Koncesion 20- vjeçar për një shoqëri private përmbaruesish, për të ekzekutuar vendimet penale me gjobë

2 Korrik 2015, 18:09Ekonomia TEMA
Koncesion 20- vjeçar për një shoqëri private

Ministria e Drejtësisë po përgatit të jap një konçesion 20 vjeçar për një zyrë shërbimi përmbauesish privat e cila do të menaxhojë ekzekutimin e vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal.

Njoftimi është bërë zyrtar në faqen zyrtare të Agjenisisë së Prokurimit Publik.

Projekti përfshin ekzekutimin e detyrimeve dhe do të realizohet në të gjithë Shqipërinë.

Ofertuesit e interesuar mund të njihen me Dokumentet Standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare të APP www.app.gov.al .

Ofertuesit duhet të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

Njoftimi përcakton qarty se kohëzgjatja e kontratës së shërbimit me objekt, “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal”është 20 vjet.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 20.07.2015, ora 11.00

Edhe pse kuadri ligjor mund të lejoj një koncesion të tillë në pamje të parë ai duket një monopol i pajustifikuar 20 vjecar, në një treg ku tarifat janë të fiksuara nga qeveria dhe kur shëbrimi shtetëror përmbarues ekziston ende.

 

5 komente në “Koncesion 20- vjeçar për një shoqëri private përmbaruesish, për të ekzekutuar vendimet penale me gjobë”

  1. Pelasgian says:

    Si puna pageses se “kaucionit” ne US ?

  2. Kris 1 says:

    Keta sikur do anullonin koncensionet

  3. Mico says:

    Eshte thela e LSI-se se ndryshe bie Rama nga karriga. Te guxoje t’a kundershtoje po deshi!?

  4. anananananananna says:

    Koncension i fiksuar. Do e marre ZIG-u i LSI.

  5. Kaninioti says:

    Po, këtu në Itali equoitalia po shkatërron njerëzit e ju do bëni atë që këta po mendojnë ta heqin. Një katastrofë do jetë, do u marrin shtëpinë për një gjobë makine ose për gabimet kompjuterike ,hishalla JOOOOOOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje