Rainer Baake: Transparenca, themeli i bashkëpunimit shqiptaro-gjerman

8 Korrik 2015, 13:57Ekonomia TEMA

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Berlin, Rainer Baake tha se qeveria federale do ti kushtojë rëndësi të veçantë marrëdhënieve Shqipëri-Gjermani.

Duke folur në Konferencën ekonomike gjermano-shqiptare 2015 që nisi punimet paraditen e sotme në Tiranë, Baake tha se cilësia e re e dialogut me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare janë një bazë e mirë për përparime të cilat iniciuan edhe procesin e Berlinit, e që do të zgjasë edhe shumë vite.

“Investitorët e politikanët europianë i kushtojnë një vëmendje të madhe transparencës dhe zgjedhjeve transparente dhe të ndershme lokale në kuadrin e iniciimit të negociatave për anëtarësimin. Ne investitorët gjermanë jemi të interesuar për një mënyrë procedimit transparente”, ishte mesazhi i Baake për qeverinë shqiptare.

Biznesi gjerman, vijoi ai më tej, është i interesuar për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mjedisit, energjisë infrastrukturës e turizmit.

Sipas tij, Gjermania ka në dispozicion ndërmarrje të mëdha përsa i përket mjedisit, por edhe ndërmarrje të vogla e të mesme të cilat janë edhe pika e fortë e biznesit gjerman dhe që janë shumë fleksibile në mënyrën e të qenurit prezente edhe në tregje të vogla , ndërsa sipas tij, garatojnë bashkëpunim afatgjatë.

Baake renditi disa nga investiemt gjermane në vendin tonë, të cilat i cilësoi si mjaft të suksesshme dhe si shenjë e mirë e bashkëunimit dypalësh. Ndër to ai veçoi Aeroporitn e Rinasit, parkun e Biznesit të sapoinauguruar “Tirana Biznes Park”, etj.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Berlin, Rainer Baake e konsideroi Portin e Durrësit si mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Zgjerimi i Portit të Durrësit mund të shndërronte Shqipërinë në një portë të madhe hyrëse mallrash për të gjithë tregun e mallrave të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sa i përket sektorit tëenergjisë Baake u shpreh se sa i përket furnizimit me energji, Shqipëria e ka zgjidhur problemin minimumi për qendrat urbane. Ai vuri në dukje se janë ngritur disa HC-e edhe me ndihmën e qeverisë gjermane.

“Ka një bazë shumë të mirë për bashkëpunimin dypalësh në fushn e ndërtimit. Adriatik Pipeline është një shenjë e mirë për këtë dhe e kthen Shqipërinë edhe në një vend të mirë investimesh. Interesi dhe mundësia për zgjerim të investimeve në Shqipëri ekziston”, tha Baake.

Ai kërkoi një bashkëpunim më të fuqizuar të marrdhënieve bilaterale për investitorët, sepse kjo sipas tij, siguron konkurencën dhe një rritje të qëndrueshme.

“Sistemi dual gjerman kordinimi e lidhja e njohurive që merren në shkollë dhe praktikë është një sukses i Gjermanisë. Në qendër janë punonjësit e specialiazur dhe jo akademiket. Formimi është nëj kontribut për shoqërinë në mënyrë që njerëzve të rinj tu jepet një mundësi e mirë në jetën profesinale. Formimi në çdo marrëdhëënie premton të ardhme për mua kënaqësi”,  theksoi Baake.

2 komente në “Rainer Baake: Transparenca, themeli i bashkëpunimit shqiptaro-gjerman”

  1. Jawohl herr baki .
    fustane transparente
    mutande transparente
    tru-uuuuhuhuhuuuuu auch transparente
    por ama edhe idiotesi transparente
    ju afrojm na poplli idiot-si na quni ene ju ,skipetar

  2. komunalja says:

    Die Vertrauensbasis ist die Basis aller Geschäfte! Nese ai veren se ti nuk e ke me sinqeritet, atehere gjithcka mbaroi! Kjo eshte ajo qe e ben gjermonin ‘me bole’! Prandaj edhe ata nuk i duan jevgjitet (e veteshpallur) greke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje