka për vetë shqiptarin.

  6. interesant says:

    Lerini traplliqet jo e mbylli se eshte i djathte jo eshte kritik jo eshte kunder rames.Ky bir kurve bashke disa bira kurvash te tjere politikane tanet e ka zanat fitimin e pareve,gjakut e djerses se popullit shqiptar ne tavoline pa bere asnje lloj pune dhe i ndajne bashke serisht.Mjere ne nga kush jermi drejtuar e drejtohemi.O popull idioty,kesaj klase politike te qelbur qe ka uzurpuar vendin tash e 25 vjet i duhet dhene shkelmi

  7. veterani says:

    Ithone biznesmen po jo more zotni Ai shqip i thon matrapaze qe ka gjetur e ka bashkpunuar me matrapaze shqiptare, qeveritare,gazetare qe te gjithe duhen derguar para gjyqit dhe sekuestrim te gjith pasurise se tyre.

  8. zeni says:

    Po le te vije njehere ne burg ne shqiperi sa te beje ushtrimin e sapunit dhe pastaj te vazhdoje gjyqet me shtetin.

  9. Cecua says:

    Po Hidrocentralin? A dini gje ku eshte?

  10. sefer ziu says:

    Dmth qe ndaj ulerin Sali berisha se iu prishen pazaret per importimin e mbetjeve ne Shqiperi! Ulerime o shqipe!

  11. Rita says:

    O Bexho hajde ne Tirone se ti japin nji e nga nji dhembet ne dore dhe mos lef poshte e larte neper bote se ky vend tani ka zot dhe nuk eshte me jetim o Edo ngrije popullin si ne 21 janar dhe zhduke nga faqja e dheut godinen e shqupit se do e shpetosh kete popull nga gjithe keta vampira degjo mua plako beje sa me shpejt dhe do shikosh qe eshte gjetur vasina kunder kancerit qe e ka kapur popullin shqiptar

  12. A.R says:

    Qeveria shqiptare duhet te perfaqesohet nga nje studio juridike shume eksperte per te gozhduar mafiozin romak qe na u dhurua si gjithmone nga banda e Berishoviçeve!
    Nese e merr lehte kete gje, duke kursyer me avokate dy lekesh, do ta pesoje keq – siç e pesoi Deutsch Bank qe i dhuroi mafiozit romak, jo pak por 159 milione €uro!
    Gjithashtu, keshilla ime personale eshte qe te hapet nje fill dialogu dhe shkembimesh te materialeve hetimore me programin e famshem REPORT te Rai 3, pasi stafi drejtues i ketij programi tejet serioz, i drejtuar nga ekspertja Milena Gabanelli, mund te jape nje ndihme te vyer per ta rrezuar kete perbindesh te riciklimit dhe aferave korruptive; ndryshe do te perfundoje keq dhe per keq kam parasysh nje tjeter fitore me demshperblim marramendes per sipermarresin mafioz te ardhur nga Italia. http://www.report.rai.it/dl/Report/extra/ContentItem-45741a45-e0a2-4c6a-ac54-659d60e2e5b1.html

    KUJDES, KUJDES, KUJDES, kete radhe procesi eshte i gjate dhe shume delikat, ndaj duhen eskperte serioze e me eksperience!

    Andrea Radi

  13. shiptaret inferior ndaj te huajve says:

    vjen lloj lloj i huaji dhe ja fut shqiperise miliona euro ndersa shqiptaresh jashte i denojne me vite burg edhe pse vjedhin nje motor
    mire na e bejne se te huajt i shikojme si zota dhe i presim mire JEMI INFERIOR NDAJ TE HUAJVE ndersa midis vetes jemi te keqinj
    keto lek populli shqiptar do i paguj ky do fitoj gjyqi duke i hedhur ndonej kocke shqiptarit inferior poltikan

  14. plaku i mocem says:

    Beketi akuzohet per pastrim parash?OK.Kush e futi Beketin ne Shqiperi? Ai dhe grupi i tij jane bashkpuntore te tij.Te pergjigjen!

