Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë prestigjoze të naftës British
Petroleum Bob Dudley vizitoi të hënën Tiranën. Ai u prit në një takim
nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë
.Damian Gjiknuri.
Drejtuesi i BP-së shfaqi interesin e tij për ecurinë e deritanishme
dhe konkretizimin sa më të shpejtë të projektit të gazsjellësit Trans
Adriatik Pipeline (TAP). Kompania BP është operatori dhe një ndër
aksionerët kryesore të konsorciumit që po zhvillon vendburimin e gazit
ShahDeniz II në Azerbajxhan, duke patur 28.8% të aksioneve të këtij
konsorciumi. Që prej 30 korrikut 2013, BP ka marrë 20% të aksioneve në
kompaninë TAP AG, duke qenë njëkohësisht edhe në rolin e lidershipit.
Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri e kanë njohur drejtuesin e BP me hapat e ndërmarrë nga qeveria për të mbështetur projektin e gazsjellësit ashtu sikurse edhe për gazifikimin e Shqipërisë.
Drejtuesi i BP shprehu interes për tu njohur më në detaje nga pala shqiptare me punën që po bëhet për studimin e fizibilitetit dhe masterplanin e gazit. Dokumente të cilat do të hapin dritën jeshile
duke qartësuar projektet ku mund të kryhen investime me synim që në momentin kur në Shqipëri do të mbërrijë gazi nga fushat e Shah Deniz, vendi të ketë gati infrastrukturën e gazit për të garantuar përfitimet maksimale.
Rama dhe Gjiknuri e njohën drejtuesin e BP edhe me hapat e ndërmarra për promovimin e investimeve të huaja në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës
Po për naftën tonë çar u vendos??
Cprisni .Jepuani vendburimet e reja te marrim pak fryme ne Ballkane.
Nese BP (Beyond Petroleum) kerkon dicka ne Shqiperi, atehere shqiperia duhet te ja kushtezoje me pajisjen e te gjithe shqiptareve ne Britani me viza.
Ose me mire per Shqiperine do ishte dhënia e 1000 bursave per studentet Shqiptar cdo vit. Te njejten gje ka bere Nigeria me BP.
Shko mor koqe. Keni mar frymezim nga Cipras palla. Pse nuk mendoni me ndertu vendin, por mendjen me ik e keni.