Ministria e Financave ekzekuton urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të shoqërisë “AgonSet”

18 Qershor 2015, 17:00Ekonomia TEMA

Ministria e Financave njoftoi të enjten se ka sekuestruar sendet e luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërive “Energji” shpk, “400” KE, “Fuqi” shpk, “Cable system” shpk dhe “Agon-set” shpk në zbatim të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Përmes një njoftimi për shtyp, MF informoi se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mbi bllokimin e llogarive dhe kuotave në emër të personave të caktuar në vendimin e mësipërm, duke ju drejtuar institucioneve përgjegjëse për ekzekutimin e këtij urdhri.

“Në zbatim të këtij vendimi,  grupi i punës nga data 17 qershor nisi procedurat për evidentimin, sekuestrimin dhe marrjen në administrim të pasurive të caktuara sipas vendimit të gjykatës.  Në prani të përfaqësuesve të shoqërisë “Agon-set” sh.p.k u kërkua zbatimi i  vendimit të mësipërm. Me kryerjen e ekzekutimit të vendimit të mësipërm, u mbajt procesverbali mbi evidentimin dhe marrjen në dorëzim të aseteve, i cili u firmos nga të gjithë të pranishmit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.

3 komente në “Ministria e Financave ekzekuton urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të shoqërisë “AgonSet””

  1. titi says:

    Po Adi, Saimiri, Sonila e te tjera asete te Agon-set sh.p.k. do te sekuestrohen?

  2. LORA says:

    Lajm i bukur,mafjes po i vihet kufiri tek thana,,,kujt i plasi per fatin e ushtareve te saj,adi,sonila,saimiri,,,,te cilet e kane provuar publikisht se u ka pelqyer vete te hane mut.

  3. leon says:

    po Sonilen a e keni sekuestuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje