Në kuadër të investimeve në sektorin energjitik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi punën për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në afërsi të qytetit të Çorovodës, një investim ky prej 257 milion lekësh.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektoi nisjen e punës për nënstacionin ndërsa theksoi se investimi do të jetë një nyje e rëndësishme e rrjetit energjitik.
“Ligjshmëria në sektorin e energjisë elektrike, pagesat e faturave nga popullata, do t’u kthehen në investime për të rritur cilësinë e furnizimit, për të ulur humbjet dhe vjedhjet.
Sektori energjitik po i kthen mbrapsht vendit atë që i takon. Deri dje ka qenë sektori që konsumonte më shumë para nga buxheti i shtetit, sektori me humbjet më të mëdha dhe që kërcënonte më së shumti stabilitetin financiar.
Tashmë, sektori energjitik po kthehet në kontribues dhe këtë po e thonë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore që insistojnë se reforma në energjitikë është në drejtimin e duhur dhe duhet të vazhdojë”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela tha se nënstacioni i ri do të zëvendësojë nënstacionin e vjetër të Uznovës që furnizon qytetin por edhe gjithë rajonin e Skraparit.
“Është një nënstacion i vjetër, është prodhim i vitit 1968. Ka problem me cilësinë e furnizimit, defekte pa fund dhe kapacitete të minimizuara për burimet e reja të energjisë.
Për këto arsye ne po bëjmë këtë investim të ri, që kap vlerën e 257 milion lekëve.
Investim që shkon jo vetëm për rritjen e cilësisë së furnizimit të abonentëve, por nga ana tjetër shtohet mundësia për burimet e reja të energjisë që janë në kaskadën e Osumit”, nënvizoi Çela.
Ndërkaq, nënstacioni i ri i OSHEE-së do të shoqërohet me ndërtimin prej OST-së të linjës 110 kilovolt nga Uznova në Çorovodë me vlerë 450 milionë lekë.
“Do të rregullohet niveli i tensionit por njëkohësisht do të bëhet e mundur të rritet edhe aksesi i të gjithë prodhuesve të energjisë elektrike, pasi aksesi sot këtu është i kufizuar.
Ka shumë prodhues këtu që nuk janë në nivelin e prodhimit nominal për shkak se kapacitetet janë të kufizuara për transmetimin e energjisë”, sqaroi administratori i OST-së, Engjëll Zeqo.
Ah ah ah!
Ju duhet nderkombtareve pejr TAP-in,se po te kishte per shqiptaret,sévérité tona kush in pritur edhe nje mije vjet!
Ja pra shoke: nisen veprat… Saliu na vonoi, por s’na pengon dot. Urime shoke!
Ka fond specifik në ndërtimtari të tilla.
Energjia duhet të ishte falas në vëndin tonë.
Po, mirë e ke. Edhe nafta, edhe buka, edhe sheqeri, edhe makinat bile…
Shqiptaret thone,se nje pjese e popullit grek nuk e duan punen?? Por
ne harrojm dhe vetveten tone,se ne gjirin tone kemi dembela “Stambolli”
qe pertojn me ngrene dhe buke..Lind pyetia,e cfar mund te presesh prej ketyre paraziteve???? Konkretisht nje komentues si puna e budallait na hedh nje gur ne lum,me papergjegjesine me te madhe, dhe na komenton;se
populli nuk duhet ta paguaj energjin..Mendime te kesaj nayre jane te pa shtershem.Natyrisht te deklaruara nga dembelat e Stambollit,ku
parazitizmi,eshte natyra e mbijeteses se tyre..
-Zoterij komentues; Shtepia nuk mbahet me miell,duke lypur neper dyert e Botes..Por me pune,e me djerrse,duke rrespektuar nje me nje,detyrimet
ndaj shtetit..Dhe qeverit jane te detyruara te investojn,atie ku e shohin me te domosdoshem,per ti ardhur ne ndime tere shtresave te ndryshme te popullit..Nje qeveri e vertete demokratike,kurre nuk duhet ta lejoi veten te bjeri viktime e te pa afteve, se ajo I ka te vena piket mbi I. Pra problemet social-ekonmomike,duhet te jene te zgjidhura 100% ku ne plan te pare per te pa -aftit,qe nuk munden te ingranohen ne mardheniet me punen-per arsye shendetsore…Kurre nuk
mundet te quhet qeveri demokratike,neqoftese nuk rrespekton me force
ligjet e shtetit..Perkundrazi ajo shqeto-eshte quajtur,apo mundet dhe te quhet nje qeveri aventuriere,qe nuk I kan sherbyer interesave tona kombetare,por kane bere punen e armikut te brendshem,dhe atij te jashtmit..
e para ket investim duhet ta bej TAP e jo shteti SH. e dyta kjo nuk behet ne fush te lumit/ne shtratin e lumit
SHume mire vetem mos tejkaloni shpenzimet fillestare si rruga e kombit se jeni te detyruar te ngrini çmimin e energjise me larte dhe dihet kush pagone, dhe me pase do dalim te gjithe ne demostrate si tha dhe EDI.