Ndryshimi i ligjit të legalizimeve/ Lame: 50 mijë qytetarë përfitojnë falas procesin

12 Qershor 2015, 12:53Ekonomia TEMA

Drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Artan Lame, deklaroi se 50 mijë qytetarë do të mund të legalizojnë banesat e tyre pas miratimit të ndryshimeve në ligj nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes.

Në një konferencë për mediat, Lame bëri të ditur se këta qytetarë mbeteshin peng i ndryshimeve ligjore të bëra në janar të vitit 2009, që i cilësonin vepër penale ndërtimet pas kësaj periudhe.

“Por, Qeveria vendosi përfshirjen e këtyre qytetarëve në procesin e legalizimit dhe tashmë 50 mijë qytetarët do të mund të paraqiten në zyrat e ALUIZNI-t për të bërë vetedklarimin.

Ata më pas mund të presin qetësisht ekipet e ALUZINI-t në shtëpitë e tyre për të përfunduar procesin”, tha Lame.

Duke komentuar vendimin e vitit 209 të qeverisë së shkuar, Lame tha se ajo synonte t’i jepte fund ndërtimeve pa leje dhe të vendoste nën kontroll territorin, por në fakt nuk ia arriti.

Lame po ashtu u shpreh se procesi i legalizimit edhe për këta qytetarë do të jetë falas.

7 komente në “Ndryshimi i ligjit të legalizimeve/ Lame: 50 mijë qytetarë përfitojnë falas procesin”

  1. keli says:

    premtime te dhena, premtime te mbajtura, nuk do mend qe jemi ne drejtimin e duhur, kemi nje qeveri qe mendon per qytetaret e saj, e cila po e con shqiperine perpara drejt europes, dhe me punen dhe investimet e bera, tani europa nuk eshte me nje enderr po nje realitet i afert

    1. ilir says:

      Artan Lame je i madh!!!!

      1. lame says:

        nje fushe me shume ku qytetaret e republikes se shqiperise mund te gezojne nje te drejte qe per vite te tera u premtua para cdo fushate dhe cdo here u abuzua me besimin e dhene te tyre. Kjo qeveri ka dhene provat dhe vazhdon te tregoj vetem per sa i perket premtimeve te saja qe po i realizon dite pas dite.

    2. Duka says:

      FUCK YOU qe beni pazar me pronen private te tjetrit sikur e keni mall te babes tuaj!

  2. i djathti klasik says:

    nana a babai ta ka lene shqiperin qe po e trajton si prone private

  3. ester says:

    Procesi i legalizimeve deri sot eshte pare qe eshte ne drejtimin e duhur dhe per me teper i ka ardhur ne ndihme qytetareve si ne aspektin e procedurave ashtu edhe ne shpenzimet e paguara nga 5 here deri sot. Bravo Artan Lame

  4. Nje shqiptar says:

    Po bonot e privatizimit qe na keni dhene si shtet shqiptar 23 vite me pare kur do ti paguani? Duhet tiu padisim edhe ne ne Strasburg?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje