Qeveria miratoi vendimin në lidhje me dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet 2010-2011 në Qarkun e Shkodrës.
Në një konferencë për mediat, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri theksoi se përmbytjet e këtyre zonave dhe borxhet janë krijuar në periudhën që qeverinë e drejtonte Partia Demokratike, por ne kemi marrë që në fillim zotimin për të gjetur një rrugë zgjidhjeje për këta banorë.
“Ecuria pozitive e reformës në sektorin energjitik, rivendosja e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, na ka krijuar mundësinë që ti japim zgjidhje këtij problemi të lënë zvarrë për shumë vite nga ish-qeveria “Berisha”.
Kemi bërë një bilanc të detyrimeve që shteti ka mbetur pa u dhënë banorëve të këtyre zonave të përmbytura dhe detyrimet që ata i kanë shtetit në formën e faturave të papaguara të energjisë elektrike.
Pra, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer një rakordim të emrave të listës së Emergjencave Civile për banorët e prekur nga përmbytja dhe detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike.
Nga ky rakordim, janë identifikuar 2868 kontrata për të cilat do të kryhet procedura e kompensimit me borxhin e akumuluar të energjisë elektrike. Vlera totale që do të kompensohet me shuarje detyrimi, sipas këtij vendimi arrin në 222,416,775 lekë.
Thënë më qartë, që të kuptohet nga opinioni publik, nëse shteti ka një borxh ndaj një banori dhe ky i fundit ka gjithashtu një detyrim ndaj OSHEE-së, do të bëhet shuarja me kompensim deri në vlerën më të vogël, sipas shumave tanimë të përcaktuara.
Banorët e prekur nga përmbytja, që sipas këtij vendimi janë në cilësinë e kreditorit, kanë dhënë pëlqimin për këtë shuarje nëpërmjet aplikimit të realizuar në zyrat e OSHEE-së, gjatë procesit të rakordimit të të dhënave.
Në rastin kur detyrimi i energjisë elektrike, që banorët e zonave të përmbytura kanë ndaj OSHEE, është më i madh se detyrimi që shteti u ka atyre, palët janë të detyruara që diferencën e detyrimit të energjisë elektrike ta zgjidhin sipas parashikimeve të kushteve të kontratave të furnizimit me energji elektrike.
Kjo vendimmarrje e qeverisë u vjen në ndihmë këtyre banorëve, të cilët prej vitesh janë lënë mënjanë, pikërisht nga ata të cilët i përmbytën dhe i gënjyen me premtime boshe”, theksoi Gjiknuri.
Sipas tij, zbritja e detyrimit të mbartur të faturave të energjisë deri në vlerën e borxhit që u ka shteti këtyre banorëve është një zgjidhje që lehtëson gjendjen financiare të familjeve të këtyre zonave.
Bravo. Po tani cfare do te thote Zhelefina dhe Saliu qe permbyten Shkodren dhe nuk u dhane as leket.
Papergjegjshmerite dhe keqmenaxhimin e qeverise se meparshme po mundohet ta rikuperoje kjo qeveri dhe kjo eshte shume e qarte per kedo se cfare ofron kjo qeveri dhe cfare ofron opozita qe deri dje ne pushtet vetem e ka demtuar vendin.
Ky eshte lajm shume i mire,qe kjo qeveri po mer persiper te beje dhe punen e qeverise se meparshme dhe te kompesoje te gjithe banoret e demtuar te atyre zonave, ja pse e majta po behet gjithnje e me e pergjegjshme dhe e besueshme per qytetaret.
Ardi!
Zhelefina do mburret qe vetem me nji parti Demokratike allaBerishe-Zhelefina mund te bejen mrekullina te pa imagjinushme, transformime qe ia kalojne dhe natyres.Kjo de mbetet ne histori e perjetshme me nji Venecia Shkodrane,apo Shkodra veneciane.
Pershendetje i nderuar Ardi!
1 forme lehtesuese x familjet e permbytura shkodrane . me kete akt rama tregon seriozitet dhe perkushtim per shkodranet , une i pari do e votoj ramen..
… se mos na dale qe llogaria eshte bere keq, che banoret duhet te paguajne 10 fishin e demit te shkaktuar nga permbytja …