Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nis fazën e parë të investimit për rehabilitimin dhe fuqizimin e rrjetit elektrik në një nga zonat më problematike në zonën e ish-Kënetës në Durrës, që do të përfundojë brenda 6 muajve dhe ku përfitues do të jenë mbi 10 mijë konsumatorë familjarë dhe biznese.
Në nisjen e punimeve morrën pjesë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, njoftoi sot MEI.
“Qeveria dhe Operatori i Shpërndarjes kanë ndërmarrë një plan të gjërë investimesh në sektorin energjitik, që do të materializohet me shërbim më të mirë për popullatën, ulje drastike të humbjeve, por mbi të gjitha, do të bëjë që qytetarët t’a ndjejnë se kontributi që kanë dhënë me pagesat e energjisë, patjetër do t’u kthehet në një shërbim më të mirë.
Sektori energjitik, rimëkëmbjen po e fillon jo vetëm me arkëtime dhe situatë financiare më të mirë por mbi të gjitha, po kryen investimet aq shumë të munguara prej vitesh në shpërndarje”, sqaroi Gjiknuri.
Projekti me 5 Lote, nisi fazën e parë me vlerë 83 milionë lekë në zonën e ish-Kënetës në Durrësin e ri, brenda javës tjetër do të nisin punimet për LOT 2, me vlerë 360 milion lekë, ndërsa janë edhe tre LOT-e të tjera.
“Totali i investimeve në Durrës eshte 800 milion lekë, që shkojnë për zonën e ish-Kënetës, Spitallës dhe Sallmones. Parashikohet të investohet për ndërtimin e 60 kabinave të reja, shtyllave, zëvendësim të rreth 50 kilometër kabllo të tensionit të mesëm dhe rreth 30 kilometër kabllo të tensionit të ulët ABC”, u shpreh drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela.
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, falënderoi OSHEE-në për përfshirjen e zonave problematike në planet e investimeve dhe e konsideroi projektin si shumë të rëndësishëm, që përmirëson jetesën e banorëve të tyre. Ai falenderoi OSHEE-në për rreth 8 milion dollar investime që do të realizojë në Bashkinë e re të Durrësit, nga të cilat janë përfitues të drejtpërdrejtë qytetarët dhe sektori i turizmit.
Sipas të dhënave të OSHEE-së, në zonën e ish-Kënetës, Spitallës dhe Sallmones niveli i humbjeve në rrjet arrin sot rreth 45%.
Me kryerjen e investimeve, parashikohet që niveli i humbjes së energjisë për këto zona të ulet deri në 12%. Projekti do të zgjasë 3-6 muaj dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për mbi 10 mijë familjarë e biznese
Nuk ka rruge tjeter per te permiresuar furnizimin me energji. Nese behen pagesat e rregullta, ja qe vikan edhe investimet dhe permiresimi i rrjetit. Asgje ne nje dite nuk behet. Qeveria po punon ne rruge te mbare ne kete sektor.
Sistemi energjitik u dergua ne prag kolapsi si shkak i keqmenaxhimit te tete viteve qeverisje te se djathtes. Taksat nuk vileshin, vjedhja e energjise behej hapur nderkohe qe qeveria e atehershme as qe donte tja dinte. Me ardhjen e te majtes ne pushtet u be nje pune kolosale ne menyre qe te rikthehej ne normalitet sektori i energjise. Po behet nje pune vertete e mire ne kete drejtim, nje reforme teresore ne kete sistem.
Eshte vertete per tu pergezuar puna e bere nga Ministria e Energjitikes. Sistemi energjitik i zhytur i gjithi ne borxhe ku u hap nje grope e stermadhe borxhesh shkoi drejt falimentit, nderkohe qe me masat e marra nga qeveria ky sektor po i rikthehet dale ngadale normalitetit. Shqiptaret mesuan se energjia duhet paguar, pra paguaje qe ta kesh. Ky precedent eshte teper pozitiv.
Sa me shume investime ne kete sektor i cili u mor ne nje gjendje te mjerueshme. Sektori po rimekembet. Partia Demokratike sa ishte ne pushtet vetem e zhyti edhe me shume ne borxhe. Me masat urgjente qe u ndermoren situata eshte permiresuar. Eshte bere me te vertete nje pune e lavderueshme ne kete drejtim. Ne ka nje sektor ku kjo qeveri meriton note maksimale eshte pikerisht energjia.
Pse nuk thua e vodhi!!??
Nga gjendja e me parshme energjia ka permiresime te kenaqshme.Pretendimi i atyre se eshte shtuar shume kopnsumi i energjise eshte bere tashme cope e therrime Kjo behej me qellimin qe te maskohej hajduteria ddhe te vazhdohej konkurenca kush te vjedhte me shume njeri tjeterin Ne se u kujtohet akssioni i CEZIT TE SALI SHTETROMPALLES u nderhy ne nje menyre te njeanshe gjoja per te mbrojtur popullin se po vinte viti i zgjedhejeve Me gjithe reformat e deri tanishme eshte shume larg per thene ajo qe duhet. Nuk esht ndrimi i emerit per bere punen mire Por eendrimi mendesise per te punuar sipas ligjeve , per te krjuar rapotin rreciprok ne marredheniet oshee- klient,ka akoma burokrat qe sillen keq ashtusi me pare dhe bejne ekstremistn.Kete duhet ta kene te qart te gjithe drejtuesit qe mos te punojne si ata te paret qe sa mbushnin xhepat mire e mire ngrieshin ne pergjegjesi pavaresisht gjendjes qe linin.