“Standard and Poor’s” paralajmëron dhe Shqipërinë për rrezikun nga bankat greke

25 Qershor 2015, 09:11Ekonomia TEMA

“Reuters” shkruan se “Standard and Poor’s” ka paralajmëruar që mund të zhvlerësojë renditjen e kredisë së Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Rumanisë e Serbisë në rast se telashet e Greqisë do të përhapen në sistemin e tyre bankar.

Bankat greke zotërojnë banka të rëndësishme në këto shtete të Europës Juglindore dhe shqetësimi është se në rast se Athina do të detyrohet të dalë nga eurozona, huadhënësit e saj mund të falimentojnë, me një efekt domino në degët e tyre.

Në rast se qeverive të ndryshme do të duhet tu shpëtojnë ato, kjo do të dëmtonte financat kombëtare dhe perspektivën afatgjatë të rritjes, raporton Respublica.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e mbështetjes së qeverisë për bankat,” tha S&P në një raport.

“Në rast se një mbështetje e tillë do të dobësojë parametrat fiskalë dhe të borxhit të qeverisë, kjo mund të ndikojë negativisht në renditjen e tyre kombëtare.”

12 komente në ““Standard and Poor’s” paralajmëron dhe Shqipërinë për rrezikun nga bankat greke”

  1. TANI says:

    ME PAK FJALE:
    “TERHIQNI LEKET NGA BANKAT GREKE”!

    1. Populli says:

      Nga cila banka do te terheqesh leket mor injorant, nga banka ku punojne mijera shqiptare qe mbajne familjet e tyre. kur nuk ke haberin nga ekonomia zhduku dhe qepe gojen se vetem konfirmon injorancen tende.

      1. Argita_B says:

        Populli,
        se pari nuk ka me mijera shqiptare qe punoje ne bankat greke, me qindradhe ndoshta.
        Se dyti, nese sot bankat greke kane nje pocicion dominues ne tregun bangar shqiptar kjo ka ardhru rej faktit te politikava te papergjeegjeshme te qeverive qe nga viti 1995 kut Berisha ishte president, e me pas Nano. Nese sot ekonomia shqiptare vret nga tregu bannkar grek, per kete fajin e ka miopia dhe babezia e politikaneve tane te korruptuar.
        Gjitheesesi, Greqine Evropa nuk do ta leri te dale nga euro, po i ben presion qe te mari maksimumin po perseri ne euro do te jete.

    2. Gashi says:

      Po, kaloni parate nga bankaet greke ne Greqi dhe Shqiperi ne bankat shqiptare.

      1. crusader says:

        Me fal qe nderhyj, po cilat jane Bankat Shqiptare ne Shqiperi? BKT me pronesi Turke, Raiffassen me pronesi Austriake, Societe General Franceze, Procredit konglomerat Amerikan per vendet e treta, Intensa Sanpaolo Italiane, Credins jam i paqarte, por nuk eshte Shqiptare, pastaj vijne bankat Greke. NBG, Tirana, Alfa etj.

  2. kuq e zi says:

    me mire te humbin mijra vende pune se dhjetra mijra kursime
    ketyre bankave duhet bllokuar cdo transaksion me jashte
    dhe te percillen ne menyre te koordinuar ne kufi

  3. plaku says:

    Une personalisht nuk ja var teneqen ketyre tre agjensive amerikane te vleresimit. Kjo per faktin se vetem nje muaj pas falimentimit te bankes me te madhe te investimeve ne bote “Lemon Brothers” ne 15 shtator 2008 keto tre agjensi amerikane i dhane Lemon Brotherit vleresimin maksimal te mundeshem AAA.

    1. Loni pe betoni says:

      Kujdesi nuk eshte asnjehere i tepert, Plakoooo!

    2. Illyrian says:

      Jo Lemon Brothers, as Orange Brothers, por: LEHMAN BROTHERS.

  4. plaku says:

    Me falni per gabimin. Eshte : nje muaj pas falimentimit…… duhet te jete nje muaj para falimenetimit……

  5. crusader says:

    Le ti terheqin parate te gjithe se nuk ka problem. Bankat e dyta ne Shqiperi as qe varen fare nga depozitat e njerezve. Ato garantohen nga Banka e Shqiperise dhe mund te marrin miliarda likuiditet vetem me nje email. Depozitat perdoren thjesht si asete shifrore te nje Banke, per te justifikuar potencialin e saj.

  6. Petrika says:

    Ata qe vene leket e tyre ne banka greke,bejne gabimin me te madh te jetes se tyre,sepse greku herepashere aplikon fshesen ndaj shqiptareve dhe rrezikojne tju mbeten andej leket,shtepite dhe gjith pasuria e tyre.Marredheniet shqiptaro-greke,kane qene gjithmone ne fije te perit.Ata jo me kot mbajne ligjin e luftes me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje