Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka “zbarkuar” në Tiranë për rishikimin e pestë të marrëveshjes trevjeçare, pas miratimit të transhit të dytë dhe të tretë të kredisë që ky institucion i dha qeverisë shqiptare në fund të muajit shkurt.
Ekipi që mbërriti në Tiranë, i kryesuar nga Shefi i Misionit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, do të analizojë të gjithë sistemin e financave publike.
Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se në axhendën e takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike, bilanci i pagesave dhe kushtet fiskale. Në tryezën e diskutimeve pritet të shtroeht edhe buxheti i vitit 2015, dhe ndërhyrjet e mundshme në të për shkak të mosrealizimit të objektivave për periudhën 4 mujore.
Axhenda e këtij misioni parashikon takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi ne mesin e muajit maj shqyrtimin e katërt të performancës ekonomike të Shqipërisë nën mekanizimin e zgjatur të Fondit (EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson një disbursim të menjëhershëm të rreth 35.9 milionë euro, duke e çuar shumën totale të disbursuar në rreth 153.1 milion euro.
Nderpritini ndihmat ketyre shushunjave se kane 25 vite qe vetem vjedhin dhe riciklojne veteveten jane te gjithe njesoj. Populli ushqehet nga emigracioni meushqim te oerditshem dhe me dogmat e politikanve
Ka thene fmn qe shqiptRet duhet te hane nje here ne dite
Tani qe kemi bor het e fmn dhe bb do behemi si italia
Nxirrini jashte keta hajdute!!! Nder gjerat e pakta qe qeveria berisha beri me mend ishte zbythja e ketyre maskarenjve!
avash avash bohen punet e mira sic i boni greqia dhe tani i pagun