Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë: Vizita e Merkel, sinjal besueshmërie për investitorët e huaj

8 Korrik 2015, 19:33Ekonomia TEMA

Nga Irida Feshti

Zenel Hoxha, Kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë, në një itnervistë për TemaTv është shprehur se vizita e Merkel në Tiranë, është një sinjal besueshmërie, jo vetëm për biznesin gjerman, por atë të huaj në tërësi.

Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve, duke përmendur shifrën prej 1 miliardë eurosh të investimeve gjermane ne Shqipëri, qysh prej vitit 1991. Sipas  Hoxhës, veç rëndësisë për biznesin dhe ekonominë, vizita e Merkel në Tiranë konfirmon mbarëvajten e reformave të ndërmarra nga Shqipëria per integrimin e saj ne BE.

Kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë,  gjithashtu i beri apel qeverise Rama qe pjese e ketyre reformave te jete edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij ka qene nje nder pengesat kryesore te investitoreve te huaj per te ardhur ne Shqiperi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka nisur një turne në rajonin e Ballkanit. Ndalesa e parë ishte Shqipëria, për të vijuar më pas me Serbinë dhe Bosnjën. Si e shihni ju këtë vizitë?

Vizita e kancelares Merkel është vërtet historike. Ardhja e saj është krejt e natyrshme pas premtimit që ajo bëri në takimin me Kryeministrin Rama në Prill të vitit të kaluar. Premtimi i saj ishte që do të vinte në Shqipëri. Ajo u inkurajua për të bërë këtë vizite edhe si pasojë e reformave të shpeshta dhe të shpejta, qe Rama ia premtoi asaj ne takimin e vitit te shkuar ne Berlin.

Gjermania ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë peshën kryesore për të patur një Europe te stabilizuar. Por nuk mund të ketë Europë të stabilizuar dhe progres ne BE nëse nuk  ka një Ballkan te integruar ne BE. Gjermania mesa duket ka vendosur të japë ndihmesën e saj per përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ne BE. Fillimi i vizitës së saj në vendin tonë është një vlerësim që i bëhet Shqipërisë për rolin që ka luajtuar, rolin parësor, në këto 25 vite kur Ballkani ka qenë shumë i trazuar dhe Shqipëria ka mbajtur një qëndrim pacifist dhe kontribues për paqen në Ballkan. Shqipëria duhet të vlerësohet dhe nëse është e mundur  edhe të konsiderohet si element për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj në BE. Mesazhi i Zonjës Merkel është i qartë “Ballkani është Europë!”.

Kancelarja Merkel  së bashku me kryeministrin Rama ishin të pranishëm në forumin ekonomik. Sa është e gatshme Shqipëria të ofrojë garanci dhe siguri për investimet gjermane dhe praninë e kompanive serioze gjermane sipas jush?

Ardhja e kancelares Merkel ka edhe dimensionin ekonomik, me pjesëmarrjen e saj ne forumin ekonomik, i cili organizohet nga homologia jone që është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjermane në Shqipëri. Gjermania është në vendin tonë që në vitet 1991 – 1992. Ajo është ndër investitoret kryesore në vendin tonë ku shifrat e investimit kapin vlerën mbi 1 miliardë euro. Projektet në të cilat Gjermania është përfshirë në këto 25 vjet janë nga më të ndryshmet, siç është ai i ruajtjes së trashëgimisë kulturore, investimi që po ndodh në kepin e Rodonit, investimi në Voskopojë për ruajtjen e afreskeve, investimi për ruajtjen e relikeve në muzeun e Korcës.Një rol të rëndësishëm kanë luajtur projektet sociale, sic janë investimet për ujin, menaxhimin e mbetjeve urbane, të ujrave të zeza. Këtu kemi parasysh Pogradecin që ka vite që ka 24 orë ujë cilësor, e njëjta gjë ndodh edhe në Korcë por edhe në shumë fshatra dhe qytete të tjera. Këto projekte janë kryer nëpërmjet Bankës Gjermane KFW që kapin shifrën e 330 milione eurove. Këto projekte do të vazhdojnë edhe më tej, gjë që u konfirmua nga marrëveshja që u nënshkrua midis Ministrit të Finacave dhe Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri vetem 3 ditë para vizitës se Zonjës Merkel.Gjermania është përfshirë edhe në projekte energjitike,infrastruktorare etj. Është ideja e Zonjës Merkel,ndërtimi i Korridorit Blu, qe lidh gjithë vendet e Ballkanit që nga Kroacia e deri në Greqi dhe që Shqipëria pa dyshim do të përfitojë. Një nga vështirësitë që hasin investitorët e huaj ne Shqipëri është sistemi i drejtësisë. Reformimi i këtij sistemi është shqetësimi kryesor i kryeministrit Rama por edhe i investitorëve të huaj. Ardhja e Zonjës Merkel është një shpresë për të implementuar projekte të mëdha në Shqipëri. Ky është një sinjal besueshmërie edhe për investitorët e tjerë që vijnë nga vende të ndryshme, është një element inkurajues edhe për vendet e tjera që synojnë të investojnë në Balllkanin Perëndimor dhe konkretisht në Shqipëri.

Gjermania duket se e ka kuptuar shume qartë rëndësinë gjeoekonomike dhe gjeografike qe ka rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe ka ndërmarrë një angazhim edhe më të strukturuar për të ngushtuar hendekun qe ekziston sot mes vendeve te rajonit dhe BE-se.Sa realiste janë shpresat e vendeve te rajonit ndaj këtij angazhimi të Gjermanisë?

Është shumë e rëndësishme që vendet respektive, përfshirë Shqipërinë, të kryejnë detyrat e tyre. Detyrat kryesore të këtyre vendeve janë që ato të përgatiten për thithjen në masë të investitorëvë të huaj. Gjermania i ka të gjitha mundësitë për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Shqipëria duhet të bashkëpunojë me këtë aleat duke reformuar së pari sistemin e drejtesisë. Kjo vlen edhe për vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është monituar nga Gjermania për seriozitetin e saj në kryerjen e reformave të premtuara nga Kryeministri Rama, reforma këto që realisht  kanë ndodhur. Ky është një element shumë i rëndësishëm që bëri të mundur vizitën e Zonjës Merkel në Shqipëri. Megjithatë Shqipëria ka ende punë për të bërë.

Kryetari i  sapozgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar këtë javë si shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për hapjen e bizneseve të reja gjermane në kryeqytet.Si e vleresoni ju këtë nismë?

 

Është një sinjal shumë i mirë dhënë nga Veliaj. Ai pati një vizitë gjatë fushatës elektorale, u prit nga kryetari i Bashkisë së Berlinit, gjithashtu Veliaj mori edhe nje letër mbështetje nga ai pas fitores së zgjedhjeve vendore, që e konfirmon atë si kryetar të bashkisë së Tiranes.Të gjithë janë optimistë sepse Tirana i ka të gjitha mundësitë për të thithur investitorë të huaj.

Cilet shihni ju zoti Hoxha sektoret me prioritare per te thithur investimet Gjermane?

Gjermania është përqëndruar në sektorë mjaft të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.Që prej vitit 1990 ka orientuar edhe politikën shqiptare se ku duhet të përqëndrohet për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë.Ajo është përqëndruar dhe vazhdon të investojë në sektorët e Infrastukturës Energjitike, Infrastukturës Ujore, Menaxhimin e Mbetjeve Urbane, Zhvillimin a Trajnimit Professional  për zbutjen e punësimit ,projekte të barazisë gjinore etj.

Cili do ishte roli i shtetit shqiptar për të mundësuar thithjen e sa më shumë investimeve të huaja në Shqipëri?

Së pari, ne nuk kemi nje traditë të zhvillimit të biznesit.Me synimin që Shqipëria të integrohet në ekonominë europiane duhet patjetër pjesëmarrja e investitorëvë të huaj. Ne kemi problem me ofrimin e standartave të larta këtyrë sipërmarrësve dhe eksperiencën e të bërit biznes. Politika shqiptare duhet të ndërmarrë reforma rregullatore që të sistemojë këtë situatë. Shqipëria duhet të kapë kohën e humbur.Problemi madhor i Shqipërise mbetet instalimi ne Shqipëri i një sistemi drejtësie të standarteve europiane.Ne I bëjmë thirrje qeverisë Rama të përmirësoje marrëdhëniet e komunitetit të biznesit me shtetin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4 komente në “Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë: Vizita e Merkel, sinjal besueshmërie për investitorët e huaj”

  1. erdi says:

    Moj gazetare,moj goce.Po ku e ke gjetur kete mashtrues dhe trafikant vizash qe e mer ne interviste?Po ky eshte kokra e mashtruesit qe ka mbushur gjithe Angline me klandestine kuksiane e dibrane duke ja u shitur vizat angleze sa frengu pulen ne bashkepunim me nja 2 mafioze ne Angli.Pupupu….ku kemi mbritur.
    Po c’kryetar i Dhomes Britanike eshte ky hajdut i vetshpallur kryetar.Po ky dallaveraxhi, dhe nen masken e Kryetarit te dhomes Britanike te Tregetise,duke paguar policira e legena neper bashki,ka bere nje ndertim pa leje ne rrugenP.N.Luarasi,gjoja zyra dhe ka dale ne mes te rruges.Tani ja ka leshuar me qera Supermarketit Big Market.Ju ka bllokuar dritaret e apartamenteve njerezve te thjeshte e u kerkon tja u bleje per 5 kacidhe.Po Anglia njerez te tille si Zenel Hoxha i ka neper burgje moj goce.Pupupu…kush jep intevista dhe flet per Anxhela Merkelin. Po pyet njehere se kush eshte Zenel Hoxha moj goc.

  2. dritan says:

    Shume e vertete. Kryemashtrus.O Mero Baze mos e qelb edhe ti me keta te degraduar

    1. Gerti says:

      Erdi, Dritani dhe Arbeni paskan thete te gjitha komentet per kete njeri qe vetem njeri nuk i thuhet. Kam rrespekt per portalin dhe ju lutem mos e degradoni portalin me keto persona qe dojne te dalin diku se sju ka mbet shume ftyre.
      Keqardhje qe emri ‘ Britani’ njolloset nga kjo zyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje