Pas më shumë se 10 orë diskutimesh dhe debatesh mes pozitës dhe opozitës, ku në qendër të vëmendjes ishin zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Kuvendi miratoi disa projektligje të rëndësishme me karakter ekonomik.
Me 77 vota pro Kuvendi miratoi p/ligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro p/ligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike”.
Me 74 vota pro u miratua p/ligji “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave për miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.
Me 73 vota pro Kuvendi miratoi edhe p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe të marrëveshjes së huasë me afat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë që vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si huadhënës fillestar, të rregulluar nga DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si rregullues kryesor i mandatuar, DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si agjent, dhe DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës si agjent dokumentacioni”.
Me 72 vota pro Kuvendi miratoi p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për punët e Komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit projekti “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare”.
Pr/ligji “Për ratifikimin e dokumentit të ndryshimit nr. 2 të kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit”, u miratua me 74 vota pro.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”,u miratua këtë të enjte me 75 vota pro.
Ndërsa miratimi i p/ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” u shty për seancën e radhës për mungesë kourumi.
Në seancën e sotme plenare u miratua me 74 vota pro edhe shtyrja e afatit të komisionit për marrëveshjen pozitë-opozitë për dekriminalizimin deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ndërsa anëtari i këtij komisioni Armando Subashi u zëvendësua me deputeten Vasilika Hysi.
Bravo mazhoranca qe i fali gjobat per mos pagim ne afat te SIGURIMEVE SHOQERORE!!!
Ndersa ne ish ushtarakeve,qe na kane mbajtur padrejtesisht rreth 40 milion leke qe nga viti 1996 e deri me sot,jo vetem qe nuk na i japin,por vazhdojne te na mbajne 20% te pensionit mujor si debitore qe nga 2009-ta sipas nje ligji ANTI KUSHTETUES TE ARMIKUT TE USHTARAKEVE Sali Berisha!!!
Bravo Edi Rama,qe na URREN NE ish USHTARAKEVE ME KEQ SE Sali Berisha!!!
TURPI JU MBULOFTE PERJETE dhe leket qe na keni mbajtur neve ju befshin ILACE!
Bravo cunat, po edhe mos ti kishit fal nuk kisha mend me i pagu. Puc puc