Konflikti mes koncesionarit gjerman dhe kompanive te ngarkim-shkarkimit çon në bllokimin e portit të Durrësit. 1000 vende pune në rrezik.

16 Qershor 2015, 16:22Ekonomia TEMA

Incidentet e njëpasnjëshme mes shoqerisë EMS Albanian Port Operator, konçesionari I Terminalit Lindor, dhe shoqerive te licensuara te ngarkim-shkarkimit në Portin e Durrësit, kanë nxjerrë në dritë abuzimet nga ana shoqërisë EMS Albanian Port Operator.

Kompanitë e ngarkim-shkarkimit që operojnë në portin e Durrësit akuzojnë kompaninë EMS se ka mashtruar ne lidhje me kontraten konçesionare dhe po pengon punën e shoqerive të ngarkim – shkarkimit me qëllimin e vetëm të krijimit të një monopoli në këtë veprimtari. Në këto rrethana kompanitë janë detyruar të dalin në grevë me pasojë bllokimin e aktivitetit në port.

Koncesionari në fjalë, në kundershtim të hapur me kontraten konçesionare, urdhrat dhe udhëzimet e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe vendimet e Autoritetit Portual Durres rrezikon të nxjerrë  të papunë rreth 1000 punëtorë të këtij qyteti që perfaqësojnë shtresat më në nevojë.

Megjithëse insitucionet shtetërore i janë përgjigjur ankesave të shoqërive të ngarkim-shkarkimit duke u dhënë të drejtë këtyre të fundit, koncesionari EMS Albanian Port Operator refuzon të zbatojë ligjin dhe po e çon portin drejt mosfunksionimit, gje që është me pasoja dërrmuese për ekonominë e vendit.

Në këto momente pritet reagimi i institucioneve përkatëse që ti japin zgjidhje ngerçit dhe të mundësojnë që situata të rikthehet në normalitet. Ky është shembulli i rradhës i abuzimit me kontrata konçesionare të firmosura nga qeveria e kaluar të cilat shpesh kanë pasur pasoja mjaft negative për interesat e shtetit shqiptar.

7 komente në “Konflikti mes koncesionarit gjerman dhe kompanive te ngarkim-shkarkimit çon në bllokimin e portit të Durrësit. 1000 vende pune në rrezik.”

  1. mirel says:

    mire shume mire Shqiperia me koncesionare dhe duar ne xhepa
    Kurumi, Becheti..Bankers…tani keto gjermanet
    Plot e kane mbushur arken e shtetit
    Bravo Qiveria e Pushtave…shtoni koncesionaret
    popull hajvan qe rrini me duar ne xhepa te gjithe
    xhepat i keni bosh,,ca beni me keto duar.
    Kruani koqet
    se parate jua kane fshire shteti me koncesionaret
    hani mut, ate keni per hak

    1. Spartaku says:

      Mirel! Avash se e ka marre me shume te perpjekur.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    “Toke e djegur”: Regjizor Gramafoni..

  3. Tirana says:

    Kur Osman Gazepi i famshem me kobure ne dore ndaloi zhvillimin e nje proteste kunder qeverise se kohes ne vitet 30 te shekulllit XX ne Berat nder te tjera u tha protestueseve…..o popull ha m..t e rri urte…se qeveria ben si do
    ….

  4. alti says:

    Ja koncensionaret e Sali Berishes dhe Sokol Olldashit, qe kane zaptuar pasurtite publike . Ato qe i kane bere keta kriminela Shqiperise skane te mbaruar dhe Haxhinasto nuk ka bere nje padi penale per keto koncensione, ne kurriz te shtetit. Mos eshte dikush qe toleron ish qeveritartet e djeshem. Dhe vazhdojne akoma .

  5. Nje shqiptar says:

    Kush ka firmosur kontrata per koncesione qe kane brenda edhe ESKLUZIVITETIN ne nje aktivitet e ka bere kete ose nga padija, ose nga qe eshte korruptuar ose eshte armik i vendit. Sidoqofte ne te tre rastet ata jane fajtore pasi kane demtuar konkurencen qe eshte parimi themelore i zhvillimit te ekonomise ne shoqerine demokratike. Per keta persona qeverite qe pasojne bejne padi penale dhe dergohen ne burg, madje shume shtete i kane denuar me vdekje. Per keta krime nuk ka parashkrim kohor.

  6. A says:

    Keshtu ndodh kur qeverite e ashtuquajtura demokratike kerkojne vetem rritje taksash dhe cmimesh per popullin e vet, sic po ndodh edhe me rritjen e taksave per truallin e objektit, biznesit, nga 10 ne 15 perqind, nga rritja e taksave per vjeljen e qerase.
    Pra, deri tani cdo gje i behet taksapaguesit shqiptar, duke i rritur cmimin e karburanteve, te energjise elekytrike dhe keshtu me rradhe.
    KURSE te huajit i thuhet e keni cdo gje VETEM 1(NJE) EVRO. Ku shfrytezimi i zones se naftes Patos – Marines prej vitesh del me humbje, ku nga minierat e bakrit te Mirdites vidhet cdo vit 200 kg FLORI,AR.
    Ku Banka e Shtetit Shqiptar vidhet 2(DY) HERE ARI, FLORIRI dhe tani i vidhen edhe PARAT.
    Ku eshte ky fare “djali” EDI RAMA qe i dhame NJEMIJELION VOTA, cfare ka bere ne kete drejtim, po ka bere nje 0(ZERO) TE MADHE.
    Livadhisin sipas qejfit duke pase bere shperdorime dhe vjedhje marramendese si SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA dhe ku fare EDI RAMET perdridhet vetem ne tubin e striptizes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje