Në komunën Dushk të Lushnjes nis ndërtimi i një prej qendrave më të madhe për grumbullimin dhe magazinimin e prodhimeve bujqësore, investim i kompanisë “ELCOS Group” me qendër në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i zonës Erion Braçe vendosën gurin e themelit për ndërtimin e kësaj qendre, që vlerësohet si një investim me impakt të madh për një nga zonat më bujqësore të vendit. Në të do të jenë të angazhuar 400 punonjës, por ajo parashikohet të përfshijë në aktivitetin e saj 10 mijë fermerëve të zonës.
Investimi me vlerë mbi 7 milionë euro shtrihet në një sipërfaqe prej 21 mijë metrash katrorë dhe do të kryhet në katër faza, gjatë të cilave do të bëhet ndërtimi i magazinave dhe ambienteve frigoriferike moderne.
Investitorët synojnë që nga grumbullimi, magazinimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, për tregjet kosovare, rajonale dhe ato europiane, të kryejnë një xhiro vjetore prej 100 milion euro.
“Jo vetëm të plotësojë nevojat e qytetarëve të Kosovës, por do jetë dhe objekt shkëmbimi plotësues për mallra, për të plotësuar nevoja të qytetarëve të dy shteteve. Ky objekt do jetë mundësi e prodhimit të kontraktuar ndërmjet kërkuesit dhe fermerëve, do jetë objekt i eksportit, jo vetëm në Kosovë, por në shtetet e rajonit dhe në Europë. I nderuar Kryeministër, ju keni marrë një rol të veçantë në pikën e shkëmbimit tregtar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Mund t’ju them se bizneset e të dyja shteteve do ju mbështesin dhe janë të gatshëm të veprojnë. Por kërkohet që kjo iniciativë të fuqizohet edhe më shumë dhe më shpejt. Qytetarët tanë kanë nevojë për punësim, ndërsa shtetet tona për zhvillim”, tha Presidenti i kompanisë “ELKOS Group”, Ramiz Kelmendi.
Kryeministri Rama e konsideroi një investim të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës bujqësore dhe një mbështetje për fermerët, të cilëve do t’ju lehtësohet rruga drejt tregut për produktet e tyre. Investime të kësaj natyre, sipas Kryeministrit, lehtësojnë eksportet, si dhe rrisin këmbimet tregtare mes dy vendeve.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Kurorëzojmë një përpjekje të nisur përpara disa kohësh, me mikun tonë Ramiz Kelmendin, të cilin e falënderoj nga zemra për gatishmërinë, por edhe për cilësinë më të cilën iu përgjigj kërkesës sonë për të zgjeruar rrjetin e grumbullimit të prodhimeve në Shqipëri, në këtë zonë të bekuar që ka kaq shumë nevojë për të pasur një infrastrukturë moderne, të grumbullimit, të agropërpunimit dhe të eksportit.
Sot, Shqipëria është vendi ku Kosova eksporton më shumë sesa kudo tjetër, por ky është vetëm fillimi, sepse unë besoj shumë që përmes investimeve të kësaj natyre, ne rrisim jo vetëm këmbimet tregtare, por rrisim edhe fuqinë tonë të përbashkët në rrugën e një bashkimi të plotë ekonomik”, tha Kreu i Ekzekutivit.
Ai shprehu bindjen se ky investim do të jetë një nxitje e jashtëzakonshme për fermerët e zonës.
“Janë 10 mijë fermerë, familje fermere, që falë këtij investimi do të përfshihen në një rrjet bashkëpunimi, punësimi dhe të ardhurash të qëndrueshme. Sepse ajo ç’ka garanton çelja e kësaj infrastrukture moderne grumbullimi është pikërisht të ardhurat e qëndrueshme për prodhuesit, të cilët duke hyrë më marrëveshje me kompaninë grumbulluese kanë garancinë e plotë të shitjes së çdo kilogrami të prodhimit të tyre”, theksoi Rama.
Duke përshëndetur nismën e kompanisë “ELCOS”, Kryeministri theksoi se nisma të tilla kanë ndikim edhe në konsolidimin e tokës, eliminimin e fragmentarizimit të saj, si dhe në rritjen e cilësisë.
“Ka një rritje të jashtëzakonshme të shifrave të eksportit nga kjo zonë në drejtim të shumë vendeve jashtë kufirit dhe të eksportit të një sërë produkteve jashtëzakonisht cilësore. Ne besojmë që potenciali është shumë më i madh dhe mundësitë janë shumë më të mëdha.
