Porti i Vlorës, shkarkohet drejtori Çeloaliaj. Emërohet Edmond Leka

29 Qershor 2015, 12:11Ekonomia TEMA

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Portit të Vlorës Xhevahir Çeloaliaj.  Vendimi është marrë nga bordi drejtues i Portit sh.a Vlorë.

Vendimi është marrë pas ankesave të bëra në manaxhimin e trafikut detar të udhëtarëve pas ankesave të regjistruara nga agjencitë e trageteve.

Bordi drejtues ka vendosur shkarkimin e Celoaliaj dhe tashmë drejtoria e portit do të ketë titullar Edmond Lekën, i cili drejtonte ISSH-në, Vlorë.

Celoaliaj është kryetar i PS-së, rrethi Vlorë, ndërsa Leka është kryetar i PS-së, bashkia Vlorë.

5 komente në “Porti i Vlorës, shkarkohet drejtori Çeloaliaj. Emërohet Edmond Leka”

  1. shqiptar says:

    Po shume mire ishte ai i pari,apo …”ALI HOXHA,HOXHA ALI!”

  2. T says:

    A do vije ndonjehere koha qe te drejtojne profesionistet apo jo?!Ishallah punon mire ky,se po nuk punoi i bie rradha te vene drejtor kryetarin e PS-se se Kanines!!

  3. s.o.s says:

    ai qe duhej shkarkuar eshte Gazmir Tahiri drejtori i drejtorise se pergjithshme detare, ai e beri korrupsionin me licencat! Celo mavrija e hengri kot!

  4. Pelasgian says:

    Ej si ka mundesi qe ne cdo post kyc ka militante partie?

    Ky Edmond leka mos eshte gje ai “biznesmeni” qe eshte nder me te pasurit ne Arrnautistan?

  5. s.h. says:

    `Lajme bajate, sepse kemi te bejme me emerime bajate….”udheheqesit ” partiake , zevendesojne njeri tjetrin….Pse te mos bejne keshtu, se bashku me shefen e kuadrit te PS per Vlores , deputeten Leskaj , qe shquhet vetem per emerime drejtorash… U lumte, ne votojme , ata drejtojne kompanite shteterore ….Ky i dyti e njeh me mire ekonomine private , sepse dikur me counterpart-in e deputetes Leskaj, deputetin Kollozi , drejtonte Dhomen e Tregtise & Industrise Vlore ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje