Rreth 70% e bizneseve sezonale që punojnë gjatë verës në zonat turistike, rezultojnë debitorë të energjisë dhe duke mos shlyer faturat e energjisë elektrike, kanë grumbulluar një borxh rreth 2 miliardë lekë ndaj OSHEE-së.
Këto biznese sezonale do duhet të shlyejnë faturat e energjisë brenda qershorit, pasi në të kundërt, do t’u ndërpritet energjia elektrike, bënë të ditur burimet zyrtare të OSHEE-së.
Sipas tyre, bizneset debitore u evidentuan nga OSHEE gjatë kontrollit të përqëndruar në bregdet në dy muaj, maj-qershor, pasi zotëruesit e tyre nuk i gjen më pas përfundimit të sezonit turistik.
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela është shprehur se në rast të mos shlyerjes së faturave, këto biznese nuk do të furnizohen më me energji elektrike.
“70% e bizneseve sezonale, që ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në muajt gusht-shtator, brenda fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, duhet të shlyjenë debinë. Në të kundërt nuk do të kenë asnjë shans të furnizohen me energji nga Operatori i Shpërndarjes”, u shpreh ai.
Po pse nuk ja prisni dhe pastaj me rilidhjen qe bejne i coni ne burg sic bete me popullin e thjeshte ,po keto biznese u kthejne patkojte nga dielli prandaj se beni ,po cdo dite e me shume na e vertetoni se ligji ne doren e ketij shteti eshte i pabarabarte .