Francesco Becchti dhe kompanitë e tij në Shqipëri kanë boshatisur llogaritë bankare.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha llogaritë bankare të kompanive që drejtohen nga italiani i shpallur në kërkim, pjesëtarët e familjes së tij dhe administratorëve.
Prokurorët thonë se nga verifikimi i të dhënave analitike të llogarive bankare të 8 kompanive të familjes Becheti janë gjetur rreth 70 mijë euro të shpërndara në disa llogari të ndryshme, raporton ABC News.
Referuar materialit të bankave, kompanitë e familjes Becchetit ndër vite kanë qarkulluar në llogaritë e tyre bankare një shumë që kap shifrën e 80 milionë eurove.
Kjo shumë për hetuesit ka ardhur në formën e transaksioneve të ndryshme, me justifikimin e shitblerjes së aksioneve, kontrata huamarrrje, pagesa të ndryshme e deri te justifikimi i të ardhurave të fituara nga procese gjyqësore.
Sipas prokurorisë, vetëm pak kohë para lëshimit të urdhër-arresteve, llogaritë bankare të kompanive të familjes Beccheti janë boshatisur, duke u transferuar në llogari bankare në Itali, Londër dhe Luksemburg.
Këto transaksione janë kryer me ndihmën e të dyshuares Pranvera Gjika, drejtoreshë e degës së një banke italiane në vend.
Në dosje thuhet se e dyshuara Gjika pavarësisht se kishte një vendim administrativ nga Drejtoria e Tatimeve për bllokimin e llogarive bankare të familjes Beketi, ajo ka transferuar jashtë Shqipërisë rreth 15 milionë eurot e fundit.
Urdhëri i bllokimit ishte lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve në Tiranë, pasi kompanitë e familjes Beccheti i detyroheshin shtetit shqiptar rreth 770 milionë lekë.
Nga ana tjetër, në vitin 2013 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë një kallëzim penal nga italiani tashmë i shpallur në kërkim Beccheti për akuzën e “gjobvënies”.
Në kallëzim, ai ka pretenduar se dy biznesmenë shqiptarë, të cilët ishin kontraktues të punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit, e kanë kërcënuar duke i kërkuar rreth 2 milionë euro për të paguar.
Prokurorët thonë, se nga hetimi i kryer, rezultoi se nuk kishte të dhëna për gjobvënie, por një detyrim i papaguar nga Beccheti ndaj kompanive shqiptare.
Për këtë fakt, dosja është pushuar nga prokuroria.
Ore po ku eshte prokuroria per ata trimat e Patos Marinzes???!!
Nuk eshte vetem demi ekonomik dhe mjedisor per popullin e zones se atyre po i jep parate e shqiptareve dhe po i kompenson. Po deklarimet zero dhe grabitjet skandaloze i fali prokuroria?
A more rufjaner, shihni disa filma me mafioze amerikane, se ju ben mire!
70 mije euro nuk dalin as per pagat e muajit qershor. Pa pastaj kush do ta paguaj Sonilen me 10 mije euro ne muaj.
Ne Amerike kur “cunat e nderuar” doshin ti bonin qejfin policeve i qerasnin me coffe and donuts…eshte nje paketim ngjyre druri biodegradabile qe gjendet ne cdo kafe, fastfood apo minimarket…
Sqiperia si mall pa zot,e vjedhin e plackitin dhe largohen ,nuk ka shtet prandaj bejne pershesh.i paguajne nje grusht njerezish qindar mija euro , per tja mbyll syte shtetit ,ja te kam punesuar njerez,hesht.corap shkojne punet qeni te zotin nuk njeh ne ate vend te korruptuar.
Gërmo Tare se qenin e ngordhur do gjeni.
germo tare germo….i thone kesaj pune