Panariti takon importuesit e grurit: Stop importeve me cilësi jo të lartë

29 Qershor 2015, 13:00Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rrual dhe Administrit të Ujrave, Edmond Panariti deklaroi se do të punohet fort që konsumatorët shqiptarë të kenë miell me standarde europiane.

Panariti, që zhvilloi një takim pune me importuesit e grurit, duke kërkuar cilësi të lartë të miellit, u shpreh se “do të ketë standarde europiane për cilësinë e miellit. Vetëm gruri me cilësi të lartë do të përfundojë në fabrikat e përpunimit”.

Ai premtoi se “nuk do të lejojmë infiltrimin e grurit me cilësi të dobët në vendin tonë”.

Ministri shtoi gjithashtu se ka pasur një mbiprodhim gruri dhe ftoi prodhuesit e miellit që të blejnë grurin vendas.
Ai shtoi gjithashtu se sivjet ka mbiprodhim edhe të domateve, për të cilën u shpreh se “do të bëhet çmos që “kjo sasi të arrijë tregun, qoftë si produkt i freskët, apo i përpunuar”

5 komente në “Panariti takon importuesit e grurit: Stop importeve me cilësi jo të lartë”

  1. kapterr Rahmiu says:

    hahahahaha, kesaj i thone ” nje vere ne uje” !
    Gjoba ore gjoba, deri ne konfiskim e heqje lishence !
    Vetem keshtu marin vesh katilat e pangopur

  2. vizioni i Bashes says:

    Ky (ministri i Likes), bën propagandë me fjalë boshe, si në kohën e Enverit, ndërsa “derrat” vazhdojnë të hanë bukë me miell kashte dhe mbeturina toksike…Të ishte vetëm kjo…???!!!

  3. faro says:

    Dakord me kapterr Ramiun! Kjo nuk este menyre drejtimi, por vetem show televiziv, per ceshtje qe vetem ministri I di.

  4. NOLDI says:

    po i keni mbush me lsi gjith pikat e aku neper dogana , nuk ngopen me para . ky grure bagetish nga kontrooli i militanteve tuaj vjen

  5. faro says:

    Gruri qe hyn tek ne eshte sh problematik-. Askush nuk e di se cfare buke hame! Duhen masa drastike shteterore, madje urgjente. Ministri te dale hapet me tregues te percaktuar biokimik, qe tregojne qarte se Ku jemi, cfare nuk do te lejohet te hyje ne kufi dhe Ku do te mberrijme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje