Shqipëria është përballur dy herë, në vitet 2001 dhe 2003 me panik bankar, por në asnjë rast nuk qe e nevojshme mbyllja e bankave për klientët.
Nga Gjergj Erebara
Ndodh rrallë në botë që bankat “të marrin pushimet”, d.m.th që të mbyllin dyert për klientët për shkak se nuk kanë para për të dhënë ose për shkak se nuk duan që të japin paratë.
Pushimet e bankave qenë tipike të krizës së viteve 1930, kur sistemi i bankave qendrore qe ende i pazhvilluar në formën që e njohim sot.
Më 9 mars 1933, Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan Ligjin Urgjent të Bankave përmes të cilit presidenti Franklin Roosevelt urdhëroi mbylljen e bankave për disa ditë deri sa autoritetet të merrnin masa për stabilizimin e tyre. Duke filluar nga 14 shkurti i atij viti, amerikanët, të frikësuar nga rreziku i falimentimit të bankave, filluan të tërheqin depozitat e tyre në shkallë të gjerë. Pas miratimit të ligjit, i gjithë sistemi financiar amerikan u mbajt i mbyllur për katër ditë. Kur bankat u rihapën, Rezervat Federale i patën furnizuar me para të mjaftueshme për të shlyer çdo kërkesë për tërheqje. Kjo gjë riktheu besimin e konsumatorëve, të cilët u paraqitën nëpër banka, jo më për të tërhequr, por për të depozituar paratë e tërhequra më herët.
Pushimet e bankave kanë ndodhur shpesh në vendet që kanë regjime të kursit fiks të këmbimit, siç është euro sot. Në rastet kur vendet kanë një monedhë të pavarur, ato mund të anulojnë premtimin për shkëmbim me kurs fiks këmbimi dhe rrjedhimisht të mos kenë nevojë për mbylljen e bankave. Greqia nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë për shkak se nuk ka një monedhë tjetër.
Greqia përjetoi tërheqje të depozitave nga nënshtetasit e vet në rendin e miliarda eurove në ditë përgjatë javës së fundit, por bankat u detyruan të mbyllen në ccastin që Banka Qendrore Europiane refuzoi të japë likujditet shtesë për bankat greke.
Shqipëria ka regjimin e kursit luhatës të lirë të këmbimit valutor që nga viti 1992. Për rrjedhojë, një panik i mundshëm bankar është tërësisht i përballueshëm pa pasur nevojë për të mbajtur bankat e mbyllura. Kjo nuk do të thotë që një situatë paniku do të kalojë pa pasoja.
Shqipëria përjetoi një situatë të tillë në vitet 2001 dhe 2003. Në viteve 2000, një fushatë deklaratash nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kundër bankave shtetërore të kohës, bindi një pjesë të qytetarëve të tërhiqnin depozitat e tyre në këto banka. Berisha deklaroi në atë kohë në mënyrë të përsëritur se bankat shtetërore qenë piramida dhe se paratë e depozituesve qenë keqpërdorur nga qeveria. Por bankat shtetërore të kohës kishin praktikisht burim të pashterrueshëm parash fizike nga Banka e Shqipërisë dhe rrjedhimisht, shlyen në kohë çdo kërkesë për tërheqje depozitash përgjatë të gjithë periudhës së krizës.
Në vitin 2002, një situatë e tillë u përsërit, por paniku kishte burim të paidentifikuar. Një pjesë e popullsisë zuri rradhë nëpër banka duke tërhequr kursimet e veta. Edhe në këtë rast nuk pati nevojë për të mbyllur bankat. Çdo kërkesë për tërheqje u plotësua.
Në rast se një krizë e tillë besimi do të prekë bankat shqiptare sot, e vetmja gjë që do të ndodhë është që bankat do të tërheqin financime nga Banka e Shqipërisë për të shlyer depozitat, të cilat pritet të rikthehen në sistem pas përfundimit të panikut.
O Gjergjo o te pjerdhsha mendjen.
Artikull bythe.
Une per vete i terhoqa leket. Ndjehem me mire keshtu.
Mir Like mos dil nga shtepia!
O leket o breket
Ik o gjergji se Nuk the gje
Ka patur disa panike o Gjergj djali, por ti je shume i vogel ti kuptosh e ti kujtosh. Ata qe i dine keto panike jane jashte shtetit, te zhdukur me stil nga pusht-etaret. 2000 dhe madje 1999 kane qene te perhapura nga agjenturat Greke, dhe qe ta dish more bucko ne ato vite u humben gati 300,000,000 dollare valute, vinin nga Greqia me numer llogarish bankare e ikshin me thase me para, pra mos flit kot se printon leke, se ne Shqiperi eshte disi vend unik, ku lejohen depositat ne monedha te huaja per cdo njeri, dicka shume e drejte (ne Amerike ky eshte luks vetem i milionereve qe kane banka private), por kjo e drejte mund te bie si bumerang nese ato qe terhiqen nuk jane leket, por dollaret e eurot. Pastaj banka e Shqiperise eshte teresisht me shpatulla pas murit nese ndodh kjo pasi do te krijoj nje zhvleresim total te lekut ne rastin me te mire, dhe krize likuiditeti i pasuar nga trazira ne rastin me te keq.
O arti nese ke pak njohuri si funksionon bankat qendrore te shteteve me monedhe te pavarur, ateher duhet ta dish. Qe leket , pra leku shqiptar nuk mbaron kurr. Ai vetem shvlersohet.
Ju lutem Temes per nje gje ,mos I ipni komentet e ketij psikopati ,se jo vetem eshte nje sharlatan per ceshtjet ekonomike ,por me propaganden e tij qe nuk del nga llogjika po nga urrejtja qe ka per qeverine , ushjqen situata te tilla qe nuk jane nje loje por ka prapavije te paster politike . Po te shikosh analizat e ketij , ka vetem kritik dhe asnje gje pozitivb e mbi ekonomine shqiptare ,duke e lidhur me shpirtin e tij disafatist .Mbylle halen mer legen se ja ke shpifur te gjitheve , dhe populli duhet te besoj versionin zyrtar te Guvernatorit te BSH dhe jo llogjiken e ketikj k..i ekonomist .
Jemi ne momentin dhe kohen e duhur qe te gjithe ata shqiptare qe kane pare neper banka ne Shqiperi, ne menyren me te shpejte duhet ti terheqin ato.
Eksperienca e jone e ketyre 25-se vjeteve te ashtuquajtur demokraci ka treguar se sa te pa pergjegjshem jane politikanet dhe pushtetaret tane te te gjithave ngjyrave duke filluar nga ata me ngjyre blu, mavi, mavi-roze e keshtu me radhe.
Politikanet dhe pushtetaret tane nje gje e kane te sigurte qe jane mashtrues kalibri, genjeshtar sy per sy.
Prandaj i mencuri vepron ne kohen e duhur dhe ja le dopio gjashten ne dore politikes dhe qeverise shqiptare. Tung.