Ajo çka na duhet është të intensifikojmë përpjekjet për të modernizuar infrastrukturën e grumbullimit dhe për të modernizuar marrëdhëniet mes prodhuesve, grumbulluesve dhe eksportuesve, duke modernizuar në themel gjithë aktivitetin prodhues e përpunues të bujqësisë sonë. Sot, në këtë zonë ka shembuj të jashtëzakonshëm suksesi, por dhe potencialesh”, tha Rama.
Shqiptaret nga konsumator parazit te serbve dhe grekve duhet te fillojn te prodhojn vete dhe te konsumojn produktet vendore. Vetem keshtu zhvillohemi dhe krijojm vende te reja pune. Ne nuk munde te prodhojm Merzedesin por ato qe konsumojm dhe eksportojm nga serbia dhe greqi munde ti prodhojm pa problem.
Duket se me ne fund edhe per fshataret u mendua nga qeveria, qe deri para 2 vitesh, diskriminoheshin duke i genjyer me nga nje thes miell, ndersa sot politika reale per te nxitur prodhimin bujqesor, qe i sherben qytetit, me shume produkte, me shume cilesi dhe rritin ekonomite rurale, mireqenien e njerzve ne fshat. Pa shume shpenzime e kosto, mund te behen shume gjera, por mesa duket politikaneve te deridjeshem u ka munguar deshira e mire.
Kur kemi prodhimet tona bio, qe nxitet edhe ekonomia e familjeve rurale, pse duhet te importojme nga jashte. Deri dje fshataret tane limitoheshin te prodhonin vetem per konsum familjar, dhe keto investime do te jene nje stimul i rendesishem per te rritur potencialet ekonomike dhe mireqenien edhe ne fshat. Cdo vend i botes, me i zhvilluari, s’mund te jete i tille pa patur nje ekonomi te mire rurale.
Kur flisnin per pamundesi per bashkimin Shqiperi-Kosove, ja ku u be realitet, s’ka nevoje per bashkim te trojeve, por bashkimi ekonomik, shkembimet tregtare, te trajtohen individe e biznese njelloj ne te dy shtetet, dhe kjo po realizohet me se miri. Realiteti eshte qe ne jemi nje komb dhe kjo fale marreveshjeve ndermjet dy shteteve ne te gjithe sektoret, ekonomi, arsim, shendetesi, po e mban me afer kombin.
U premtua qe do rritej punesimi, dhe ja ku po ndodh! Kemi nje Shqiperi te pasur, dhe ASHE-ja po arrin ta nxjerre ne pah kete pasuri! Ky eshte drejtimi i duhur!Bashkimi ben fuqine!
Me ne fund nje investim shume i mire sepse kemi kaq shume prodhime bujqesire qe shkojne kot dhe nuk kane nje treg shitje. Me kete pike grumbullimi dhe fermeret do te motivohen qe te prodhojne me shume sepse kane nje vend ku ti cojne.
Me vjen shume mire qe per here te pare po merret nje iniciative kaq e mire per tju dhene nje shtyse prodhimeve vendase. Tani nuk do te degjojme me ankesa nga fermeret qe nuk kane se ku ti cojne prodhimet, por tani prodhimi dhe mundi i tyre nuk do te shkoje kot.
Bravo per iniciativen dhe shpresoj qe keto qendra te hapen ne gjithe shqiperine sepse dhe kuksi ka nevoje per nje qender te tille sepse patatja e kuksit nuk duhet te derdhet ne lume. Cilesia e produkteve shqipetare do te konkuronte te gjithe produketet e tregut eurpian sepse nuk ka patate qe krahasohet me pataten e shishtavecit.
Buqesia eshte nje nga sektoret me te rendesishem te ekonomise shqiptare edhe si i tille po shihet nga qeveria. ndihma qe po i jepet femreve me ane te fondit te zhvillimit te buqsise po ben te mundur zhvillimin e ktij sektori edhe hapjen e me shume vendeve te punes!
Kjo lloj qendre do ndikoj shume ne zhvillimin e ktyre zonave duke bere te mundur mbledhjen e sa me te shpejte te produkteve buqesore edhe duke bere te mundur shume shpejt nxjerrjen e tyre jashte shqiperise duke i ekpsortuar!
Dy nga sektoret me te rendesishm te ekonomise shqiptare qe po shihen edhe me priorit edhe nga qeveria jane buqesia edhe turizmi. ne te dyja kto po shohim se qeveria po ndihmon me paketat lehtesuese per te gjithe investitoret e huaj qe duan te vine. kto lloj investimesh qe sherbejne per grumbullimin e produkteve do bejne te mundur rritjen e prodhimit edhe nje shitje sa me te shpejt te tyre!
ahaha fushate para zgjedhjeve
nuk mund te pretendojme te jemi superfuqi ne prodhimet bujqesore, por jemi ne drejtimin e duhur, per te pasur prodhimet tona. Bujqesia ishte lene ne harese gjate kohes se berishes dhe tani ka filluar te jete nje nder prioritetet e qeverise
E thene shume bukur, Katmer!
Ndoshta ky eshte nje nga investimet me te mira te bera ne shqiperi se shqiptaret kane vite qe e prisnin, sepse po ushqehen me prodhime te importit qe i blejne sa frengu pulen.
Ky eshte nje nga investimet me te zgjuara te bera nga qeveria Rama, nje qender e rendesishme per grumbullimin e mbetjeve bujqesore ne nje vend pjellor si Lushnja. Kemi nevoje per zhvillimin e bujqesise dhe qeveria mendoj se po kujdeset me shume vemendje ndaj cdo aspekti te prodhimeve bujqesore.
Me se fundi nje enderr qe dukej e parealizushme,para 213-tes natyrisht per zonat rurale po behet nje rrealitet..Pra prodhimet bujqesore,dhe ato frutore nuk do te mbeten rrugeve,duke u lene ne meshiren e shiut apo te vapes,duke u kalbur, dhe ndotur dhe ambjentin..Jo se qeverive te mepareshme u mungonin fondet,por me teper u interesonte korrupsioni
universal,me qe ligjet nuk egzistonin u jepej mundesija mafiozeve,per te importuar mallra te kuliteteve te fundit, dhe populli I mjere nuk kishte as dhe nje pretendim por u mjaftonin,duke pare se ne tavoline kishin dicka per te ngrene.Ndersa spekullatoret,milionat e dollareve I
depozitonin neper bankat e huaja..Mendohuni mire, por me koka te ftohta,pastaj e hidhni ne kuti ate cop leter,mundet tju nxjerri nga uji I ndotur,por mundet dhe tju fundosi nen te..
Ky eshte drejtimi i duhur per te dy anet e shqipove. Na duhet ta fuqizojme kete sektor se eshte faktikisht menyra me e mire per tu zhvilluar me klimen dhe token qe na ka dhene perendia. Dhe ne konumatoret do te ndihmonim veten shume nqs bojkotonim produktet e huaja dhe vetem blejme ato te vendit, qe dhe tregtareve tu behet e paleverdishme te bien ta zeme domate nga Greqia apo Maqedonia dhe te vene e ti marrin ne Lushnje. Vertet Mercedesa nuk bejme dot, por ama dhe pa mercedes jetohet…. psh blen gomar…. por pa ushqime te mira ngordh nga semundjet. Rendesi ka qe populli vete eshte ndergjegjesuar per kete prioritet dhe qeverise i takon te krijoje lehtesira dhe te mbroje me ligj pronen, sidomos investimet ne tokat private.
Fushate para zgjedhjeve, projekti ne kater faza, faza e pare çuditerisht koincidon pak dite para zgjedhjeve. Tre fazat tjera mbajeni mend o katnaret e lushnjes gishtin ne bythe do keni….
Bravo pour edhekujdes nga climet qe ky group do imponoje prodhueseve!
Shum mir bejn qe hapen keto qendra krumbullimi po duhet par dhe mbushja e tregut vendas. Ka 3 vjet tani qe ai pak prodhim i mir iken per eksport dhe ato qe ngelen i han shqiptaret , dhe cmimet e perimeve dhe ne sezonin e prodhimit jan shum te shtrenjta.
Është për Kosovën!E thote vetë kryetari Mao po komentuesit vazhdojnë të blegërijne në drejtimin e duhur.
!!!!!. Pse per kosoven a munde te na sqarosh.
Investitori esht nga kosova Ramiz Kelmendi nje nga tregtaret me te medhej ne kosove qe mbulon gjithe kosoven me qendra tregtare.
Nga kjo qender e grumbullimit ne shqiperi do furnizohet gjithe kosova me produkte bujqesore te cilat shqiperia i ka me te hershme se gjithe rajoni dhe ballkani per shkake te klimes deri dje kosova mbulohej nga vendet tjera, tash e tutje do furnizohet nga shqiperia dhe nga kjo do perfitojn bujqit e shqiperis. Anasjelltas me vone edhe shqiperi do perfitoje nga produktet me te vonshme te kosoves edhe pse kjo eshte pak problem pasi tregtin ne shqiperi nuk e kontrollojn shqiptaret po greket Vllehet dhe Arumunet te cilve ju intereson vetem profiti.
Ramiz Kelmendi ka lidhje te fuqishme ne Evrope sidomos ne Gjermani Zvicerre dhe Austri ku eksporton qindra mija tona produkte bujqesore ne vite nga kjo do perfitojn edhe bujqit e shqiperis pasi tash e tutje nuk do ju shkoj mundi kote dhe prodhimet e tyre do shiten qofte ne kosove rajon dhe evrope.
Pse tregtaret Greke Vllehe dhe Arumun qe kontrollojn tregtin ne shqiperi deri sote nuk ju kan dhen hapseri bujqve shqiptare per faktin e thjeshte se nuk jan shqiptare dhe si te tille ju intereson vetem profiti dhe me teper i kan ndihmuar bujqit Maqedon enGreke se ata shqiptare,
Gabimi me i madhe qe ka ber shqiperia keto 25 vite demokraci ka qen kontrolli i tregtise nga jo shqiptaret, ky ka qen gabimi me i madhe pasi ky sektore kaq strategjike dhe me impakte zingjirore ne zhvillimin e vendit nuk eshte dashte tju lihet ne dore jo shqiptarve.
Ndersa ne kosove ky sektore eshte 100% ne duare te shqiptarve te tregtarve kosovare, nje dner me te medhejte eshte
Ramiz Kelmendi Elkos group
Haki Demolli albikomerc
Ekrem Lluka Dukagjini group
Besimi Devolli , Devolli group
Bucaj group
Deshishku group
Viva Fresh
Etj te gjithe shqiptare.
Ndersa ne shqiperi me i fuqishmi eshte Greku Naci Nacos
Katmer!Sqarimin e ke bërë vetë më mirë se unë.Do furnizohet Kosova dhe tregtarët kosovarë nuk do heqin dore nga “profiti”për të ndihmuar bujqit shqipëtarë.Deri më tani nuk ja kemi parë hajrin “vellezerve” kosovare.Fjalë të mëdha “patriotike” dhe xhepat i kanë mbushur duke përfituar nga mosnjohja që kishin shqiptarët për ekonominë e tregut.Shqiptarët janë trajtuar shumë herë mirë nga te tjerët se nga kosovarët që gjithmonë janë perpjekur ti heqin për hunde dhe ti rrjepin sa të mundin.
!!!.. O zoteri deri dje bujqve shqiptare ju kan perfundue produktet ne koshe te plehrave per munges te tregut, tash e tutje e kan tregun e sigurte vetem a? Deshirojn te prodhojn.
Ideja esht shum e mire Ramiz Kelmendi ka kapacitet ti absorvoje gjithe prodhimet bujeqesore qe prodhojn bujqit e shqiperis pasi ka trege dhe lidhje te forta per ti shite si ne kosove rajon dhe evrope.
Ku esht problemi ketu nuk e kuptoi.
Pytja qe duhet te shtrohet esht kjo. pse qendrat tregtare dhe tregtaret e shqiperis deri sote nuk ju kan dhen hapesir prodhimeve vendore dhe bujqve te shqiperis. Ndersa kan importue produkte bujqesore nga Maqedonia dhe Greqia.
Katmer=Merkat fiks.Nuk po e quaj problem që ky Ramizi te beje atë që di të bëjë më mirë.Problemi është kryeministri Edi Rama që e perfshin në fushatë elektorale këtë investim dhe e shet si zgjidhje të problemeve të shumta që ka bujqësia dhe ekonomia shqiptare.Janë këto probleme që kane sjellë furnizimin e tregut me produkte nga fqinjët se kanë kosto me të lirë.Profiti pra dhe asnjë arsye konspirative antishqiptare si do ta paraqisësh në analizat-reklama per kete Ramizin tënd që do na shpëtoka bujkërobërit shqiptarë.
!!!. Sali Berisha ju ka pamundesuar biznesmenve nga kosova dhe shqiptarve tjere jashte shqiperis qe te investojn ne shqiperi duke bllokuar edhe bashkpunimin ekonomik. Ndersa ju ka dhe hapesir fazliqave sllave dhe grekve.
Ky investim nuk eshte edhe aqe i vogel ky do kete impakte te madhe ne punesimin indirekte perveqe ati direkte qe do punsoje 400 persona dhe eksport mbi 100 milion €, nuk jan pak apo jo.
Sali Berisha ne kohe fushatash zgjedhore ka inagurue edhe huje gardhi e lere me investime kaqe serioze.