Ministria e Financave, njofton se në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave, të sasive, të kushteve dhe kritereve të përjashtimit të anijeve të peshkimit nga taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit”, ka hartuar dhe firmosur, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, një udhëzim që përcakton procedurat e përjashtimit nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza karburantin (gazoil) për furnizimin e anijeve shqiptare të peshkimit.
Sipas udhëzimit në fjalë, furnizohen me karburant (gazoil) për peshkim, pa paguar (me përjashtim) taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH, subjektet e peshkimit (personat juridikë dhe fizikë) me destinacion përdorimi në anijet e peshkimit, të cilët kanë marrë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 20 të vendimit nr. 612, datë 5.9.2012 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të ligjit 61/2012 ”Për akcizat”, të ndryshuar”.
Udhëzimi i dy ministrive saktëson se karburanti (gazoili) për peshkim duhet të jetë i ngjyrosur dhe se përqendrimi i ngjyrosjes gjatë gjithë kohës së tregtimit /përdorimit të karburantit (gazoil) të ngjyrosur duhet të jetë i njëjtë me përqendrimin në çastin e ngjyrosjes.
Në udhëzim thuhet, gjithashtu, se “Subjektet e peshkimit mund të furnizohen brenda vendit me karburant (gazoil) me destinacion përdorimi në anijet e peshkimit, vetëm pranë operatorëve ekonomikë (shoqëritë furnizuese), të cilat administrojnë magazina të lira, magazina doganore ose magazina fiskale dhe që janë të autorizuara nga autoritetet doganore për të kryer ngjyrosje”.
Subjektet e peshkimit mund të furnizohen edhe jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, me kusht që karburanti (gazoili) të jetë i ngjyrosur, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.
Udhëzimi i mësipërm përcakton edhe të gjitha procedurat dhe kriteret e tjera që duhet të plotësojnë subjektet e përcaktuara ligjërisht për përfitimin e këtij përjashtimi.
Me këtë udhëzim respektohen të gjitha detyrimet që përcakton ligji përkatës dhe vendimi i qeverisë në zbatim të tij si dhe u krijohen lehtësi subjekteve të përfshira.
Do hame peshk o njerez
bravo Edi.
Ky eshte nje lajm i mire per floten e peshkimit por asnjeri nuk jep koment se e kane mendjen te bythet e Grides
Ligji ka kaluar qe ne fund te vitit 2014. VKM u pergatiten ne mes te janarit dhe u deshen 5 muaj qe te pergatitej nje udhezim. Maxhoranca shprehu vullnetin me miratimin e ligjit dhe VKM ndersa administres ju deshen 5 muaj per te shkruar nje udhezim qe mund te behej per 1 dite.
Sidoqofte, nafta e peshkimit eshte nje nga reformat madhore per peshkimin dhe realisht do te sjelle zhvillimin e ketij sektori duke ulur informalitetin dhe rritur konkurencen e ndershme. do te dalin jashte loje kontrabandistet dhe spekulantet e naftes qe e shkaterruan peshkimin.
BRAVO
kjo takse ka qene me qesharakja e te gjitha kohrave
imagjinoni taksen e qarkullimit qe nuk eshte tjeter nje takse qe paguhet per amortizimin e asfaltit
keni pare nje anije ne asfalt????
e njejta gje duhet te vleje per bujqesine psh per naften qe perdoret per vaditje apo ngrohje serash
Ndihma qe po ipet peshkimit me ligjin e ri per heqjen e taksave per naften , ka disa te mira ; 1- I krijon kushte peshkatareve qe naften ta blejne ne Shqiperi , prqa kemi Rritje te konsumit te naftes ne vend . 2- Ul koston e peshkimit, per rrjedhoj cmimin dhe keshtu ka me teper peshk ne treg si dhe cmim konkurues per eksport 3- duke ulur cmimin ka me teper peshk me cmim te lire per industrine perpunuese . Te gjitha keto jane nje ndihme per kete sektor ,plus nje premtim i mbajtur ne fushaten er 2013 . E vetmja qe ngel eshte premtimi i Edi Rames per te ngritur nje kantier per riparimin e anijeve te peshkimit , qe pervec do ulte koston e riparimit ne vend , gjithashtu do krijonte vende te reja pune, dhe per mendimin tim nje kantier I tille mund te ngrihej ne zonen e bishtit te Palles prane bazes detare duke qene larg zones se banuar . Sa per mjeshtrat e riparimit i ke rrugeve pa pune . Pak investim dhe shume perfitim.
Bravo Rilindja.
Te jeni te sukseshem edhe ne porbleme te tjera madhore ne sherbim te popullit.Sa ma shume lajme te mira.