  15. Sportdashesi says:

    Nuk ka arbitrazh ne bote qe t’i jape te drejte Becchettit. Ai eshte nje limon i shtrydhur qe nga vendi i tij i origjines, ku tashme i ka mbaruar edhe perkrahja politike dhe praktikisht eshte hedhur ne koshin e plehrave (pune qe ka bere xhaxhai i tij). Cikli i tij ka mbaruar dhe keto veprime te tij jane pa vlere. Para ne tavoline nje shteti mund t’i marresh kur prapa rri nje fuqi e madhe por per te tille spurdhjak nuk pyet njeri. Ky eshte nje personazh i pakendshem per te gjithe.

  16. miri says:

    E bukur kjo metode e gjetur tanime nga mafia . Pra, duke mos bere asgje dhe nepermjet mashtrimit, perfitojne nepermjet gjyqeve, arbitrazhit mospermbushjen e detyrimeve kontraktale te cilat i kane nenshkruar vete dhe po vete i perfitojne keto shuma te jashteligjshme. Bravo bravo ne kurrizin tone cdo gje , mire ja bejne popullit shqiptare qe eshte nje dele e bindur ndaj mashtimeve te politikaneve dhe qe kane frike te zgjedhin dicka ndryshe.
    Pra, Nano-Berisha i nenshkruan kontraten per riciklimin e plerave, trenit elektik Durres-Tirane,CEZ-it, hidocentralit te skavices, koncesionit te doganes, ngjyruesit e hidrokarbureve, pullave fiskale etj etj, Nano-Berishes.
    Nano-Berisha apo shoket e tij politikane qe vijne me pas te cilet jane po prap Nano-Berisha, nuk e nenshkruajene kete kontrate dhe po prap Nano -berisha e hedhin ne gjyqe shtettin shqiptare per mosbatim te kushteve kontraktuale dhe si perfundim shteti, populli shqiptar i varfer dhe i mjere paguan po prap Nano-Berishen per moszbatim te kushteve te nje kontretate qe se kane ditur, dashur apo firmosur kurre, qe si qellim te saj kjo kontrate kishte jo plotesimin e kushteve te saj por zhvatjene e shumave te parave nga polulli shqiptar.
    Nje duartrokitje per politikanet bravo bravo nuk ka skeme me te bukur mashtrimi dhe korrupsioni dhe nje keqardhje te madhe per ne, popullin shqiptar qe duhet te shlyeje nje detyrim qe ne menyre indirekte e kemi merituar me zgjedhejn e ketyre lloj mostrave.

  17. beka says:

    se ka bere vetem e ka bere me poltikanet tane e tani do ndajne leket ne gjyq nderkombetare edhe leket od i paguaj populli poltikanet tane jane robqiragraqira duhen djegur te gjalle edhe sot shqiperia ezksiton si shtet se duan fuqite se te ishte per politikanet tane na kishin shitur me kohe

  18. Crusader says:

    Ky do ti marre parate dhe prokuroria Shqiptare nuk ka per te vertetuar asgje. Keshtu ndodh kur fluturon me presh ne bythe, dhe i trajton bizneset ne Shqiperi per interesa politike. I lumte Rilindjes, ja shtoi edhe nje fature me teper Shqiperise.

    1. g says:

      Sidomos kur mendon per “profesionalizmin” e larte qe kane prokuroret dhe organet e hetimeve ne Shqiperi…

      Truthare mbeten gjithmone… Kujtojne se ligji behet me shkop dhe kut ti doje qefi ketyre mund te shkelin cdo gje me kembe…

  19. Socialisti says:

    Pasi ky FURBI te fitoje gjygjin se duket cdo gje e mirellogaritur (qofsha gabim)..do dali nje spot i paguar po nga xhepat tane tek Sandri e do thote ….SIKUR KETO 160 milion euro te ishin investuar e bla bla bla…e vazhdon populli yne trim e liridashes po mbi te gjitha RR.K TE PAGUAJE PRAPE!

  20. Ornela says:

    Rilindja, po I jep leket e tvsh -se te gjitha bizneseve fason, bizneseve italiane qe dihet qe keto vijne sepse pastrojne parate.
    dhe qeveria nepermjet tatimeve po I ktheheb miliona leke te tvsh.
    shkruani komente ju o popull dhe paguani dritat, se italianet leket e tvsh se energjise I marrin mbrapsh nga shteti, ne llogari, para te thata.

  21. Shkodran says:

    Doja te shikoja qeverine shqiptare te bente thirrje për të rishikuar të gjitha traktatet të investimeve ndërkombëtare që ka nënshkruar, me synimin për të rinegociuar apo anulimin e tyre.

    Eshtë shumë shqetesuese qe ketyre investitoreve ju jepet mundesia per te keq perdorur dhe per te gjetur perfitime nga keto traktate te nenshkruara nga qeveria. Eshte ne njeren ane shume qesharake që mund të ketë një arbitrim ndërkombëtar – e perbere nga tre individë, qe marrin një vendim (si international centre for settlement of invesment disputes ose arbitrazhe nderkombtare te tjera) – kunder një programi legjislativ që eshte arritur në mënyrë demokratike (për shembull, një ligj i ri per mbrotjen e mjedisit), dhe se në njëfarë mënyre ky panel arbitrazhi mund ta hedhe dhe ne dyshim legjislacion e marre demokratisht. Është shumë e qartë se këto traktate janë të hapura për interpretime të tilla nga keto panele, ose nga investitorët në kërkim për të sfiduar çdo mase të qeverisë, dhe ne fund te dites me mundësinë per te marre dhe nje pagim marramendes. Fakti është se këto traktate të japin shumë pak përfitim dhe paraqesin vetem rrezik.

    Unë nuk e di nëse shteti jone ka bërë ndonjë studim në lidhje me perfitimet qe ka nga keto traktatet dhe sa investitorë kanë sjellë keto traktatet në vendin tonë. Mbaj mend se qeveria e Afrikes se Jugut para ca kohesh perpara se te anullonte traktatet e saj, porositi një studim të brendshëm për të përcaktuar nëse marrëveshje te tilla kishin ndihmuar rritjen e investimeve të huaja. Ata gjeten se nuk kishte asnjë lidhje mes traktateve te nenshkruar dhe rritjen e investimeve ne vend. Cfare gjeten ishte se ato kishin investime të mëdha nga SHBA, Japonia dhe India dhe nga një numër të madhe vendesh të tjera, nga cilat ata nuk kishin fare traktate investuese me ta. Kompanitë nuk vijnë ne nje vend te investojnë sepse ajo ka ose nuk ka një marrëveshje dypalëshe investimesh. Ata investojnë në qoftë se ka fitim per tu bere.
    Për shembull Brazili dhe shume vende tjera nuk kanë nënshkruar per këtë sistem – ajo nuk ka hyrë ne asnje traktat te vetme me këto dispozita mosmarrëveshje investitor-shtetërore – dhe ende nuk ka pasur probleme per te tërhequr investimeve të huaja.

  22. nardone says:

    bexhet katnarit qe i jep 1 milion euro asaj katnares tjeter sabrijes duhet mbajt ne burg per evasion fiskal e pislliqe te tjera qe mos ti shkoje menja per 150milion euro.

  23. petrit zela says:

    Ky mafioz ordiner,duhet me cdo kusht te ballafaqohet me drejtesine shqiptare,jo nga keto gjyqtaret aktual,se te gjith keta [Ordiner] jane te paisur me diplomat e mafias nderkombetare..Mafiozit Bekcchetti,duhet
    me cdo kusht gjyqi ti behet ne shqperi..Eshte vertetuar se kryemafiozet
    tane politik,te natyrave Nano dhe Berisha,kane lidhje shpirterore me kryemafiozet ordiner nderkombetar.Nen hije, mund te gjeni shum gjyqtar te perkushtuar per drejtesine,dhe u djek shpirti kur shohin popullin e tyre te rrokullisur ne fundin e humnerave,nga gjyqtaret mafioz qe I kane pushtuar tersisht institucionet e drejtesise,natyrisht me ndimen
    e kryemafias politikee..Gjygji,i ketij Kryemafiozi ka nje specifike te vecante.Se rreth orbites se tij rrotullohen si “satelite” dhe Berisha me Nanon se bashku me klanet e tyre, te ngjyrave te krimit..Pushteti
    actual, sot e ka ne duart tyre kupolen e mafias Evropiane..Eshte rasti me ideal per te pastruar vendin nga mafia e ardhur;;dhe te lindurit ne trojet tona autoktone…

  24. g says:

    po cka qeveria qe e krruan me B?

    apo per te mbuluar faktin qe ky i kishte hedhur me kohe ne gjyq, dge per ti bere presion te heqe dore….

  25. g says:

    Kur ky i ka fituar gjyqin D. Bank, c’prisni atehre?
    Kerkojin numrin e llogarise ketij B dhe beni gati paret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje