Siguria rrugore/ Haxhinasto: Në 5 vitet e ardhshme investohen 130 milionë euro

2 Korrik 2015, 20:55Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi se gjatë 5 viteve të fundit do të investohen 130 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, ç’ka do të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet p/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin

“Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, ministri Haxhinasto tha se ky është një projekt që do të zbatohet për herë të parë në vendin tonë dhe se ka një rëndësi të madhe për vet impaktin që ka për ruajtjen e sistemit tonë rrugor.

Janë 80 milionë dollarë të dhëna nga banka Botërore dhe 50 milionë dollarë nga qeveria shqiptare që do të investohen për të ruajtur rrjetin tonë kombëtare prej 1300 km ku në 20 vitet e fundit është investuar në mënyrë të jashtëzakonshme”, deklaroi Haxhinasto.

Sipas tij, ky investim synon të kthejë sistemin tonë rrugor kombëtar në mirëmbajtje rutinë pasi difektet dhe mungesa e financimit e ka lënë atë sistem në gjendje të mjerueshme.

Kreu i MTI-së, po ashtu theksoi se që nga vitit 2014 janë dyfishuar investimet për sigurinë rrugore çka ka ulur me 26 % edhe numrin e aksidenteve fatale.

Ai informoi edhe për investime në dy segmente rrugore gjatë këtij viti. Konkretisht tha Haxhinasto do të investohet në segmentin Rrogozhinë-Qafë Thanë dhe segmentin Fushë Krujë- Hani i Hotit.

10 komente në “Siguria rrugore/ Haxhinasto: Në 5 vitet e ardhshme investohen 130 milionë euro”

  1. anananananananna says:

    Gjithe keto borxhe qe do i paguae populli dhe prapeseprape duan t’i japin me koncension e ti bejne me pagese rruget. lSI hesapi.

    1. Halla e tfg-se says:

      Po ç’borxhe thua?Keto jane para qe paguajme ne .Me taksat e makinave mblidhen rreth 40 milione ne vit plus edhe 60 milione nga taksat qe u vune mbi karburantin bejne 100 milione ne vit.

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Avash more Moke Nastradini,

      Si more na i nxore 130 miljon? Po 129.5 do paguhesh ti me shoke more nastradin. Apo e ke fjalen per totalin e borxhit zotria jote.

  2. alti says:

    Z. Haxhinasto je minister i dikasterit, qe per kaq vite ka futur me borxhe deri ne fyt shtetin shqiptar. Nuk jemi nekundershtim per mirembajtjen ,por te deklarosh se per 5 vjetet e ardhshme do te investosh 125 milon. $ vetem per mirembajtjen kur bortxhi eshte 72 % te GDP ,me duket dicka jo serioze , kur kjo shifer eshte shume e madhe per mirermbajtje . Eshte mire te percaktohet nje tabele e specifikuar , ku te ipen proceset qe do te investohen . Per mua ky dikaster vazhdon ne rrugen e abuzimeve dhe korrupsionit me parate e taksapaguesve shqiptar sic bene parardhesit Lul Basha dhe Olldashi . Kryeministri ti kerkoj llogari se ku do shpenzohen keto para se plani i te ardhurave nuk po shkon mire dhe kjo shton deficitin .

  3. neda says:

    Rruget jane investime e prona publike dhe si te tilla ato duhen mirembajtur, por a mund te mirembahen rruget me 130 miljon dollar per pese vjet? Me nje shume te tille mendoje se nuk mban dote as rruget e bashkise se Tiranes per pese vjet. Qe te mirembash rruget sic i miremban bota e qyteteruar duhen fonde dhe fondet per rruget duhet te jene shume me te medha, sepse ne fund te fundit zhvillimi i nje vendi fillon nga rruget, nga trasporti.Mirembajtja e rrugeve kudo ne shqiperi kerkon investime serioze, edhe per faktin se edhe ato rruge qe jane bere jane bere pa cilesi e pa pergjegjesi penale ndaj nderueseve.

  4. Emigranti says:

    e paske gjet i turrre me lek

  5. AD says:

    Mund edhe ti pastroni. Behen investime ne rrugen deri tek qafa e Kasharit por asnje nuk kujtohet te pastroje mbikalimin tek Casa Italia qe eshte turp ta shikosh. Plehra, mbeturina, bime qe kane dale nga dherat anes rruges.

  6. Ledio says:

    Zoti Haxhinasto po e groposni shtetin shqiptar ne borxhe. Sic duket ju o jeni qorra dhe te paditur ose thellesia e xhepave tuaj po ja kalon dhe thellesise se oqeanit. Tutkun Haxhinasto: Inevestoni ne shkolla e institucione kerkimore -shkencore. Investoni ne brezin e ri qe te jete i edukuar,i shendetshem dhe i pergjegjshem.Shqiptaret sot sado rruge te mira qe te kene perseri nuk do paguajne. Ceshtje mentaliteti nga e kaluara komuniste kombinuar me papergjegjshmerin kolektive qe na karakterizon.Jane investime qe nuk kthejne gje ne buxhetin e shtetit. Sa miliarda hodhi Bisha Berisha per rruge dhe hidrocentrale fantazem? Cfare po marrim nga keto investime? Nuk po e shikoni cfare po ndodh ne Greqi?

  7. alex says:

    LSI Meta, Haxhinasto dhe gjithe shpura e LSI kane per ta deskritituar kete qeverisje. Arsyeja e dhenies me koncesion eshte vetem nje; vjedhje e paster dhe borxhi shqiptar do te shkoje 100%. Sa te ngopet koklopa dhe ky Haxhinasto ky vend ka falimentuar. Partia Sacialiste ka per te paguar cmimin e fitores qe ngjan si ajo e Pirros.

  8. perkthyesi says:

    Pa medyshje, Haxhinasto eshte ministri me i paafte i kesaj qeverie! Vetem mashtron! Na premtoi para ca muajsh se ne pranvere do ishte gati autostrada Tirane – Elbasan. Tani e dime te gjithe se me keto ritme (ne te vertete as nuk punohet fare), kjo rruge mund te mbaroje pas 120 vitesh! Megjithate, Zoti Haxhinasto, as mos ta ndiej, se mbi te gjitha, je produkt i LSI, e cila kur flet, te tjeret mbyllin gojen! Te na rroje demokracia, pa per ne, pak rendesi ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje